Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

203 sfida për udhëtarët

Foto: 203.bg

Në zanafillën e dhjetorit, muaji i cili është i përmbushur me emocione dhe çudira të shumta lidhur me festën e Krishtlindjeve qe dhe prezantimi i librit “203 sfidat për udhëtarët” autore e të cilit është Maria Angellova. Bëhet fjalë për një vazhdim të librave të mëparshëm “50 vende, të cilat të vizitoni në Bullgari” të botuar vitet 2015 dhe 2016. Kësaj radhe ekipi i autorëve në krye me Marien, vendos të larmojë dhe idenë për udhëtime të një lloji të veçantë, duke krijuar një udhërrëfyes, i cili drejton sfida të vërteta ndaj njerëzve në rrugë dhe u propozon mënyra të ndryshme që të bëjnë udhëtimet e tyre më interesante, më emocionuese, kështu që ato të mbahen mend. Ata duan të tregojnë se çdo një njeri mund të arrijë gjëra, për të cilat nuk ka supozuar, se është i aftë t’i bëjë ato.

Maria Angjellova na jep këshillat më të rëndësishme për një udhëtar të ri:

Sfidat në libër janë të ndara në dy pjesë. Ato për të përparuarit janë mjaft ekstreme dhe të çmendura, deri aq saqë me njërën këmbë jeni përtej kufirit të normales. Në qoftë se jenë udhëtarë fillestarë, fillimisht duhet të mësoni të zhyteni në atmosferën e vendit. Kur njeriu për herë të parë ndodhet përpara gjërave dhe vendeve të reja, gjithmonë duhet të ketë informacion paraprak, hapa drejtuese. Kjo bëhet, kur takoheni me njerëzit vendas ose provoni gjellët dhe pijet nga regjioni. Ne kemi bërë shumë propozime të përshtatshme dhe një pjesë prej tyre janë frymëzuar prej përvojës sonë. Më e mira e këtij libri është se gjatë shkrimit të tij kemi futur një dozë të madhe nga përvoja jonë personale.

Përpara se të lexojmë librin duhet të zhvillojmë një test, i cili përcakton se çfarë lloji udhëtari jemi. Ai është i punuar posaçërisht për librin nga psikologja Ilina Naçeva. Në kuadrin e 10 pyetjeve mund të përcaktojmë se cilët janë anët tona të forta. Kështu do të mund t’i përdorim në mënyrë sa më mirë dhe të drejtohemi drejt sfidave të përshtatshme për personalitetin tonë. Testimi është një fillim i mirë përpara se të vazhdojmë leximin. E dimë se çdo një prej nesh e ndien veten si një njeri i vërtetë, kur është në rrugë.

A do të na ndihmojë libri që ne të zbulojmë veten tonë?

Jo rastësisht ndaj titullit të librit shtuam dhe fjalinë: “Udhëto nëpër botë dhe brenda në vetvete”. Mendojmë se, njeriu ndryshohet atëherë, kur përpara tij del ndonjë sfidë, kur ai vetë e provokon këtë sfidë. Çdo një udhëtim mund të na ndryshojë, mjafton që ne ta kërkojmë? Si? Një nga propozimet tona është që të niseni në rrugë drejt rrënjëve tuaja. Të kërkoni fillimin e fisit tuaj, të vizitoni vendet ku kanë jetuar paraardhësit tuaj dhe të ndiqni pemën e fisit dhe të prejardhjes suaj.

Cili është vendi më interesant dhe i bukur në të cilin kemi qenë? Secili prej nesh e ka skajin e vet të dashur. Por kjo pyetje kërkon përpjekje të shumta prej një njeriu si Maria, sepse udhëtimet e saj janë pafund.

Vështirë mund të zgjedh një vend, por mund të jap shembull për udhëtimin tim të fundit të madh deri në Brazili. Aty vizitova ujëvarat Iguasu dhe u ndjeva si një milingonë e vogël përpara masave të mëdha të ujit. Kurse posaçërisht për Bullgarinë, do të zgjidhja rajonin e Maxharovos, lumin Arda me shqiponjat, të cilat fluturojnë mbi të. Ky është vendi i cili gjithmonë më karrikon me energji pozitive.”

Për në final Maria na drejton sfidën që gjatë udhëtimit tonë të ardhshëm të bëjmë diçka, të cilën nuk e kemi realizuar deri tani.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një festë e livandës na zhyt në bukurinë qetësuese të fshatit Sredno Gradishte

Edicioni i dhjetë i Festivalit Kombëtar të Lavandës zhvillohet më 14 dhe 15 qershor në fshatin Çirpan të Sredno Gradishtes. Janë disa nga plantacionet më të vjetra të livandës në vend, të cilat kanë ekzistuar për më shumë se 80 vjet. Koncepti i festës..

botuar më 24-06-15 11.30.PD

Muzeu i Mozaikëve në Devnja me një ditë të dyerve të hapura me rastin e përvjetorit të tij

Në Ditën e Dyerve të Hapura - 15 Qershor, për herë të parë vizitorët e  Muzeut të Mozaikëve në Devnja do të prezantohen me gjetjet e restauruara të zbuluara në vitin 2023. Bëhet fjalë për enë balte dhe llamba, të bëra në stilin e mjeshtrave nga..

botuar më 24-06-15 10.00.PD

Bashkia Çepellare pret mysafirët e saj me një rrugë të re turistike

Këtë verë, të ftuarit e bashkisë Çepelare do të mund të diversifikojnë pushimet e tyre në natyrën e bukur të Rodopeve me një tjetër rrugë malore. Bëhet fjalë për shtegun e ri turistik “Laboratori i shpellës, Stara Pllanina, shpella e Topçetos, shtylla e..

botuar më 24-06-08 10.30.PD