Një pjesë e Festivalit Muzikor kushtuar Vitit të Ri, është edhe programi festiv i këngëtarit bullgar Vasill Petrov. Më 15 dhjetor ishte koncerti i parë kushtuar Krishtlindjes. Në të, bullgari zëri i të cilit i kujton atij të Frank Sinatrës, doli në skenë bashkë me “Sofija Simfoniks” – kor dhe orkestër nën drejtimin e maestres Ljubka Biaxhoni. Vetëm ditë të numëruara para kësaj veprimtarie, ata muzikantë u kthyen nga Gjermania, ku prezantuan po këtë program me muzikë klasike kushtuar Krishtlindjes.
“Nuk punojmë për herë të parë me maestren Ljubka Biaxhoni. Para kohe realizuan disa projekte të mëdha prapë në Gjermani, më saktë në qytetin Kullmbah, dhe në disa qytete në Bullgari. Repertori i koncertit përfshin vepra klasike nga Hendeli, Mendelsoni, Shuberti, si dhe muzikë amerikane e Krishtlindjes. Projektin “Swing Christmas” e realizojmë bashkë me Formacionin “Stanisllav Arabaxhiev – trio” dhe me baletin “Vaja Dens Studio”. Publiku do të dëgjojë edhe një këngë të ri sipas muzikës sime dhe vjershave të Arkimandritit Serafim (Aleksiev), me pjesëmarrjen e Grupit Vokal të Fëmijëve “Miki Maus”. Titulli i saj është “Ku është Bitlemi”. Xhiruam edhe një video, e cila tashmë u prezantua.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”