Nata e Buzmit është festa bullgare e përultësisë, mirënjohjes dhe shpresës. Megjithëse se jo të gjithë i respektojmë kreshmët me rastin e Krishtlindjeve, të gjithë ulemi në tryezën festive. Për disa breza, të cilët janë rritur në periudhën nga vitet 40 deri në 80 të shekullit të kaluar festa ka qenë e panjohur, ose e mbyllur në një mjedis shumë të ngushtë familjar. Gjatë disa dekadave të fundit çdo vit rikujtohemi traditat në ditët para festave të fundvitit. Nuk do të teprojmë, po të themi se në çdo një vatër kulturore, shkollë, muze ka shfaqje, të cilat na njohin me zakonet popullore.
Traditat me rastin e Natës së Buzmit nuk janë lidhur vetëm me gjellët pa mish në tryezë, por edhe me numrin e tyre – ato duhet të jenë të paktën shtatë dhe gjithmonë numri i tyre nuk duhet të jetë çift. Ndër gjellët e detyrueshme janë gruri i zier, fasulet e ziera, japrakët me oriz, apo me bullgur, frutat e thata, vera dhe rakia... Në shumë shtëpi edhe sot e kësaj dite gatuajnë bukë speciale të dekoruar në mënyrë të posaçme. Besohet se simbolet e përgatitur nga brumi do të na sjellin mirëqenie dhe bereqet. Në të kaluarën i kanë radhitur ushqimet rituale në dysheme, mbi kashtë, të mbuluara me një pëlhurë të re. Gjellët duhet të mbeten në tryezë tërë natën. Sipas besimeve popullore atëherë vijnë që të ushqehen shpirtrat e anëtarëve të vdekur të familjes, kurse zjarri në oxhak nuk duhet të shuhet.
Në fillim të dhjetorit zakonet rreth Krishtlindjeve dhe Natës së Buzmit u paraqitën në Bibliotekën regjionale në Bllagoevgrad nga fëmijët e moshës 10-11 vjeç. Shfaqja “Afër oxhakut në Mbrëmjen e Vigjiljes” është bërë traditë në Muzeun Historik Regjional në qytetin Tërgovishte. Shkolla për fëmijë “Jeta dhe folklori” në qytetin Pleven do të kërkojë rrugë drejt adhuruesve më të rinj të traditave nëpërmjet shous festive “Kolendarët”, nga e cila vogëlushit mësojnë se çfarë është trapeza në Natën e Buzmit, njihen me zakonin dhe mund të marrin pjesë në lojërat tematike dhe dëfrimet. Në Plovdiv qyteti i zgjedhur për Kryeqytet Evropian të Kulturës gjatë 2019-ës, krahas paraqitjes së zakoneve popullore, do të mund të shihet edhe një pjesë kushtuar festës së madhe të krishterë, në të cilën do të shfaqen nxënës nga Gjimnazi Kombëtar për Arte Skenike dhe Televizive. Sigurisht që mjedisi më i vërtetë i traditave folklorike mbeten fshatrat, madje në qoftë se ndodhen afër kryeqytetit – Bistrica, Vlladaja, German, Llozen...
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..
Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..
Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..
Tetë tradita autentike bullgare dhe auftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të..