Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

2017 – theksa dhe ndryshime në gjeopolitikën dhe sigurinë

БНР Новини
Profesoresha e marrëdhënieve ndërkombëtare Nina Djullgerova dhe diplomati Simeon Nikollov
Foto: BTA

Qëndrueshmëri e paqëndrueshme na pret gjatë vitit 2017. Në këtë sfond do të ketë edhe bilanc të forcave. Një parashikim të tillë bëri profesoresha e marrëdhënieve ndërkombëtare Nina Djullgerova në takimin me mediat me temë “Viti 2017 – theksa dhe ndryshime në gjeopolitikën dhe sigurinë”. Takimi u mbajt në Agjencinë Telegrafike Bullgare. Ja se çfarë tjetër theksoi profesoresha Djullgerova:

Në hapësirën globale shihet një ndryshim, i cili do të jetë i ndjeshëm. Ai ka të bëjë me rezultatet zgjedhore si në SHBA-në, ashtu edhe në Moldavi dhe Bullgari. Në Ballkan do të ndjehet një nivel i lartë i pasigurisë. Do të ketë një qëndrueshmëri të paqëndrueshme, por kudo do të kërkohet bilanci. Në përmasë botërore do të ketë aksione terroriste, konflikte ushtarake, por me siguri luftë botërore nuk do të ketë. Do të ketë konflikte lokale. Që prej 2 vitesh shihet një variant radikal për ndryshimin e botës në fushat kyçe, të cilat caktojnë të tanishmen dhe të ardhmen. ShBA do të vazhdojnë të komentojnë se sa e dobët është BE-ja dhe se duhet të luftojmë kundër Rusisë. Duhet të kërkojmë ristrukturim të zhvillimeve, konfiguracioneve dhe proceseve lokale dhe globale. Që nga data 20 janar i vitit 2017 bota kalon në etapën tjetër të zhvillimit të vet, në të cilën miliarderët do të shpjegojnë çfarë kërkojnë dhe do të bëjnë gjithçka të mundshme, që kjo të ndodhë. Do të formulohen rregulla, të cilat të respektohen.

Neoliberalizmi gjatë dekadave të fundit tregoi dobësinë e tij kryesore – rregulla është që të mos respektohen rregullat. Gjatë muajve të ardhshëm BE-ja do të ketë probleme me migracionin. Interesat kombëtare do të dallohen si kryesore për çdo shtet anëtar të BE-së. Mendoj, se nuk është e domosdoshme që të kemi frikë nga marrëdhëniet midis Turqisë dhe BE-së. Vija e frontit e Turqisë nuk është me BE-në.

Sipas diplomatit Simeon Nikollov nga Qendra e Analizave Strategjike në sigurinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, gjatë vitit 2016 u bëmë dëshmitarë të një lufte në fushën e informacionit. Dezinformacioni dhe ndikimi mbi opinionin shoqëror janë premisat për të ashtuquajturën luftë hibride. Ky fenomen do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2017, mendon eksperti. Ai theksoi, se lufta në fushën e informacionit ka edhe anën e saj pozitive – shumë vështirë të dhënat mund të manipulohen pa kjo të bëhet e qartë në shoqëri. Mbi gjeopolitikën e Evropës dhe të botës do të ndikojnë edhe zgjedhjet e ardhshme në Gjermani, Francë dhe Holandë. Diplomati Simeon Nikollov mendon, se viti 2017 do të jetë “një vit i tensionit” plotë sfida, por edhe mundësi. Sipas tij një nga ndryshimet më të vështira të cilat duhet të bëhen janë në të menduarit dhe në konceptet fondamentale, ndërsa periudha për kalimin e botës në një gjendje tjetër do të jetë e gjatë.

Bullgaria gjatë vitit 2017 do të jetë në kthetrat e proceseve të paqëndrueshme – një Turqi gjithnjë e më pak të qëndrueshme nga juglindja, tension ushtarak në rajonin e Detit të Zi, paqëndrueshmëri ekonomike në Ukrainë në verilindje, përgatitje ushtarake në disa vende veriore, paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor, fluks emigrantësh nga jugu dhe terrorizmi. Qëndrueshmëria e Turqisë është me rëndësi si për tërë rajonin, ashtu edhe për Bullgarinë – pohon diplomati Nikollov. – Parashikimet për vitin 2017 janë negative, megjithë vendosmërinë e demonstruar nga Erdogani. Aktet terroriste do të shtohen për një sërë shkaqesh. Edhe Viti i Ri në Stamboll filloi me një të tillë.  Strategjia antiterroriste e Turqisë duhet të mendohet mirë dhe ajo nuk duhet të akuzojë NATO-në, BE-në, SHBA-në, por të kërkojë shkaqet vet ajo. Do të vazhdojë edhe ndarja e shoqërisë civile. Opozita në vend ekziston. Sulmet terroriste gjatë vitit 2016 rritën ndjenjën e pasigurisë kudo dhe kjo do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2017.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe fqinjët e saj ballkanikë gjatë vitit 2024: Greqi dhe Rumani

Nga distanca e kohës, historia dhe studiuesit do të japin vlerësimin e tyre për Bullgarinë dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët në çerekun e parë të shekullit të 21-të. Por ata do të shkelin mbi faktet dhe perceptimet e bashkëkohësve për to. Para se viti i..

botuar më 24-12-28 9.05.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..

botuar më 24-12-21 9.50.PD
Kryeministri bullgar në detyrë Dimitër Gllavçev dhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski

BNR njoftoi përmbajtjen e marrëveshjes bullgaro-ukrainase të sigurisë

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..

botuar më 24-12-20 12.03.MD