Filarmonia e Sofjes organizon një koncert me rast të përvjetorit të 45-të të premierës së mjuzikëlit “Muzikantët e gëzuar të qytetit” të kompozitorit Aleksandër Vlladigerov. Shfaqja e tij e parë në “Teatrin e të rinjve” të kryeqytetit është më 1971. Muzikali shpejt u bë i njohur, jo vetëm për publikun e fëmijëve, për të cilin është destinuar. Shakatë e mendjemprehta muzikore, tekstet humoristike, meloditë e gëzueshme dhe mjeshtëria e madhe e kompozitorit e bënë këtë vepër aq të njohur në vazhdim të shumë viteve. Në vitin 2013 Filarmonia “Pioner” me dirigjent Ljubomir Denev bëri dy koncerte, bashkë me këngëtarë, të cilët akoma ishin studentë në Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov”.
Koncerti më 16 janar është pjesë e fushatës bamirëse në favor të njerëzve nga fshati Hitrino. Biletat janë me çmim tepër të arritshëm – 6 leva(afro 3 euro). Organizatorët bëjnë thirrje që publiku të dhurojë diferencën deri në vlerën reale të biletës (apo më shumë) për kauzën e mirë. Paratë e mbledhura do t’i ofrohen Kryqit të Kuq Bullgar.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..
Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: BTA, arkiv, Facebook/ Yanka Rupkina (Zyrtare), arkiv personal