Për disa ditë në Bullgari ishte Hristijan Bakallovi. Ai prezantoi një sërë punishtesh krijuese të organizuara prej tij dhe të përkrahura nga Fondi Kombëtar “Kultura” pranë Ministrisë së Kulturës. Në vitin 1991 Hristijan Bakallovi mbaroi Shkollën Shtetërore të Koreografisë në Sofje. Po atë vit u angazhua në formacionin e “Baletit të ri të Francës” në Paris. Pas kësaj karriera e valltarit vazhdoi në Qendrën Kombëtare Koreografike “Claude Brumachon“ në Nant. Me këtë formacion në vazhdim të disa viteve bënte turne në Evropë, Amerikën Latine, Afrikë dhe SHBA. Ai prezantoi projektin e tij të madh SMALL FUTURE, ose “E ardhmja e vogël” në hapësirën e valleve moderne dhe përformëns në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje. Pyetjes, a mos është pak i çuditshëm ky projekt, autori iu përgjigj:
“Do t’ju them, se edhe në Bruksel, ku punoj mbi realizimin e projekteve dhe shfaqjeve të këtij tipi, spektatorët janë pak të habitur. “E ardhmja e vogël” është pjesë e një projekti tjetër për përformëns instalim “Big Future“, ose “E ardhmja e madhe”, i cili do të realizohet në Belgjikë gjatë qershorit. Ideja është të punoj me amatorë, të përfshihen njerëz nga të gjitha grupet sociale pavarësisht nga mosha, pa marrë parasysh formën fizike, edhe njerëz me aftësi të kufizuara. Pra bëhet fjalë për të gjithë ata, të cilët dëshirojnë të përjetojnë diçka të ndryshme dhe frymëzuese. Kështu së bashku do të realizojmë një spektakël interaktiv. “E ardhmja e vogël” tërheq spektatorin në një mjedis të panjohur krijues, ku analizohen format akoma të pazbuluara të perceptimit të artit. Ai nuk do të jetë një vëzhgues pasiv, ai do të ketë mundësinë të bëhet pjesë e shfaqjes. E regjistroj reagimet e publikut dhe kur secili shikon se si reagon në një situatë, rrëfen, se një përjetim të tillë nuk kishte deri tashti” – tregon me entuziazëm Hristijan Bakallovi.
Është interesante të zbulojmë se si një bullgar arrin të imponohet në rrethet artistike në Francë dhe në Belgjikë. Bashkëbiseduesi ynë i është mirënjohës fatit, sepse më se 25 vjet arrin të realizojë atë, të cilën e dëshiron. Gjatë kësaj periudhe ai ka pasur edhe disa trauma jo të lehta. Mban mend, se kur e theu këmbën pikërisht atëherë filloi të marrë pjesë në pjesët e regjisorëve të tillë të mëdhenj si Jan Fabre, Gérôme Bel, Ivo Dimchev, me të cilët vazhdon të punojë edhe më sot. Atij nuk i ishte lehtë, por është i bindur, se “njeriu duhet të jetë gati dhe kur dëshiron të punojë me më të mirët dhe të bëjë gjërat ashtu siç i ndien pa kompromise, të realizojë ëndrrat. Pikërisht ato janë momentet, të cilat na predisponojnë të hyjmë në një nivel tjetër në jetën tonë, në rrugën tonë, të ngjitemi një shkallë më lartë, të qëndrojmë mbi konditën e vet” – rrëfen koreografi.
Me aftësinë prej artisti të ndiejë ngacmimet e botës, Hristijan Bakallovi tha:
“Mesazhi kryesor, të cilin dëshiroj të drejtoj nëpërmjet artit tim, kështu që njerëzit ta ndiejnë, është se të gjithë ne jemi të barabartë, jemi të mbushur me shumë bukuri dhe bujari, me dashuri ndaj të tjerëve. Me zemra të mbushura çdo ditë duhet të zgjohemi dhe të shtrihemi, të flemë dhe të mos harrojmë, se të gjithë jemi udhëtarë në këtë jetë, turistë, migrantë... Duhet të mbajmë mend se ky kalim përmes jetës është një dhuratë, kështu që të ndajmë me të tjerët, që të përsosemi, që të japim dhe të marrim nga njeriu pranë nesh.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 6 qershor 2025, në një nga baret e Sofjes, publiku bullgar pati rastin të ndjekë një performancë të veçantë nga këngëtari shqiptar Idriz Ameti, artist me rrënjë në Maqedoninë e Veriut dhe një histori të pasur kulturore. Ai erdhi në kryeqytetin..
Nga data 4 deri më 12 korrik, në qytetin çek Karlovy Vary do të mbahet edicioni i 59-të i festivalit ndërkombëtar të filmit. 9 nga gjithsej 11 titujt në garën për çmimin “Globusi i Kristaltë” janë premiera botërore. Vendi ynë përfaqësohet atje me dy..
Një nga titujt, që do të jetë pjesë e repertorit të Teatrit Popullor gjatë vitit 2026, tashmë është i njohur. Kjo është shfaqja “Fizika e trishtimit” , të cilën regjisori slloven Jernej Lorenci do ta vërë në skenën teatrore. Kjo nuk është puna e tij e..
Ekspozita me pjesëmarrjen e mbi 350 piktorëve nga 51 shtete u hap në kryeqytetin tonë bregdetar. Ajo është pjesë nga edicioni i katërt i Trienales..