Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzikë për katër harpa në Galerinë Kombëtare të Arteve Figurative

Foto: arkiv

Muzika e kompozitorëve francezë dhe spanjollë, e ekzekutuar nga katër harpa, tingëlloi në Galerinë Kombëtare të Arteve Figurative. Koncerti u organizua nga Galeria në partneritet me Universitetin e Ri Bullgar. Mjetet e mbledhura janë dhuratë për bashkinë Hitrino, e cila pasoi keq në dhjetor në eksplozionin e cisternave me gaz pas një aksidenti të rëndë hekurudhor.

Fushata bamirëse për njerëzit e këtij fshati është një kauzë rreth së cilës u mblodh tërë populli bullgar, për këtë arsye me gatishmëri pranova ftesën e zonjës Sllava Ivanova, drejtoreshës së Galerisë Kombëtare të Arteve Figurative për organizimin e këtij koncerti” – janë fjalët e profesoreshës Suzana Klinçarova. Ajo është pedagoge e harpës nëConservatoire de Neuilly, Paris. Ajo jep koncerte në tërë botën dhe këtë herë do të prezantohet bashkë me tri ish studenteve të saj. Iliana Selimska është soliste e Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare, Vesella Triçkova është në të njëjtën pozitë në Filarmoninë e Sofjes, Kohar Andonjan është pedagoge e harpës në Shkollën Muzikore Kombëtare në Sofje dhe në të njëjtën kohë është asistente e profesoreshës Klinçarova në klasat e saj mjeshtërore në Universitetin e Ri Bullgar.

Katër zonjat shumë herë kanë ekzekutuar së bashku – në duo, trio apo kuartet. Disa nga pjesët e koncertit janë nga repertori i tyre, të tjera janë përgatitur posaçërisht për këtë koncert. Për shembull vepra “Shkëndijat” e Carlos Salzedo-s tingëlloi për herë të parë në ekzekutim të katër harpave. Kompozitorët e zgjedhur nga profesoresha Klinçarova u përkasin epokave të ndryshme – nga shekulli XVIIderi mëXXI. Përveç të sipërpërmendurve Alphonse Hasselmans dhe Carlos Salzedo, të lidhur me kulturën franceze kishte edhe përfaqësues të Romantizmit Spanjoll. Kishte gjithashtu një pjesë e bullgarit Aleksandër Kandov – kompozitor bashkëkohor, i cili prej disa vitesh jeton dhe punon në Spanjë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Cvetanov

Tenori i famshëm Bojko Cvetanov feston 70 vjet nën tingujt e mandolinave

Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..

botuar më 25-10-18 7.55.PD

"E di"

Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..

botuar më 25-10-16 6.15.PD

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e saj të 73-të krijues

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov , do të prezantojë vepra..

botuar më 25-10-15 5.55.PD