Mësova të jem vet, mësova të punoj “në izolim” dhe të ndiej veten mirë në këtë proces – kështu Viktorija Vasilenko cakton më të vlefshmen, të cilën i solli viti 2016. Vjet pianistja e re vazhdoi arsimin, fitoi çmime prestigjioze, bëri incizime për Radion Kombëtare Bullgare, dha koncerte tek ne dhe në botë. Pianistja e re gjithnjë i gëzon përkrahjes së prindërve Asja dhe Aleksandër Vasilenko, pianistë dhe pedagogë të respektuar. Pianon e zotëronte te pedagogë të njohur në Bullgari dhe Spanjë. Kohët e fundit ajo pasuroi dallimet me çmimin e parë të Konkursit me emrin e kompozitorit, violinist, pedagog, pianist dhe dirigjent të njohur rumun Xhorxhe Enesku. Prezantimi i shkëlqyeshëm i hapi mundësi të reja për shfaqje krijuese.
Që nga vjeshta e vitit 2016 Viktorija Vasilenko mëson në Belgjikë, gjë për të cilën tregon: “Në afërsi të Brukselit në Vaterlo ka një kolegj muzikor me emrin e Mbretëreshës Elizabet. Kushtet për përgatitje aty janë të mrekullueshme. Në një shkallë mund të thuhet, se kjo është disi një agjenci speciale muzikore, pasi udhëheqja e kolegjit vazhdimisht organizon koncerte të nxënësve të tij në Belgjikë, Gjermani, Francë. Për mua kjo është një gjë krejt e re. Vitet e fundit pata fatin të punoj me pedagogë të mëdhenj dhe të njihem me njerëz interesant. E gjithë kjo më ndryshoi si njeri dhe si muzikante. Mësimi më i vlefshëm, të cilin e nxora është që sa më shpejtë të adaptohem me çdo situatë. Mësova të jetoj vet, të punoj “në izolim”. Herët ose vonë secili përjeton një situatë të tillë – të punojë vet dhe të zhvillojë veten, të zbulojë se çfarë dëshiron të bëjë.”
Pas konkursit në Rumani Viktorija Vasilenko mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar Ditë të Laureatëve “Katja Popova” në qytetin Pleven. Në kuadrin e këtij aktiviteti bashkë me Ansamblin e Muzikës së Dhomës “Sofijski Solisti” me dirigjent Pllamen Xhurov ekzekutuan Koncertin për piano dhe orkestër në re minor BWV 1052 nga Johan Sebastijan Bah. Po këtë vepër pianistja e incizoi për Radion Kombëtare Bullgare, me Orkestrën Simfonike të radios, prapë me dirigjent Pllamen Xhurov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..
Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov , do të prezantojë vepra..
Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian..