Numërimi i shpendëve dimërues të ujit zhvillohet në plan botëror që nga viti 1967. Ai vlerësohet si një prej ngjarjeve më në masë në lëmin e mbrojtjes së natyrës, në të cilën marrin pjesë mbi 15 000 veta. Ajo realizohet njëkohësisht dhe në sinkron të plotë në mbarë Evropën dhe në Afrikën Veriore me qëllim regjistrimin maksimalisht të saktë të shpendëve të ujit. Informacioni përgjithësohet në nivel ndërkombëtar nga Organizata Wetlands International. Shumë shpendë uji e kalojnë dimrin në Bullgari. Ndër ta ka lloje të rralla të përfshira në Listën e Kuqe Botërore. Numërimi vlerëson gjendjen e popullatave të shpendëve të ujit dhe gjendjen e vendeve, ku ata e kalojnë dimrit. Një pjesë prej tyre janë nga rrjeti ekologjik “Natura 2000”. Numërimi i 41 dimëror i shpendëve të ujit te ne u zhvillua nga 13 deri në 15 janar. Morën pjesë 41 ekipe ekspertësh de vullnetarësh të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve, të Agjencisë Ekzekutive të Mjedisit Rrethues, Inspektimeve regjionale të mjedisit dhe ujërave, shoqatave të gjahtarëve dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare.
Svilen Çeshmexhiev, koordinator i numërimit nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve, na tregoi se si është zhvilluar iniciativa:
“Ekipet tona dhe vullnetarët punonin në kushte shumë të rënda. Arritëm të vizitojmë mbi 200 zona të lagëta, të cilat përfshijnë brigjet pranë Danubit dhe Detit të Zi, pellgje të ndryshme, vivarë peshku, lumenj. Regjistruam një numër më të madh shpendësh uji në krahasim me vitet e kaluara. Ndoshta kjo u detyrohet temperaturave shumë të ulëta në Evropën Veriore. Kështu shpendët nga Evropa Qendrore janë lëvizur drejt Bullgarisë. Nga të dhënat që disponojmë deri tani konstatuam se në mes të janarit 700 000 shpendë uji e kalojnë dimrin te ne. Afër Burgasit, Shabllës, Durankullakut dhe Varnës janë regjistruar 400 000 pata ballëbardhe (Anser albifrons) dhe rreth 44 000 pata të vogla laramane (Branta ruficollis). Ata të fundit janë kërcënuar në plan botëror dhe pothuaj të gjithë e kalojnë dimrin te ne. Kështu qe ne jemi të përgjegjshëm për ruajtjen e tyre. Bën përshtypje përqendrimi i madh i patave të egra dimëruese (Anser) në rajonin e Burgasit, ndër të cilat janë patat ballëbardhe (Anser albifrons), të cilat nuk hasen shumë në vend, dhe një lloj tjetër – Branta leucopsis. Kemi monitorime interesante mbi flamengon me ngjyrë trëndafili (Phoenicopterus roseus) në Rodopet Lindore dhe mbi një numër të madh shpendësh të llojit Rosa kokëbardhe(Oxyura leucocephala)në këtë vend joradicional për të – te liqeni “Pusi me ngjyrë trëndafili.”
Një nga llojet më interesante është Pelecanus crispis, i cili është kërcënuar në tërë botën. Ai bën fole në Bullgari vetëm në liqenin Srebërna dhe në ishullin Persin (ishull bullgar në Danub). Shqiponjat e detit (Haliaeetus), mjellma e vogël (Cygnus columbianus), Podiceps auritus, Murrcaku (Netta rufina) dhe Kryekuqja e vogël (Aythya nyroca), Karabullaku me çafkë (Phalacrocorax aristotelis), Emberiza auritis gjithashtu janë lloje interesante që hasen në vendin tonë. Një pjesë e madhe e zogjve të ujit, të cilët janë objekt i këtij studimi, janë mbrojtur, ose kërcënuar në plan botëror. Prandaj është me rëndësi të dihet numri i tyre i saktë, pavarësisht nëse janë në Bullgari, ose në vende të tjera, si dhe vendet, ku ata e kalojnë dimrin, sepse disa prej këtyre zonave të lagëta nuk janë mbrojtur dhe shpendët bëhen lehtë viktimë e gjahtarëve.
Studimet për gjendjen e zogjve dimërues janë shumë të rëndësishme dhe aktuale në kontekstin e temës për ndryshimet klimatike, e cila është në rendin e ditës kudo në botë dhe e cila na përket të gjithë neve. Në shumë vende është konstatuar se ka shpendë që vuajnë dhe kjo kërkon sigurimin e një mjedisi më të mirë në këto kushte të rënda klimatike. “Rezultatet mund të interpretohen si tregues për ndryshimet në mjedis dhe edhe një herë të nënvizojnë rolin e shpendëve si një indikator i gjendjes së mjedisit, në të cilin jetojmë”, komentoi bashkëbiseduesi ynë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: bspb.org
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..