Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ta zgjedhësh Bullgarinë

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Nuk është e vështirë të shikosh gjërat e mira në atdheun tënd. Por kur gjendesh nga ana tjetër, do të përbëjë një sfidë e madhe të nisesh drejt një shteti krejtësisht të panjohur. Më lehtë do të kuptojmë se cila është ajo gjë e cila i motivon të huajt të zgjedhin Bullgarinë dhe përse dashurohen pas saj, duke e pyetur një prej tyre. Takohemi me Avo Mbru. Ajo ka lindur në qytetin Akra (kryeqyteti i Ganës) dhe i kalon vitet e saj të fëmijërisë aty. Bashkë me prindërit e vet, në moshën 7 vjeçe ajo shkon në Britaninë e Madhe, ku përfundon arsimin e vet të mesëm dhe kolegj. Për një periudhë të shkurtër kohe bëhet vullnetare në një fondacion bamirësie. Pas kësaj vendos të studiojë mjekësi.

Avo na tregon se përse rruga e saj e jetës e sjellë pikërisht këtu në Bullgari?

Vendimi të studioj jashtë kufirit qe i lehtë. Por ku ta bëj – kërkonte një studim të madh. Fillova të kërkojë se ku mund të studioj mjekësi në Evropë dhe Bullgaria dukej si një nga vendet më të përshtatshme. Gjatë 3 vjetëve të fundit gjithnjë e më shumë studentë të huaj zgjedhin Bullgarinë, dhe unë doja që transferimi im të kalojë me ngadalë dhe pa probleme. Nga ana tjetër, arsimi dhe qëndrimi këtu janë mjaft të pranueshme. Këto janë gjërat bazë, për shkak të së cilës e zgjodha Bullgarinë.

Tani Avo është në semestrin e parë në Universitetin mjekësor në qytetin Plovdiv. Pasi të përfundojë arsimin e vet, nuk mendon të kufizojë qëndrimin e vet vetëm deri në një shtet. Ajo nuk do të ndalojë të shëtisë nëpër botë, të vizitojë edhe vende të tjera, mundet të kthehet dhe në Afrikë, por do që të vazhdojë të zgjerojë horizontin e vet. Dhe derisa është akoma këtu, duam të kuptojmë se çfarë pëlqen në vendin tonë?

Qyteti Plovdiv është një qytet shumë i bukur. Një qytet diellor, i cili ka vende shumë të bukura dhe interesante për shëtitje dhe për të parë. Vetë qyteti është i përshtatur shumë mirë për studentë. Kur erdha këtu, qesh e prezantuar përpara bashkësisë kishtare, ku gjeta dhe shokë të rinj. Më pëlqen se e ndiej veten të mbrojtur. Për shembull, mund të kalojmë kohë jashtë deri natën vonë me miq e shok dhe asnjë nuk na shqetëson. E pikërisht kjo është gjë e shkëlqyer.

Në qoftë se akoma nuk ka një vend të dashur, por kjo vjen nga fakti, se nuk ka shumë kohë të lirë për shkak të leksioneve në universitet. Kur do të fitojë mundësi të udhëtojë pak nëpër vendin tonë, ajo do të donte të shkojë deri në det dhe të shikojë qytetin e Varnës. Por çfarë mendon ajo për bullgarët?

Takova mjaft njerëz interesant. Kuptohet se, gjithmonë ke ndonjë farë dyshimesh, kur je i huaj, por njerëzit janë shumë të këndshëm. E kam takuar dhe të tillë, të cilët nuk sillen shumë mirë me mua, por kjo ndodh kudo nëpër botë. Shumë prej jush, kur shikojnë një person të huaj jeni pak të rezervuar dhe kërkoni të dini se përse ka ardhur këtu. Mendoj se, bullgarët duhet të mësohen me idenë që dhe të huaj jetojnë në vendin e tyre.

Kurse kur do t’i përfundojë studimet e veta dhe do të ikë, Avo di se ndonjë ditë do të kthehet në Bullgari, sepse ka kaluar një pjesë nga jeta e vet këtu, ka krijuar miqësi të reja dhe vet vendi ka lënë mbresë në vetëdijen e saj. Ja se çfarë u thotë atyre, të cilët akoma dyshojnë nëse duhet të vizitojnë Bullgarinë:

Thjesht e merrni këtë vendim dhe nuk duhet të keni paramendime. Kur të vini këtu është mirë të jeni të hapur dhe me një horizont të gjerë, por mos prisni nga njerëzit të ndajnë pikëpamjet tuaja dhe të jenë si ju. Është mirë të thithni një kulturë të ndryshme dhe të ndani një pjesë nga vetja juaj.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Facebook/ Fondacioni Kujtesa Bullgare

Të diplomuar në Bullgari, mjekët e Prespës së Vogël kthehen për të ndihmuar bashkatdhetarët

Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..

botuar më 25-10-25 5.25.MD

Shijet e vjeshtës defilojnë në një festival kulinarie në Sofje

Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..

botuar më 25-10-25 8.05.PD

Do të flemë një orë më shumë më 26 tetor

Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..

botuar më 25-10-25 7.10.PD