Ka vende, të cilat ndikojnë jo vetëm me bukurinë e natyrës, por edhe me atmosferën, të cilën e krijojnë. Ato vende janë në gjendje t’ju çojnë në një udhëtim te vet vete, që të rizbuloni dashurinë dhe të shikoni njeriun pranë me sy krejt të ndryshme. Në se ëndërroni për një dozë romantike në mesë të bukurisë së paprekur të maleve, në shtëpinë komode fshatare ose në bregdet – Bullgaria është vendi, i cili mund t’ju ofrojë këto mundësi. Ky është mendimi i të dy autorëve të librit “101 vende romantike në Bullgari” Elina Cankova dhe Ivan Mihalev, të cilët pas suksesit të të dy librave “101 dredha” dhe “101 dredha të reja”, na ftojnë të zbulojmë vende, të cilat patjetër duhet të vizitojmë me njeriun i cili është pranë nesh.
Cilat janë ato mësojmë nga njeri prej autorëve Ivan Mihallev:
“Në mënyrë të kushtëzuar i ndamë në gjashtë kategori. Ato janë kënde fshatare plot idil, ku njeriu mund të gjejë qetësi nga stresi dhe zhurma e qytetit të madh. Pas kësaj janë qytetet me “oazat” e tyre të përshtatshme për takime romantike. Ka vende në mesë të natyrës dhe në bregdet. Ka pallate ose vende, që u përngjajnë pallateve, të cilat për shumë njerëz janë plot romantizëm. Në kategorinë e fundit janë kantinat. Dhe kjo nuk është e rastit, sepse vera dhe dashuria ecën krahë për krahë. Edhe në Bullgari shënojmë njëkohësisht Ditën e Trifon Krasitësit dhe Ditën e Dashurisë.”
Në vendet romantike hyjnë edhe liqenet artificiale, ku njeriu mund të shfrytëzojë ndonjë varkë për shëtitje. Për shembull liqeni artificial Shiroka Poljana në Rodopet Perëndimore sipas autorëve të udhërrëfyesit është një nga vendet më të bukura në Bullgari. Në klasifikimin romantik hyjnë edhe ujëvarat e njohur Krushunski, fshatin Kostenkovci, kompleksi etnografik Dëllbok Doll, i cili është pak i njohur, pavarësisht se shtrihet vetëm 15 kilometra larg qytetit Trojan.
“Shumë janë vendet romantike në Bullgari – vazhdon Ivan Mihallev. – Nëpërmjet këtij libri dëshirojmë të tregojmë, se Bullgaria përveç një vend për ski, për turizëm detar ose kulturor, është një destinacion romantik. Ato kënde janë kudo përreth. Edhe për kopertonin zgjodhëm një vend të tillë. Kjo është një fushë livande, e cila përveç se është e bukur përhap një aromë të mrekullueshme. Një det i pafundmë ngjyrë manushaqeje, i cili ndikon mbi shqisat. I jemi mirënjohës pronares, e cila jo vetëm që na lejojë të fotografojmë, por edhe të themi ku shtrihet.”
Ato vende vizitohen kryesisht ditët e pushimit. Do të jetë mirë, në se njeriu do t’i frekuentojë ditët gjatë javës, kur nuk ka aq shumë njerëz.
“Ne prezantojmë ato vende, sepse në to në të vërtetë ka diçka speciale. Kur njeriu është aty, e ndjen veten shumë mirë. Mendojmë, se ato janë plotë energji dhe romantikë. Mendojmë gjithashtu, se ato jo vetëm mund të tërheqin njeriun, por mund të bëjnë ashtu, që të joshet prapë nga njeriu pranë. Të gjitha ato rajone i kemi vizituar dhe përshkrimet për to janë të sakta.”
Autorët e udhërrëfyesit romantik nuk kanë harruar edhe qytetet e bukura bullgare si Pllovdiv, Varna, Burgas, të cilat tërheqin turistët gjatë të gjitha stinëve të vitit. Dhe në se nuk jeni adhurues të peizazheve dimërore, ato qytete do t’ju tërheqin me joshjen dhe do të bëjnë që të bini në dashuri jo vetëm për ta, por do të bëjnë që të rizbuloni njeriun pranë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..