Gjatë kësaj jave Filarmonia e Sofjes jep koncerte nën drejtimin e dirigjentit mysafir Konstantin Ilievski. Koncerti i parë ishte më 14 shkurt. Në të fund e krye u ekzekutua muzikë kompozuar nga Teodosij Spasov. Kështu, kur disa festuan ditën e verës, ndërsa të tjerë të dashurisë, Teodosij Spasov dhe fyelli i tij u sollën admiruesve pranverën me tërë bukurinë dhe joshjen e saj.
Koncerti tjetër është më 16 shkurt. Njeri prej solistëve është Emanuell Rosfellder – virtuoz i njohur i kitarës. Ai do të prezantojë vepra të kompozitorit Hoakin Rodrigo. Në po këtë koncert dëgjuesit do të kenë mundësi t’i kënaqen ekzekutimit të duos Alina dhe Nikollaj Shallamanovi. Ata do të ekzekutojnë koncertin për dy piano nga Mendellsoni. Duo Shallamanovi me sukses prezantohet kudo në botë. Të dy pianistët u bënë mbajtës të çmimit të parë në kategorinë e tyre dhe të çmimit të publikut në konkursin prestigjioz ARD.
Dirigjenti Konstantin Ilievski është pedagog në konservatoret në Bratislavë dhe Vjenë. Krahas kësaj jep koncerte si dirigjent në Bullgari, Sllovaki, Çeki, Hungari, Austri, Gjermani, Holandë, Itali, Rusi dhe SHBA-në. Në Bullgari ka një angazhim të përhershëm me Ansamblin e Muzikës së Dhomës “Dianopolis” në qytetin Jamboll. Krahas kësaj përveç si dirigjent mysafir i Filarmonisë së Sofjes, shpesh drejton orkestrat filarmonie në Vidin, Plleven dhe qytete të tjera të vendit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR