Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ngritja e një shteti” – nëntë vjet më vonë

СнимкаDiplomacia kosovare është me rëndësi që ta vlerësojë drejt rolin e të menduarit historik, i cili ende ka ndikim në bërjen e politikës ndërkombëtare. Veçmas në Ballkan është edhe më i shprehur. Politikëbërësit e ndryshëm jo vetëm që kanë kujtesën e tyre personale dhe ndikohen nga të menduarit historik, por ata përdorin të kaluarën për objektiva të caktuara politike. Gjithashtu, disa pjesëtarë të elitave politike të sotshme në rajon dhe personalitete me ndikim e shohin veten në funksion të historisë. Aktivitetin e tyre ditor politik e perceptojnë si përmbushje të një misioni historik. Përkundër të kaluarës së dhimbshme të Kosovës, e cila më tutje ndikon në botëkuptimet e njerëzve sa u takon temave të ndjeshme, orientimet politike vendi i bazon nëvlerësimin kritik të realitetit të sotshëm. Duke mos mohuar të kaluarën, Kosova ndjek një politikë të jashtme të bazuar në analiza të plota të rrethanave aktuale rajonale e ndërkombëtare. Përveç të menduarit historik, një vëmendje e rëndësishme i është kushtuar shmangies së stereotipeve, perceptimeve të gabuara dhe imazheve të rrejshme”. Citati është nga libri “Ngritja e një shteti” i shkencëtarit dhe politikanit kosovar Enver Hoxhaj.

Dr. Pançev gjatë prezantimit të librit të Ministrit Hoxhaj në Universitetin e Prishtinës. Foto: arkiv personalMe rastin e Pavarësisë së Kosovës flasim me politologun e mirëfilltë bullgar Anton Pançev, i cili punon në fushën e marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Kosovës dhe është profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Sofjes. Verën e kaluar në Prishtinë ai prezantoi përkthimin e librit të Ministrit të Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj “Ngritja e një shteti”.

Libri nuk është vetëm një përshkrim teorik, por edhe një plan-program për të ardhmen e politikës së jashtme të Kosovës. Parimet e politikës së jashtme, të gjeopolitikës, të diplomacisë, paraqitura në këtë punim edhe tani zbatohen në punën praktike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Ky pohim vërtetohet nga puna aktive dhe profesionale e Ambasadës së Republikës të Kosovës në Sofje, e cila gjithmonë ndihmon albanologët bullgarë” – mendon Profesor Pançev.



Më shumë nga rubrika

GERB-SDS dhe “DPS-Fillimi i Ri” u dakorduan për një mandat të plotë të qeverisë

Në një takim në Parlament, në prani të drejtuesve të partive, koalicioni GERB-SDS dhe partia “DPS-Fillimi i Ri” u dakorduan për një mandat të plotë qeverisës dhe për zbatimin e angazhimeve në drejtim të orientimit euroatlantik të Bullgarisë. Këtë e..

botuar më 25-10-22 10.58.PD

Presidenti i Hungarisë është duke bërë një vizitë dyditore në Bullgari

Presidenti bullgar Rumen Radev priti në qytetin Smoljan presidentin e Hungarisë, Tamash Shujok. Gjatë qëndrimit në qytetin malor të malit Rodopa, i ftuari vizitoi shtëpinë bullgare të poetit, përkthyes dhe piktor hungarez Llasllo Nagi. Më 20..

botuar më 25-10-20 12.59.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..

botuar më 25-10-17 8.00.MD