Një kafshë e shenjtëruar në Egjiptin e Lashtë, një shenjë astrologjie në horoskopin lindor, por dhe një ushqim i shijshëm në disa pikë të planetit, macja është një kafshë e dashur e zakonshme shtëpiake për një pjesë jo të vogël të njerëzimit. Me të vërtetë, nganjëherë bën shumë bela, ka një karakter të veçantë në momente është hakmarrëse, por para së gjithësh – simbolizon komoditetin shtëpiak. Pronarët e maceve e dinë, se shumë prej tyre sillen kështu, sikurse shtëpia është pronë e tyre, kurse ato në një farë mënyre na lejojnë pranë vetes. Çfarë mund të thoshte kafsha, në qoftë se mund të fliste dhe a do të na pëlqente ajo të cilën do ta dëgjonim? Mbase jo. Të paktën sipas përfytyrimeve folklorike të bullgarit.
“Flitet se ka një unazë nën gjuhën e mbretit të gjarpërinjve. Në qoftë se ndokush mund ta marrë këtë unazë dhe e ve në gishtin e vet, do të fillojë të kuptojë gjuhën e tyre” – pohime të këtij lloji ka regjistruar etnografi ynë i njohur Dimitër Marinov në qytete të ndryshme të Bullgarisë Veriperëndimore. Pasi nuk kanë pasur më mundësi të komunikojnë midis tyre, njerëzit dhe kafshët kanë filluar të sillen si armiq njëri me tjetrin. Ata të cilët kanë luftuar me njeriun, kanë shkuar në pyje dhe male dhe që aty kanë gjuajtur. Kurse të tjerë “janë marrë vesh me të” dhe kanë mbetur t’i shërbejnë. Në këtë mënyrë janë paraqitur kafshët shtëpiakë. Vendi i maces është pikërisht tek kafshët shtëpiak, por populli tonë nuk ka një dashuri shumë të madhe dhe respekt ndaj saj. Pamja, të cilën e përcaktojnë legjendat nuk është farë pozitive. “Dobia e vetme nga macja për njeriun është kjo, se ajo i vret minjtë. Macja mbahet dhe durohet në shtëpi, por nga një nevojë, por jo nga ndonjë dashuri tepër të madhe”, shkruan akoma Marinov. Ajo nuk është e lidhur pas njeriut si qeni, nuk është besnike, ushqen urrejtje dhe një mosbesim ndaj pronarit dhe familjes së tij, nuk duron thyerje. Dhe është një antipod i plotë i qenit. Thonë se në qoftë se shikon mace në ëndërr – do të bësh sherr me dikë.
Macja lidhet pas shtëpisë. Në qoftë se pronari i shtëpisë ikën nga shtëpia, macja mbetet aty, nuk e ndjek në ndryshim nga qeni. Në këngët popullore tregohet sesi gjeli qëndron mbi gardh, qeni në oborr kurse macja – në shtëpi, rreth sobës. Sipas legjendës, në qoftë se në atë botë pronari shkon në ferrë, macja sjellë dru dhe mban zjarrin e ndezur nën kazan, në mënyrë që njeriu të vuajë më shumë, kurse qeni – anasjelltas, sjellë ujë që të shuajë zjarrin. Kur pronari vdes, qeni qan, kurse macja gëzohet.
Që aty ka lindur dhe armiqësia midis dy llojeve të kafshëve. Prandaj për njerëz të cilët janë përherë në armiqësi thuhet se e “ duan njëri-tjetrin” si macja – qenin. Ata të cilët nuk i pohojnë gabimet e veta, edhe sikurse ato të bien tepër në sy, po kështu krahasohen me kafshën: “Macja në kurriz nuk bie”. Kurse një fjalë tjetër e urtë thotë: “E shkela macen në bisht”. Kjo do të thotë se është prekur ndonjë temë krejtësisht e pakëndshme.
Në qoftë se macja ngrohet pranë vatrës – dikur kanë besuar se koha do të prishet. Në qoftë se e lan turirin me putër – do të vij mysafir. Sipas një besimi tjetër, që të mos të ikë nga shtëpia, maces së vogël duhet t’i matet bishti me bosht. Pas kësaj boshti duhet të ngulitet pas derës së shtëpisë. Një nga besimet më të shpërndara është se kur macja kalon para teje në rrugë, nuk do të ecë. Më në veçanti kur ajo është e zezë. Dhe sot themi se “Macja e zezë më kaloi në rrugë” kur ndonjë nismë të cilën e kemi filluar ka dështuar ose nuk marrim atë, të cilën e kemi pritur.
Macja e zezë tek ne është e lidhur dhe me qytetin Gabrovo, “kryeqyteti i humorit dhe i shakave”. Çdo vit aty rreth 17 majit (festa e qytetit Gabrovo) aty zhvillohet një karnaval shumëngjyrësh, “të kryesuar” nga simboli i qytetit – një mace e madhe e zezë, së cilës në mënyrë riti i pritet bishti. Për banuesit e qytetit, të njohur me kursimin e vet të madh, tregojnë histori tepër të ndryshme. Për shembull, se i presin bishtin maceve, që të mund të mbyllet dera më shpejt pas tyre dhe të mos të dalë “e ngrohta”. Sipas një tjetre, që të mos të paguajnë për pastrim të qyngjeve, ata lëshojnë macen me një gazetë të ndezur të lidhur pas bishtit. Mbase përpara se ta presin. Në qoftë se kjo është e vërtetë, mbase asnjë nuk do që të dijë se çfarë thotë macja duke dalë nga qyngjet. Kuptohet, në rastin se fillon të flasë përsëri në gjuhën e njerëzve.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...
Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..
Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..