Bullgaria është një vend i bekuar, territori i së cilës është i përmbushur me fenomene të larmishme natyrore dhe formime–male, lugina, fusha... Si duket e gjithë kjo nga lartësitë qiellore? Kësaj pyetjeje i përgjigjet albumi “Bullgaria nga vështrimi i zogut” i fotografit Aleksandër Ivanov. Përmes foto-objektivit ai na tregon bukurinë e Bullgarisë nga lart. Ngjyrat kalojnë njëra në tjetrën dhe sikurse formojnë një shkorsë shumëngjyrëshe bullgare, e punuar nga duart e një endëse me shumë përvojë. Jo rastësisht krijimtaria e Aleksandër Ivanovit është kaq ndikuese. Për të fotografia është “ndjenjë, emocion, pasion, mënyrë të shpreh veten time, por me kalimin e viteve u kthye dhe në një mënyrë jetese”. Inxhinier-kimik për nga arsimi, në moshën 35 vjeçe ndërron profesionin. “Nuk më vjen keq as pak. Më duhej shumë kohë, që të kuptoj se në një profesion, në një punë njeriu duhet të fusë dhe shumë zemër” dhe na tregon për albumin “Bullgaria nga vështrimi i zogut”, vëllimi i dytë i të cilit doli kohët e fundit:
“Nuk kam menduar të bëj një vëllim të dytë, por gjatë 7 vjetëve të fundit fluturova mbi vende të reja. Fluturon në një tandem me shokë-pilot me përvojë, kryesisht në moto delta planer. U grumbullua mjaft material, nga i cili vendosa të bëjë këtë vëllim të dytë me 215 fotografi. Këto janë 10 parqe natyrore dhe 3 kombëtare. Në mënyrë suplementare fluturova mbi Dobruxhën, në rajonin mbi Belene, Nikopoll, Danub, rrethin e qytetit Kazanllëk, bregdetin jugor të Detit të Zi.”
Sipas Aleksandër Ivanovit Bullgaria nga vështrimi i zogut “duket nganjëherë në mënyrë të shkëlqyer, nganjëherë në mënyrë të mjerë”. Pohon se ka pasionet e veta. Fluturimet i planifikon paraprakisht, kurse qëllimi është të ketë një larmi në vendet dhe stinët. Ai vet kujtohet sesi në rajonin e qytetit Pirdop fluturon mbi “7 depo dhe 3 lugina të mëdha. Në të njëjtën kohë, radiacioni dhjetë herë e kalon sfondin mbi qytetin Kozlloduj. Për ndryshe janë shumë të bukura dhe shumë piktoreske”.
Bile dhe në këto piktura, ngjyrat luajnë, ndjekin njëra-tjetrën, kalojnë nga njëra tek tjetra dhe formojnë forma të çuditshme, të cilat të pushtojnë. Është i bindur se “vet bërja e fotove nga ajri nuk është një panaceje, por disa gjëra janë më të ndryshme”.
Sa i përket faktit se nga cila anë Bullgaria është më e bukur, nga ajri ose nga toka: “Mënyra e mirë e fotografimit është siç nga lartë ashtu edhe nga poshtë. “Pirini – një mal magjepsës”, të cilin e botova përpara 3 vjetëve është mbase shembull për këtë sesi duhet të veprohet, që të ketë një përfytyrim më të mirë për vendin dhe kohën, por dhe për njerëzit. Që lart njeriu duket shumë i vogël në krahasim me natyrën, e cila na rrethon. Por nga poshtë gjërat janë të ndryshme.”
A bëhen me vështirësi foto gjatë kohës së fluturimit?
“Si vështirë, ashtu edhe shumë lehtë. Qe një kohë kur kisha 10 poza në një film dhe mbushja vazhdonte më gjatë sesa fotografimi. Me hyrjen e fotografisë digjitale gjërat u ndryshuan. Është vështirë për çaste nga sekonda të kompozohet, të bëhet kuadër dhe dublime të mjaftueshme, sepse ka dhe skerco teknike. Mbi malin Pirin, në një fluturim prej 1 orë dhe 50 minuta, në minus 20 gradë kishte momente, në të cilat nuk i ndieja disa nga gishtat, pavarësisht se qesh me dy palë dorashka. Në një lartësi prej 4500 metrash është ekstreme, prapë së prapi delta planeri është i hapur.”
Dëshira e Aleksandër Ivanovit është të bëjë një fotografi “pa montime dhe ngjyra të trilluara”. “Kjo për mua është një besim. Nuk bëj montime dhe nuk kam dëshirë për këtë. Larmia e natyrës është e mjaftueshme.” Sa i përket kësaj nëse në fotografitë e tij shikojmë ngjyrat e vërteta të Bullgarisë, pohon: “me fotografinë digjitale nuk ka sesi të mos të përpunohet kuadri. Mundohem të mos t’i ndryshojë ngjyrat.” Kurse për planet e tij të ardhshme ai thotë: “mundohem të bëj një rilexim të ri për veten time të Stranxhës. Ky është një mal mistik. Do të doja që të ketë një prani më të shumtë njerëzore dhe histori, ta tregojë dhe nga ajri, dhe nga toka në bazë të një mënyre të përshtatshme. Vendi tjetër, i cili më intereson është Dobruxha”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..