Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bistriçki, Vëllçev dhe Nedev në galerinë “Stubel”

БНР Новини
6
Sllav Nedev, Aleksandër Vëllçev dhe Ivo Bistriçki (nga e majta në të djathtë) në hapjen e ekspozitës.
Foto: stubelgallery.com

Në Sofje, në një nga galeritë e kryeqytetit u hap ekspozita e tre artistëve bashkëkohorë – Ivo Bistriçki, Aleksandër Vëllçev dhe Sllav Nedev. Ata mbliden për të treguar disa nga veprat e veta të fundit. Kjo është arsyeja për takimin e koleges sonë Sibilla Lilova me një nga ata – Sllav Nedev, i cili tregoi më shumë hollësi për takimin e tyre dhe për pikëpamjen e tyre të përbashkët për art.

„Gjatë janarit hapëm ekspozitën “Bistriçki, Vëllçev, Nedev”. E zgjodhëm këtë titull, sepse nuk kemi ndonjë temë apo koncept konkret për të. Bashkëveprimi ynë në këtë ekspozitë është në nivelin e plastikës. Besoj se edhe në nivelin e shpirtit lidhja midis nesh dhe midis veprave tona ekziston, pavarësisht se ato janë shumë të ndryshme.  Kur njeriu punon me njerëz të tjerë komunikimi i mirë është me rëndësi të madhe, ai duhet të shpjegojë lirisht idetë e veta kreative. Me Aleksndër dhe Ivo kemi pasur edhe më parë projekte të përbashkëta. Mund të them se kemi krijuar një traditë. Na pëlqen puna e përbashkët kemi ide të mira dhe do të vazhdojmë të punojmë kështu. Në fund të marsit gjithashtu do të bëjmë diçka së bashku, këtë herë në qytetin Pleven (Bullgari Veriore). Atje me ne do të prezantohet skulptori Simeon Simeonov. Dëshirojmë që njerëzit, të cilët pëlqejnë artin e ri dhe inovativ, të bëhen më shumë, sepse besojmë se kultura vizuale dhe arti figurativ mund të pasurojnë jetën e njeriut dhe të shoqërisë në përgjithësi. Publiku po e pranon shumë mirë ekspozitën dhe për ne kjo është me rëndësi”.

Снимка

Ata të tre duan të eksperimentojnë, të studiojnë, të kërkojnë, të provokuar nga bota bashkëkohore dhe nga njeriu i saj. Dhe kjo është hallka lidhëse midis tyre. Në piktura shikuesi mund të vërë re një prerje të veçantë të formës, mbi të vilën ata punojnë. Pa marrë parasysh a pikturojnë ndonjë objekt,  peizazh urban apo trup, ata e shpalosin atë, e gërmojnë, e vizatojnë, dhe e plotësojnë. E përdorin atë si shabllon apo tekst, si sfond apo anatomi, ndryshojnë pikëpamjen, provokojnë tension dhe interes. Ja se çfarë mendojnë autorët për veprat e tyre:

Aleksandër Vëllçev: “Zbuloj bukurinë në gjërat e thjeshta, në gjërat, të cilat të tjerët i shpërfillin. Kombinoj, rendit apo shpik. Krijoj kompozime abstrakte, në të cilat materiali fillestar ka humbur caktimin e vet origjinal dhe ka marrë një funksion të ri estetik.”

Ivo Bistriçki: “Metafizika e trupit” – organe të vogla me funksion të paqartë, elemente dhe mekanizma lidhëse, zemra të mëdha. Fjalë, tekste, shenja pikësimi, pjesë lajmesh, linja dhe gjysmërrethe. Kujtime, nostalgji, vrima të zeza, çaste lumturie dhe pak dashuri.”

Sllav Nedev: “Seria “Vizione post-urbane” e lë pas vetes kohën e shoqërisë së sotme urbane dhe prezanton një realitet, në të cilin për ndonjë arsye njerëzit janë zhdukur dhe vetëm janë të pranishëm mbeturinat e veprimtarisë së tyre (kryesisht arkitektura). Siluete si hije kujtojnë për jetën e qytetit. Natyra pak nga pak mposht hapësirën, që më parë ka qenë përvetësuar nga ajo. Jeta i kundërvihet betontës dhe qelqit dhe fillon përsëri.”

Снимка

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: stubelgallery.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD