Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pretendenti bullgar për “Pemë Evropiane të vitit 2017”

БНР Новини
Foto: bepf-bg.org

Sot do tu tregojmë për Lisin e Nasalevos. Një pemë në moshën mbi 60 vjeçare e cila ka fshehur në vetvete një histori shekullore. E rritur afër kishës “Shën Mëria” në fshatin Nasalevci, bashkia e qytetit Trën, legjendat për të tregojnë se, është mbrojtës i bashkësisë. Gjatë viteve ka marrë përsipër jo pak stuhi e shtrëngata, dhe në këtë mënyrë ka mbrojtur kishën dhe njerëzit në fshat. Kapitulli i ri në historinë e gjigantit shekullor vjen, kur një dhëndër nga qyteti Trën, Penko Jankov, e ka emëruar për të marrë pjesë në konkursin kombëtar “Pemë me rrënjë 2016”. Për të ardhmen e tij na tregon Aleksandra Gjeorgjieva – koordinatore e konkursit.

Ky lis qe një nga të shumtët e emëruar për titullin “Pemë me rrënjë 2016”. Pas një votimi onlajn qe i zgjedhur për fitues dhe në këtë mënyrë mori privilegjin të prezantojë Bullgarinë në konkursin ndërkombëtar “Pema Evropiane e vitit 2017”. Gjiganti i Nasalevos drejtohet në garë kundra 15 pemë të tjera nga 12 shtete evropiane. Këto janë përfaqësuesit e Belgjikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Estonia, Irlanda, Spanja, Letonia, Polonia, Sllovakia, Hungaria, Franca dhe republika Çeke. Aktualisht pema tonë është në vendin e tretë, por deri në fund të konkursit ka akoma shumë kohë. Votimi do të vazhdojë deri në orën 1 në drekë më 1 mars, ku gjatë javës së fundit numri i zërave për çdo një nga pjesëmarrësit do të jetë i fshehtë, që të mund të ruhet elementi i befasisë. Fituesi do të shpallet në ceremoninë mbi dekorimin në konkursin i cili do të zhvillohet në Bruksel më 21 mars 2017”.

Çdo një pemë mund të përcaktohet dhe të marrë pjesë në konkursin “Pemë me rrënjë”. Me rëndësi është të na ketë bërë një përshtypje të madhe, me legjendat për të ose me pamjen dhe lartësinë e vet. Organizatorët nënvizojnë se, është me rëndësi historia pas pemës, çfarë shenjash dhe mbresash ka lënë në vetëdijen e njerëzve. Bile dhe një fidan të re do të qe e denjë për emërim.

Gjatë viteve të mëparshme kemi pasur kategori të specializuara për fidanë, sepse shpesh merrnim histori prej njerëzve të cilët kishin mbjellë kohët e fundit fidanë të reja ose edhe në të kaluarën, të cilët tani janë bërë pemë të mëdha. Ka dhe histori shumë tronditëse nga fëmijët, të cilët kanë mbjellë fidanin e vet të parë”.

Më shpesh në konkurs emërohen pemë shekullore, me qenë se ato u bëjnë një përshtypje më të madhe njerëzve. Kjo është kështu, sepse ato janë simbol për bashkësinë , ka legjenda për to dhe jo në vend të fundit, lloji dhe pamja e tyre janë marramendëse. Më shumë se gjysma e pemëve në konkurs janë 100 vjeçar. Dominojnë lisat, arrat dhe manat. Nuk ka sesi të mohojmë, se këta pemë të mëdhenj në pyje e tërheqin vëmendjen tonë. Si ndihmon kjo për ruajtjen e pemëve bullgare?

Ideja për shkak të së cilës e organizojmë këtë konkurs është ti detyrojmë njerëzit të fillojnë të mendohen për pemët, të shikojnë përreth për ekzemplarë interesant dhe të vlefshëm dhe të interesohen nga historia e tyre. E gjithë kjo nuk ka sesi të mos të na detyrojë të mendohemi dhe të tregojmë mos durim drejt prekjes dhe prerjes së pyjeve. Shpesh tek ne emërohen dhe pemë të cilat janë të rrezikuara. Kështu u jepet zë problemeve rreth pemës së dhënë dhe pas kësaj ajo shpëtohet”.

Kurse kur lisi i Nasalevos fiton “Pema Evropiane e vitit 2017” do ti jepet një pikturë prej druri e cila jepet nga një fitues, fituesit tjetër. Po kështu do të fitojë dhe vëmendjen dhe kujdeset , nga të cilat ka nevojë, kurse bashkësia do të fitojë edhe një objekt natyror , i cili do ta varë në hartën turistike në vendin tonë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Totev

Të jesh fermer nga kokëfortësia – si mbijeton Dimitër nga Turia me 120 dhi pavarësisht burokracisë

Gjatë dekadës së fundit, numri i dhive në Bullgari ka rënë me rreth 30%, tregojnë të dhënat zyrtare statistike, dhe disa nga racat tona autoktone në një moment kanë qenë në buzë të zhdukjes. Pavarësisht prirjes shqetësuese, Dimitër Totev nga fshati..

botuar më 25-06-03 7.00.PD

“Festivali i Artit me Letër Sofja 2025” bashkon krijues nga 21 vende

Edicioni i pesëmbëdhjetë i “Festivalit të Artit me Letër Sofja 2025”, mbahet nga 3 deri më 15 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës nën moton “Shpirti dhe Materia”, njofton BTA. Sipas organizatorëve, motoja e forumit përmban një mesazh për shoqërinë..

botuar më 25-06-03 5.40.PD

Ministria e Turizmit hapi sezonin veror të vitit 2025

Ministria e Turizmit hapi sezonin turistik veror për vitin 2025 me një ngjarje frymëzuese në Pomorie - një qytet që kombinon detin, historinë, kulturën dhe mundësitë për balneologji dhe turizëm SPA."Një fillim ndryshe për verën e vitit 2025! Paç..

botuar më 25-06-02 8.34.PD