Dhuna dhe tortura në shkollë janë një problem i përhershëm, të cilin e vëmë re vetëm kur vuan ndonjë fëmijë dhe kur për këtë fillon të bëhet fjalë nëpër mediat. Shembulli i radhës për agresionin e madh dhe të pashpjegueshëm mes nxënësve është vdekja e një vajze 11 vjeçe pas një gjuajtje me këmbë në bark në një shkollë të kryeqytetit. Kjo është një tragjedi, e cila nuk do të jetë e fshirë, duke e kaluar fajtorin në një shkollë tjetër. Aty ai mbase do të vazhdojë me sjelljen e tij brutale kundër shoqërisë. Të përjashtohet po kështu nuk është një masë e mirë, sepse as do ta ndryshojë, as do ta riedukojë. Do ta kthejë në njeriun e radhës të shtyrë dhe të nxjerrë nga shoqëria...
Shqetësuese dhe e mjerë është statistika, sipas së cilës gjatë viteve të fundit agresioni më në veçanti mes fëmijëve po rritet. Shkaqet për këtë janë të ndryshme – probleme në familje, pasiguri, mungesë të respektit dhe të njohjes ndaj arritjeve të tyre. Prandaj është e nevojshme ndërhyrja e psikologëve, të cilët të punojnë për parandalimin e egërsisë dhe për ruajtjen e shëndetit të fëmijëve. Cilat janë mënyrat për këtë, pyetëm drejtoreshën e Fondacionit “Asociacioni Animus” Nadezhda Stojçeva:
“Parandalimi duhet të mos të jetë thjeshtë një bisedë me fëmijët, të përmbushur me ndalime të shumta. Duhet të ketë kuptim. Fillimisht fëmijët duhet të pyeten se çfarë rastis me ta. Pas kësaj duhet të dinë sesi ta përballojnë këtë, që të mund t’u jepet përkrahja e duhur. Është mirë që kjo të rastisë në një moshë shumë të vogël, që të mund të ketë ndryshim. Njëkohësisht me këtë duhet të jepen për ndihmë dhe përkrahje të gjithë fëmijët me probleme, të cilët vijnë prej familje të tilla dhe kanë mësuar agresionin për një formë të komunikimit midis njerëzve. Nuk duhet ata të transferohen nga një vend në tjetrin. Të gjithë duhet të jemi të lidhur me problemet e agresionit midis fëmijëve.”
Asociacioni ka përpunuar një program, i cili është i drejtuar drejt fëmijëve nga moshat e ndryshme. Pjesa e parë prej saj quhet “Shokët e Zipit” dhe përmban mësime për fëmijët nga 5 deri më 7 vjeç. Në to ata mësojnë, se është shumë lehtë të thyesh një të afërm, të humbasësh një shok dhe ta detyrosh të jetë i mjerë. Prandaj duhet të kuptosh forcën dhe kuptimin e fjalëve, të cilët i thua, sepse pikërisht ato mund t’i largojnë. Aktualisht po krijohet dhe një program për fëmijë nga 9 deri më 11 vjeç, të quajtur “Molla”, i cili do të punojë me botën e brendshme të fëmijëve. E treta do të jetë për nxënës midis 15 dhe 18 vjeç dhe do t’u ndihmojë gjatë zgjidhjes së problemeve specifike për moshën e tyre.
Frika është faktori bazë, i cili e pengon viktimën që të shprehet se është i torturuar, i kërcënuar ose i dhunuar. Prandaj zgjedhja e tyre është të mbyllin gojën dhe çdo gjë të vazhdojë siç ka qenë. E vërteta është se, dhunimi ndërtohet mbi disa mite si ky se kjo është rrugëdalja e vetme nga disa situata, ose, se çdo një fëmijë vet kërkon shkak të tregojë thelbin e vet të keq. Çdo një mban në vetvete të mirën dhe të keqen dhe është me rëndësi se kush prej tyre do të mbizotërojë në jetë më vonë. Kjo varet nga edukata dhe nga shembulli të cilin e merr nga prindërit e vet. Në disa raste, gabimet të cilat i bëjmë si prindër mund të jenë fatale për zhvillimin e ardhshëm dhe realizimin e fëmijëve tanë. Duhet të bisedojmë me ta dhe t’i ndihmojmë me krizat, përmes të cilave ata kalojnë. Për ndryshe rrezikojmë që ata të largohen prej nesh dhe t’i humbasim, kurse kjo është e rrezikshme si për ta, ashtu dhe për ne, sepse do të kemi dështuar si prindër.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..