Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Agresioni mes fëmijëve po rritet, kurse zgjidhja varet nga prindërit

БНР Новини
Foto: arkiv

Dhuna dhe tortura në shkollë janë një problem i përhershëm, të cilin e vëmë re vetëm kur vuan ndonjë fëmijë dhe kur për këtë fillon të bëhet fjalë nëpër mediat. Shembulli i radhës për agresionin e madh dhe të pashpjegueshëm mes nxënësve është vdekja e një vajze 11 vjeçe pas një gjuajtje me këmbë në bark në një shkollë të kryeqytetit. Kjo është një tragjedi, e cila nuk do të jetë e fshirë, duke e kaluar fajtorin në një shkollë tjetër. Aty ai mbase do të vazhdojë me sjelljen e tij brutale kundër shoqërisë. Të përjashtohet po kështu nuk është një masë e mirë, sepse as do ta ndryshojë, as do ta riedukojë. Do ta kthejë në njeriun e radhës të shtyrë dhe të nxjerrë nga shoqëria...

Shqetësuese dhe e mjerë është statistika, sipas së cilës gjatë viteve të fundit agresioni më në veçanti mes fëmijëve po rritet. Shkaqet për këtë janë të ndryshme – probleme në familje, pasiguri, mungesë të respektit dhe të njohjes ndaj arritjeve të tyre. Prandaj është e nevojshme ndërhyrja e psikologëve, të cilët të punojnë për parandalimin e egërsisë dhe për ruajtjen e shëndetit të fëmijëve. Cilat janë mënyrat për këtë, pyetëm drejtoreshën e Fondacionit “Asociacioni Animus” Nadezhda Stojçeva:

Parandalimi duhet të mos të jetë thjeshtë një bisedë me fëmijët, të përmbushur me ndalime të shumta. Duhet të ketë kuptim. Fillimisht fëmijët duhet të pyeten se çfarë rastis me ta. Pas kësaj duhet të dinë sesi ta përballojnë këtë, që të mund t’u jepet përkrahja e duhur. Është mirë që kjo të rastisë në një moshë shumë të vogël, që të mund të ketë ndryshim. Njëkohësisht me këtë duhet të jepen për ndihmë dhe përkrahje të gjithë fëmijët me probleme, të cilët vijnë prej familje të tilla dhe kanë mësuar agresionin për një formë të komunikimit midis njerëzve. Nuk duhet ata të transferohen nga një vend në tjetrin. Të gjithë duhet të jemi të lidhur me problemet e agresionit midis fëmijëve.

Asociacioni ka përpunuar një program, i cili është i drejtuar drejt fëmijëve nga moshat e ndryshme. Pjesa e parë prej saj quhet “Shokët e Zipit” dhe përmban mësime për fëmijët nga 5 deri më 7 vjeç. Në to ata mësojnë, se është shumë lehtë të thyesh një të afërm, të humbasësh një shok dhe ta detyrosh të jetë i mjerë. Prandaj duhet të kuptosh forcën dhe kuptimin e fjalëve, të cilët i thua, sepse pikërisht ato mund t’i largojnë. Aktualisht po krijohet dhe një program për fëmijë nga 9 deri më 11 vjeç, të quajtur “Molla”, i cili do të punojë me botën e brendshme të fëmijëve. E treta do të jetë për nxënës midis 15 dhe 18 vjeç dhe do t’u ndihmojë gjatë zgjidhjes së problemeve specifike për moshën e tyre.

Frika është faktori bazë, i cili e pengon viktimën që të shprehet se është i torturuar, i kërcënuar ose i dhunuar. Prandaj zgjedhja e tyre është të mbyllin gojën dhe çdo gjë të vazhdojë siç ka qenë. E vërteta është se, dhunimi ndërtohet mbi disa mite si ky se kjo është rrugëdalja e vetme nga disa situata, ose, se çdo një fëmijë vet kërkon shkak të tregojë thelbin e vet të keq. Çdo një mban në vetvete të mirën dhe të keqen dhe është me rëndësi se kush prej tyre do të mbizotërojë në jetë më vonë. Kjo varet nga edukata dhe nga shembulli të cilin e merr nga prindërit e vet. Në disa raste, gabimet të cilat i bëjmë si prindër mund të jenë fatale për zhvillimin e ardhshëm dhe realizimin e fëmijëve tanë. Duhet të bisedojmë me ta dhe t’i ndihmojmë me krizat, përmes të cilave ata kalojnë. Për ndryshe rrezikojmë që ata të largohen prej nesh dhe t’i humbasim, kurse kjo është e rrezikshme si për ta, ashtu dhe për ne, sepse do të kemi dështuar si prindër.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD