Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arti i vallëzimit u përfshi në debatin për etiketën dhe estetikën

БНР Новини

Arti modern i vallëzimit mund t’ju befasojë! Valltarët nuk tregojnë përralla me motive folklorike dhe legjenda për kohëra të moçme. Luftimi midis së mirës dhe së keqes tashmë u transferua në ditët tona, kur njeriu nga publiku vet duhet të bëjë zgjedhjen në anën e të cilit do të qëndrojë. Mendime nëpërmjet mjeteve shprehëse të vallëzimit bënë provë të provokojë edhe koreografi dhe regjisor i ri Zhivko Zheljzkov në spektaklin prej autori “SINNER”. Puna e tij u nominua për çmimin IKAR 2017. Kjo për mënyrën provokuese dhe origjinale, në të cilën ai shtron një problem të vjetër, i cili megjithë avancimin e teknologjive mbetet i pazgjidhur edhe ditët tona.

Nga skena e Qendrës “Derida Dens” ku prezantohet shfaqja, ai përqendron vëmendjen e publikut mbi kotësinë njerëzore, e cila ngandonjëherë është e pangopur. Që të kënaqë kotësinë e vet ka raste kur njeriu është i prirë të vret mijëra kafshë për të marrë lëkurën e tyre. Pikërisht mbi këtë egërsi të pajustifikuar mendon regjisori Zhivko Zheljazkov:

Tema, mbi të cilën përqendrova vëmendjen është një praktikë arkaike, të marrim resurse nga natyra, pa menduar se u dëmtojmë krijesave të tjera. Në shumicën e rasteve plotësojmë kotësinë tonë ose teket tona. Vëmendja e spektaklit ngulet mbi qëndrimin tonë ndaj kafshëve dhe lëkurëve, të cilat marrim prej tyre. Në mjedisin, në të cilin jetojmë, me depërtimin e teknologjive në të gjitha sferat, kemi mundësi të kënaqim këtë nevojë në një mënyrë krejt të ndryshme – me përdorimin e materialeve moderne. Mendoj, se problemi përqendrohet në mungesën e bilancit. Nuk ka asgjë e keqe në këtë që njeriu të shfaq një dozë kotësie, por ai duhet të jetë i matur dhe më modest. Është një gjë të disponoj një palë këpucësh prej lëkure, të cilat të më ngrohin gjatë dimrit, por është një gjë krejt e ndryshme të disponoj një gardërobë plotë këpucësh dhe veshjesh prej lëkure, veshje me të cilat dëshiroj të dukem i rëndësishëm në sytë e të tjerëve. Në shfaqjen tonë, ne nuk akuzojmë njerëzit, më tepër përpiqemi të provokojmë arsyen dhe ndjenjat e tyre, kështu që secili të fillojë të mendojë për këtë se ku është bilanci i tij, a nuk ka kaluar kufirin e lejueshëm. Qëndrimi ynë ndaj kafshëve dhe natyrës është me rëndësi. Ai vjen të sugjerojë qëndrimin tonë ndaj njerëzve.

Koncepti i koreografit Zhivko Zheljazkov iu bazohet problemeve të shoqërisë së kënaqur prej konsumatori dhe e lidh këtë me një normë tjetër të shkelur, pikërisht tolerancën midis njerëzve. “Pa shfaqur tolerancë nuk është e mundshme që të jemi të lirë dhe qetë të shprehim mendimet dhe ndjenjat, të cilat na preokupojnë” – mendon koreografi. Për një kontribut të vet më të madh në përkrahjen e larmisë dhe tolerancës ai konsideron krijimin e Qendrës “Derida Dens”. Ajo përbën një skenë për shfaqjen e krijuesve të rinj, të cilët kanë një qëndrim jo standard ndaj artit të vallëzimit. Vjet ekipi i udhëhequr nga Zhivko Zheljazkovi, u dallua nga Komisioni Evropian si njeri prej tri modeleve më të suksesshme evropiane për sipërmarrje në sferën e kulturës. Lidhur me këtë koreografi i ri shpjegon:

СнимкаNe punojmë shumë mbi aspektin social dhe tërheqim njerëz, të hapur ndaj artit modern dhe kanë qëndrim kreativ ndaj botës. Gjatë viteve qendra u imponua si një skenë e mirë për shfaqje të vallëzimit nga tipi i ri. Nëpërmjet programit tonë ndërkombëtar, përafërsisht 20 koreografë për vit kanë mundësi të punojnë në të. Ata  jo vetëm vënë në skenë spektaklet e tyre, por kanë mundësi të vendosin partneritet me valltarë të mirë bullgarë. Kështu i japim mundësi secilit të punojë dhe të zhvillojë talentin. Tek ne vijnë koreografë nga SHBA-ja, Tajvani, Afrika dhe shtete të ndryshme evropiane. Kështu tërheqim krijues të cilët paraqesin qëndrimin e tyre prej novatori në punën skenike.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD
Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD