Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Remisioni i lajmeve – shtëpia e lajmeve të mira

БНР Новини

Gjendja e mjedisit mediatik tek ne shtron gjithnjë e më shumë pikëpyetje. Prona dhe interesat e paqarta, të cilave u shërbejnë jo pak media, minon besimin e njerëzve në to. Prandaj fushata “Remisioni i lajmeve” vjen si përgjigje të shumicës së rasteve të pasqyrimit të pahijshëm ose manipulues të lajmeve dhe fateve njerëzore. Pikërisht me lajme të tilla është plot eteri. Ideja iu përket një grup të rinjsh.

Më shumë hollësi sjell iniciatori Venelin Dobrev:

Qëllimi ynë janë njerëzit më mirë të informuar. Ata, të cilët nuk pajtohen me këtë, të cilën prezantojnë mediat dhe janë gati të ndërrojnë stacionin ose kanalin, kur janë të pakënaqur nga atë të cilën e dëgjojnë. Është me rëndësi të theksoj, se nuk bëhet fjalë për pasqyrimin e ngjarjeve negative, por më tepër për mënyrën, në të cilën ato paraqiten. Kur ndodhi tragjedia në Hitrino dëgjova dy reportazhe – në njërin korrespondenti refuzoi të shkojë të bisedojë me njerëzit, ndërsa në tjetrin korrespondenti duke pyetur njerëzit i shqetësonte. Dëshirojmë, që kur njerëzit dëgjojnë një informacion të tillë të ndërrojnë kanalin ose stacionin. Dhe në se do të bëjnë këtë një numër më të madh njerëzish, atëherë mediat do të ndryshojnë politikën e tyre. Reporterët janë njerëz, rroga e të cilëve varet nga rejtingu. Dhe kur njerëzit nuk kërkojnë mënyrën sensacionale të prezantimit të informacionit, atëherë lajmet do të ndryshohen. Kur kërkimi do të ndryshohet, atëherë edhe ofertat do të ndryshohen gjithashtu.

Fushata nisi në gusht të vitit të kaluar me apel ndaj të gjitha mediave të transmetojnë një emision me lajme pozitive. Sot, tetë muaj më vonë, një nga televizionet kryesore informative tek ne mirëpriti këtë apel dhe çdo javë do të ketë një emision të tillë. Tani priten që edhe media të tjera të përqafojnë këtë ide.

Për të qenë i informuar mirë njeriu nuk është e domosdoshme të ketë përgatitje speciale. Është e domosdoshme të dallojë lajmet me më shumë rëndësi. Informacionet sensacionale nuk duhet të largojnë vëmendjen e njerëzve nga temat kryesore dhe me rëndësi. Mediat gjithnjë e më shumë harrojnë funksionet e tyre kryesore – të informojnë shoqërinë saktë dhe në mënyrë të paanshme. Ata më tepër dëshirojnë të argëtojnë publikun dhe kjo konsiderohet një gjë normale dhe gjithnjë e më pak bënë përshtypje. Duke zëvendësuar problemet e së përditshmes, me telashet e heroit të radhës nga realiteti mediat largojnë vëmendjen e njerëzve nga kryesorja. Kështu problemet nuk hiqen por shumëzohen. Është e domosdoshme të ketë më shumë lajme pozitive dhe shembuj të mirë në emisionet dhe në hapësirën internet. Në këtë mënyrë mediat do të arrijnë të rikthejnë të paktën një pjesë prej besimit të humbur.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në hap me kohën, Sinodi lëshon një aplikacion ortodoks për të rinjtë

Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..

botuar më 25-11-03 10.09.PD

Dashuria dhe vëmendja janë çelësi i suksesit në shkollën bullgare të së dielës në Larnaka

Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..

botuar më 25-11-03 7.15.PD

Pikturo me dritë dhe kontrollo robotët në muzeun e ri të Sofjes!

Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..

botuar më 25-11-02 7.05.PD