Ata shëtisin nëpër botë, por gjurmët e tyre mbeten vetëm lartë në mal, ku dielli akoma nuk e ka shkrirë dëborën e fundit. Shputa të mëdha të njeriut dhe vrima delikate të lëna nga putrat e vogla të maces. Ata janë dy aventurierë të pandarë, të cilët i japin njeri tjetrit dashuri, besim dhe bukuri në pasionin e përbashkët të udhëtojnë.
Danaill Neshev dhe macja e tij Hajdi i ranë kryq e tërthor vendit për të zbuluar këndet më të bukura të atdheut. Gjatë dimrit më shpesh mund të takohemi në malin Rodopa, ku aventurierja e vogël nuk frikësohet nga shukat e dëborës, kalon me vrap përmes pistave të skive dhe fluturon në ajër me teleferikun e hapur. Pas kësaj tregon aventurat në Facebook. Aty Hajdi ka afro 4000 miq. Ata presin me padurim historitë e shkurtra e botuara prej “të ati” dhe ëndërrojnë që të paktën një herë të takojnë.
“Macja është e lumtur, kur është përjashta, kur ka aventura dhe kur udhëton. Prandaj Hajdi kudo është me mua – rrëfen Danaill Neshev. – Tani me mundësitë e reja për komunikim tregoj aventurat tona, por nuk dëshiroj që macja ime të bëhet yll. Njerëzit kanë kafshë të dashur shtëpiake – qenë, mace, dhe dëshiroj që ata të shikojnë çfarë mund të bëjnë me ta. Kam dëshirë të krijoj bukuri në jetë dhe kjo bukuri të reflektojë edhe mbi të tjerët dhe te ta të lindet dëshira të bëjnë diçka të tillë.”
Danaill Neshef e mori macen e vogël me qime të buta, 20 ditë pas lindjes. Bashkë u kthyen në vendlindjen e pronarit me motoçikletën e tij. Doli që macja nuk dinte çfarë është frika. Kështu që të dy ata jo vetëm që kanë karaktere të përafërta, por kanë prirje ndaj aventurave. Mirëpo, pse të gjithë e pëlqejnë macen Hajdi?
“E pëlqejnë sepse vet ajo e provokon këtë ndjenje – bënë përshtypje me joshjen dhe me dëgjueshmërinë e vet. Shumica prej njerëzve të cilët na pëlqejnë iu ngjajnë neve dhe interesat tona përputhen” – mendon pronari i maces.
Orëndreqës, kaligraf dhe gjësend tjetër, Danaill Neshev me dhuntinë e tij prej psikologu arriti të zbulojë karakterin e maces, ndoshta sepse që nga vogëlia i pëlqente pikërisht ato kafshë.
“Macja është një kafshë tepër e urtë, por shumë njerëz nuk dëshirojnë të kujdesen dhe të marrin në shtëpi, sepse një mace dëshiron që njeriu të jetë vetëmohues – tregon ai. – Macja ka karakter, ajo ka qëllime para saj, ka drejtim në të cilin të ecën, ka orientim të vet. Dhe kur pronari e merr këtë në konsideratë, ajo shfaq një butësi dhe reagon, ashtu siç asnjë kafshë ose njeri nuk mund të bëjnë. Mirëpo, para kësaj njeriu duhet të harrojë për veten. Për fat të keq shumica e njerëzve janë egoist në thelbin e tyre dhe ata dëshirojnë vetëm të marrin nga jeta.”
Dhe pasi macet kopjojnë karakterin e njeriut Hajdi dhe Dani kanë një mënyrë të përafërt të jetës. Dhe me jetën e tyre ata u drejtojnë një mesazh të thjeshtë njerëzve – edhe ata të provojnë. Atëherë edhe jeta e tyre mund të përmirësohet në se do të bien në karmoni me veten dhe me botën përreth.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë janë nga arkivi personal i Danaill Neshevit
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..