Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Petja Asenova u nderua me medaljen e artë të Universitetit të Korçës për institucionalizimin e shqipes në Bullgari

БНР Новини
Prof. dr. Ali Jashari ia dorëzoi prof. Asenova Diplomën “Medalje e artë” të Universitetit “Fan S. Noli”
Foto: Maria Peeva

Libri “Gjuhësia ballkanike sot”Me rastin e 75-përvjetorit të lindjes së prof. Petja Asenova Katedra e Ballkanistikës e Universitetit të Sofjes organizoi prezantimin e librit “Gjuhësia ballkanike sot”. Botimi është një shenje respekti ndaj arritjeve të saj shkencore e pedagogjike dhe përmban artikuj të homologëve dhe ish studentëve të saj. Libri pasqyron tendencat bashkëkohore në gjuhësinë ballkanike – fusha në të cilën prof. Asenova është novatore. Në vitin 1994 ajo themeloi specialitetin “Ballkanistikë” në Fakultetin e Filologjisë Sllave të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment i Ohrit”. Pikërisht në këtë degë të re për herë të parë studiohen gjuhët, letërsitë, kulturat, historia e popujve të Ballkanit. Për suksesin e specialitetit të ri flet edhe fakti se edhe universitetet e tjera prijëse të Bullgarisë gjithashtu themeluan dega për studimin e Ballkanistikës.

Profesorja dhe doktore e shkencave filologjike Asenova ka edhe një kontribut të jashtëzakonshëm në shkencën linguistike me mbi 160 publikime të cilat janë jo vetëm në sferën e gjuhësisë ballkanike, por edhe në lëmin e gjuhësisë së përgjithshme, gjuhësisë krahasuese, etnolinguistikës, onomastikës e etimologjisë, sociolinguistikës.

Homologët e prof. Asenova e përcaktojnë librin e saj për gjuhësinë ballkanike si “epoka e tretë dhe më e rëndësishme e zhvillimit të kësaj disipline”. Më shumë për meritat e saj mësojmë nga Prof. dr. Shaban Sinani nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë:

Shënimi i përvjetorit të profesoreshës së shquar u bë një festë e vërtet e gjuhësisë indoevropiane e ballkanike. Mes të pranishmëve ishin përfaqësues të rretheve akademike të disa vendeve të regjionit, kurse nga foltorja e sallës së konferencave të universitetit u lexuan letra përshëndetëse nga tërë Evropa. Vetë prof. Asenova përgatiti një befasi për të gjithë homologët dhe ish studentët e saj – librin e vet të ri “Artikuj të përzgjedhur të gjuhësisë ballkanike”.

Akad. Floresha Dado, Prof. Petja Asenova, Prof. dr. Shaban Sinani dhe Prof. dr. Dhimitri Bello
Shumë nga emrat e sotëm të gjuhësisë ballkanike janë ish studentë dhe aspirantë të saj. Njëri prej tyre është Prof. dr. Dhimitri Bello nga Universiteti i Tiranës


Mes të ftuarve të posaçëm ishte Rektori i Universitetit të Korçës “Fan S. Noli” Prof. dr. Ali Jashari. Ai e nderoi prof. Asenova me Diplomën “Medalje e artë” të Universitetit “në shenje mirënjohjeje dhe nderimi për ligjëratat që ka zhvilluar në Universitetin e Korçës dhe gatishmërinë e saj për studime të përbashkëta doktorante në fushën e gjuhësisë së aplikuar dhe krahasuese, duke dhënë një ndihmëse të çmuar në përgatitjen e studiuesve të rinj”.


Para mikrofonit të Radio Bullgarisë Prof. dr. Ali Jashari e përcaktoi kontributin e prof. Asenova për mësimin e shqipes në Bullgari:

Fotografi: Maria Peeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkrimtare nga 7 vende janë në një kamp krijues në Çepellare në Rodope

Çepellare u bë një strehë krijuese për 10 gra shkrimtare nga Bullgaria, Spanja, Polonia, Ukraina, Belgjika, Britania e Madhe dhe Serbia, raportoi BTA. Qyteti i Rodopeve pret për të dytin vit rezidencën e shkrimtareve “Gratë në mal”, e..

botuar më 24-08-10 5.00.PD

Varna i jep edhe një herë skenë artistëve në fushën e muzikës eksperimentale

Organizatorët e festivalit RADAR , i cili zhvillohet nga data 2 deri më 4 gusht në Varna, premtojnë një program plot ngjarje që tejkalojnë standardet tona të njohura. Edicioni i njëmbëdhjetë radhazi premton të jetë një ndërthurje e arteve..

botuar më 24-08-03 8.05.PD

Teatri Popullor “Ivan Vazov” me një sfidë ndaj publikut për 120 vjetorin e tij

Teatri Popullor "Ivan Vazov" do të kënaqë 120 adhurues të artit teatror me një biletë falas për një nga shfaqjet e sezonit të tij të ri në vjeshtë. Shkaku është 120 vjetori i themelimit të tij në vitin 1904. Fatlumët do të kenë mundësinë të blejnë një..

botuar më 24-07-28 7.25.PD