Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“E di” – më e mira nga Ljubo Kirovi

Foto: arkiv personal

Përpara ditëve të numëruara, këngëtari i muzikës pop Ljubo Kirov u prezantoi adhuruesve të vet albumin e tij më të ri “E di” – më e mira nga Ljubo Kirovi”. Në të ai ka përfshirë një pjesë nga këngët e veta, të cilat janë kthyer në këngë të njohura gjatë 15 vjetëve të fundit nga karriera e tij. Emrin e projektit ia jep një nga këngët e tij të dashura “E di”.

Që nga viti 2000 deri në këtë moment Ljubo Kirov u afirmua si një figurë e rëndësishme në pop skena bullgare. Shtatë vjetët e para qenë shumë të vlefshme, në sajë të faktit se qe figurë e grupit “Te”. Në këtë periudhë, bashkë me muzikantët e tjerë nga formacioni, botojnë dy albume – “Përemri” dhe “I ndryshmi”. Prej tyre do të mbajmë mend këngë si “A ka lule”, “Do të të gjej”, “Dua”. “I ndryshmi” dhe të tjerë, të cilët kanë gjetur vendin e vet në pozicionet e para, javë të tëra me radhë në radiot e ndryshme dhe në klasifikimet televizive. Pjesëmarrja e Ljubos me formacionin në festivale tek ne dhe jashtë shtetit i sjellë një përvojë profesionale si këngëtar ashtu edhe si autor i teksteve. Të rëndësishme janë dhe ftesat të cilat grupi “Te” i fiton si një grup pjesëmarrës në koncertin e grupit të Simply Red, Incognito, Al McKay’s Earth Wind And Fire Experience, Simple Minds për koncertet e tyre tek ne.

Siç e dimë, asgjë e mirë nuk është e përjetshme. Por asnjëherë njeriu nuk e di nëse një ndarje është për mirë apo për keq. Në rastin e largimit të Ljubos nga grupi “Te”, doli se është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e tij të ardhshëm profesional. Kjo rastis gjatë pranverës së vitit 2007. Që këtu e tutje sikurse vjen lartësimi i talentit të tij si interpretues dhe si një autor tekstesh. Ai bën duete interesante me italianen Alesija D’Andrea në këngën “Tonight”, me Maria Ilievën, me Vlladi Ampovin dhe Orlin Pavllovin, me Kamelia Todorovën.

Viti 2010 del se është një vit mjaft i dobishëm për këngëtarin. Ai boton albumin e tij të parë vetjak, të titulluar “Ljubo 2010”. Në të përfshin disa nga këngët më të njohura, të krijuara gjatë dy vjetëve të fundit si “Mundem”, “Më flit në ti”, “Unë dhe ti”, “Në fund të botës”, “Një dashuri e ndaluar” e të tjera. Talenti i tij është i njohur dhe nga MTV-Europe’s World Chart Express. Aty transmetohen 3 këngë nga albumi i përmendur – “Më flit në ti”, “Përsëri besoj” dhe “Tonight”.

''E di''
Ljubo Kirovit i pëlqen të eksperimentojë edhe në gjinitë e tjera. Një dëshmi për këtë është një projekt tjetër, i cili ka gjetur një përkrahje të madhe nga auditori televiziv, “Life is beautiful” me pianistin e xhazit Zhivko Petrov. Videoja është shikuar nga më shumë se 1 200 000 spektatorë. Një përjashtim nuk bën dhe puna e tij me DJ Mr. Moon, me të cilin bëjnë këngën “I Can’t Get Over”.

Në koncertin-promovim më 10 mars në një nga klubet e kryeqytetit Ljubo Kirovi doli në skenë bashkë me Zhivko Petrovin, Kalin Veljovin, Angjell Djullgjerov dhe LaTiDa. Publiku dëgjoi  versionin e ri të këngës së tij më të njohur “Ti”, si dhe versione koncertesh të këngëve “Mundem” dhe “Në fund të botës”. Albumi “E di” – më e mira nga Ljubo Kirovi” del si në disk, ashtu dhe në pllakë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Len Peri" – një këngë e re e bazuar në një histori të vjetër nga folklori shop

Kalina dhe Joana Andreevi janë marrë me muzikë gjithë jetën e tyre. Edhe pse kanë një arsimim muzikor klasik, si bija të këngëtares, dirigjentes dhe pedagoges vokale Neli Andreeva dhe dirigjentit, kompozitorit, aranzhuesit dhe instrumentistit..

botuar më 25-10-09 6.05.PD

"Ajo që na ndan" – një këngë për momentin e sinqeritetit me veten

Dy vajza të reja - Elisaveta Tasheva - eleeza dhe Rada Ilieva - kanë kënduar që në moshë të vogël, por gjithashtu kanë krijuar këngë të tyre origjinale. Tani, të bashkuara nga pikëpamjet e tyre të përbashkëta mbi muzikën, ato prezantojnë këngën e..

botuar më 25-10-08 6.15.PD

B.T.R. nisin një turne dy mujor në Evropë

Grupi B.T.R. i jep fund turneut kombëtar me një koncert më 8 tetor në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ashtu si edhe gjatë gjithë turneut, në koncert do të marrin pjesë edhe muzikantët nga grupi AHAT. B.T.R. nisin Turneun..

botuar më 25-10-07 6.30.PD