Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Len Peri" – një këngë e re e bazuar në një histori të vjetër nga folklori shop

Foto: Kalina Andreeva Official

Kalina dhe Joana Andreevi janë marrë me muzikë gjithë jetën e tyre. Edhe pse kanë një arsimim muzikor klasik, si bija të këngëtares, dirigjentes dhe pedagoges vokale Neli Andreeva dhe dirigjentit, kompozitorit, aranzhuesit dhe instrumentistit Georgi Andreev, të dyja e kanë dashur muzikën popullore bullgare që në moshë të vogël. Ato thonë se kanë kënduar në një trio me nënën e tyre pothuajse që kur ishin foshnja.Pas një numri paraqitjesh në formacione të ndryshme, motrat vendosën të regjistrojnë një këngë të përbashkët, duke gjetur frymëzim në folklorin shop. 

Joana Andreeva

Në "Len Peri", Joana Andreeva është vokalistja kryesore, dhe Kalina Andreeva, të cilën e njohim si kontrabasiste, autore e muzikës dhe aranzhimeve, e pasuron muzikën origjinale dhe bën aranzhimin. Përveç ndihmës me vokalin mbështetës, Neli Andreeva është ajo që e zbuloi këngën. Kalina tregon historinë e saj interesante:

Kalina Andreeva

"Kjo është një proverb shop, si një thënie e shpejtë.. "Len Peri" është në fakt një grup prej dy këngësh nga krahina folklorike e shopëve. Njëra prej tyre u zbulua nga një grup gjyshesh dhe u rivendos në një formë krejtësisht të ndryshme etno fusion xhaz pop. E kombinuam me një këngë tjetër nga krahina e shopëve dhe u bë një potpuri fusion prej këngësh shope. As nuk di si ta paraqes saktësisht, por është një kombinim shumë interesant, sepse në këngët shope ka shumë bateri, shumë bas, kështu që pata hapësirë ​​të shprehesha në aranzhim. Mendoj se njerëzit do të ishin shumë të interesuar ta dëgjonin.

Dhe videoja është shumë interesante sepse e kemi bërë me telefonin tim. Të veshura me kostume shope, unë dhe motra ime po shëtisnim nëpër një fshat, dhe unë bëra një dem të punuar me dorë nga teli sepse nuk kishim kohë të gjenim një dem të vërtetë, dhe kënga është për dy demë që drejtojnë një zonjë në një karrocë. U këshilloj të gjithë njerëzve që u pëlqen të shikojnë video të tilla eksperimentale. Dhe shpresoj që kënga do t'u pëlqejë shumë."



Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Kalina Andreeva Official, Facebook/Kalina Andreeva, Facebook/Joana Andreeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ajo që na ndan" – një këngë për momentin e sinqeritetit me veten

Dy vajza të reja - Elisaveta Tasheva - eleeza dhe Rada Ilieva - kanë kënduar që në moshë të vogël, por gjithashtu kanë krijuar këngë të tyre origjinale. Tani, të bashkuara nga pikëpamjet e tyre të përbashkëta mbi muzikën, ato prezantojnë këngën e..

botuar më 25-10-08 6.15.PD

B.T.R. nisin një turne dy mujor në Evropë

Grupi B.T.R. i jep fund turneut kombëtar me një koncert më 8 tetor në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ashtu si edhe gjatë gjithë turneut, në koncert do të marrin pjesë edhe muzikantët nga grupi AHAT. B.T.R. nisin Turneun..

botuar më 25-10-07 6.30.PD

"Kush është ajo?" - një këngë për gëzimin e të jetuarit me lehtësi

Disa ditë para koncertit të saj të dytë të madh në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (22 tetor), Mihaellla Fileva prezanton këngën e saj të re "Kush është ajo?" me një videoklip argëtues në frymën e filmit të shkurtër. Kënga fillimisht është..

botuar më 25-10-06 2.30.MD