Kalina dhe Joana Andreevi janë marrë me muzikë gjithë jetën e tyre. Edhe pse kanë një arsimim muzikor klasik, si bija të këngëtares, dirigjentes dhe pedagoges vokale Neli Andreeva dhe dirigjentit, kompozitorit, aranzhuesit dhe instrumentistit Georgi Andreev, të dyja e kanë dashur muzikën popullore bullgare që në moshë të vogël. Ato thonë se kanë kënduar në një trio me nënën e tyre pothuajse që kur ishin foshnja.Pas një numri paraqitjesh në formacione të ndryshme, motrat vendosën të regjistrojnë një këngë të përbashkët, duke gjetur frymëzim në folklorin shop.
Në "Len Peri", Joana Andreeva është vokalistja kryesore, dhe Kalina Andreeva, të cilën e njohim si kontrabasiste, autore e muzikës dhe aranzhimeve, e pasuron muzikën origjinale dhe bën aranzhimin. Përveç ndihmës me vokalin mbështetës, Neli Andreeva është ajo që e zbuloi këngën. Kalina tregon historinë e saj interesante:
"Kjo është një proverb shop, si një thënie e shpejtë.. "Len Peri" është në fakt një grup prej dy këngësh nga krahina folklorike e shopëve. Njëra prej tyre u zbulua nga një grup gjyshesh dhe u rivendos në një formë krejtësisht të ndryshme etno fusion xhaz pop. E kombinuam me një këngë tjetër nga krahina e shopëve dhe u bë një potpuri fusion prej këngësh shope. As nuk di si ta paraqes saktësisht, por është një kombinim shumë interesant, sepse në këngët shope ka shumë bateri, shumë bas, kështu që pata hapësirë të shprehesha në aranzhim. Mendoj se njerëzit do të ishin shumë të interesuar ta dëgjonin.
Dhe videoja është shumë interesante sepse e kemi bërë me telefonin tim. Të veshura me kostume shope, unë dhe motra ime po shëtisnim nëpër një fshat, dhe unë bëra një dem të punuar me dorë nga teli sepse nuk kishim kohë të gjenim një dem të vërtetë, dhe kënga është për dy demë që drejtojnë një zonjë në një karrocë. U këshilloj të gjithë njerëzve që u pëlqen të shikojnë video të tilla eksperimentale. Dhe shpresoj që kënga do t'u pëlqejë shumë."
Foto: Kalina Andreeva Official, Facebook/Kalina Andreeva, Facebook/Joana Andreeva
Ylli botëror i muzikës pop Robbie Williams do të takohet me fansat e tij në Bullgari për herë të dytë. Këtë herë koncerti do të jetë në kryeqytet, pasi këngëtari britanik këndoi në Burgas 10 vjet më parë. " Do të më gjeni në ndonjë..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: smolyan.bg, bnf.bg, irodopi.bg, bg.wikipedia.org, личен архив на Стефан Драгостинов
Opera Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me operën e dashur "Tosca" të Giacomo Puccini-t. Pjesa e drejtorit të teatrit, Pllamen Kartallov, ka qenë në program për 14 vjet dhe ka bërë turne në Japoni dhe Turqi. Dy shfaqjet më 26 dhe 28 shtator do të..
Dy vajza të reja - Elisaveta Tasheva - eleeza dhe Rada Ilieva - kanë kënduar që në moshë të vogël, por gjithashtu kanë krijuar këngë të tyre..