Ruajtja, digjitalizimi dhe shkëmbimi i dokumentacionit arkivor është me rendësi për rimendimin dhe promovimin e historisë sonë të përbashkët. Këtë javë një delegacion i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë bëri një vizitë zyrtare në Agjencinë Shtetërore “Arkiva” të Bullgarisë. Përveç shkëmbimit të përvojës, ekspertët bullgarë dhe shqiptarë rinovuan memorandumin e bashkëpunimit mes dy institucioneve arkivore.
Për zgjerimin e bashkëpunimit mësojmë nga Kryetari i Agjencisë Shtetërore “Arkiva” doc. dr. Mihail Gruev:
“Parashikojmë mundësi për shkëmbim të dokumentacionit për historitë kombëtare të dy vendeve, si edhe për shkëmbim të ekspertëve, ekspozitave etj. Do të shfrytëzojmë të gjitha format e popullarizimit të trashëgimit që ruhet në dy institucionet. Tani do të fillojmë procesin e kërkimit të dokumenteve të lidhura me historinë shqiptare në arkivat e Bullgarisë. Njëkohësisht edhe në arkivat e Shqipërisë do të kërkohet dokumentacion për historinë bullgare. Do t’i shkëmbejmë në fillim të vitit të ardhshëm kur parashikojmë edhe një ekspozitë të përbashkët në Tiranë dhe Sofje. Po shpresoj se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ne kemi një bashkëpunim të mirë me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës ashtu që biseduam për realizimin e një projekti trepalësh.”
Më shumë rreth bashkëpunimit mes arkivave dhe pikave të përbashkëta në historinë e Shqipërisë dhe Bullgarisë, mund të dëgjoni në intervistën me Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë dr. Ardit Bido.
Ikja nga vendlindja dhe toka amtare dhe udhëtimi i gjatë përmes të huajës dhe të panjohurës - fati i të gjithë refugjatëve është i ngjashëm ndër vite, dhe arsyet janë gjithmonë të njëjta. Njerëzit dëbohen për shkak të luftës ose besimeve fetare, për shkak..
“Dhe na i fal borxhet tona, sikurse edhe ne i falim borxhlinjtë tanë...” Çdo i krishterë kujton kuptimin e kësaj fraze nga Lutja e Zotit, sepse mësimi i Krishtit për dashurinë dhe faljen është krijuar rreth saj. Ai e di se ai që nuk është..
Pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 78-vjeçare u largua nga ne Shenjtëria e Tij Patriarku Bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Neofit. Pak para mesnatës, më 13 mars, në një deklaratë zyrtare, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare njoftoi se..