Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arkivat e Shqipërisë dhe të Bullgarisë zgjerojnë bashkëpunimin

БНР Новини
Kryetari i Agjencisë Shtetërore “Arkiva” doc. dr. Mihail Gruev me Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë dr. Ardit Bido
Foto: archives.government.bg

Ruajtja, digjitalizimi dhe shkëmbimi i dokumentacionit arkivor është me rendësi për rimendimin dhe promovimin e historisë sonë të përbashkët. Këtë javë një delegacion i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë bëri një vizitë zyrtare në Agjencinë Shtetërore “Arkiva” të Bullgarisë. Përveç shkëmbimit të përvojës, ekspertët bullgarë dhe shqiptarë rinovuan memorandumin e bashkëpunimit mes dy institucioneve arkivore.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit ishte i pranishëm Ambasadori i Shqipërisë në Bullgari Sh.T.z. Qirjako KuretaPër zgjerimin e bashkëpunimit mësojmë nga Kryetari i Agjencisë Shtetërore “Arkiva” doc. dr. Mihail Gruev:

Parashikojmë mundësi për shkëmbim të dokumentacionit për historitë kombëtare të dy vendeve, si edhe për shkëmbim të ekspertëve, ekspozitave etj. Do të shfrytëzojmë të gjitha format e popullarizimit të trashëgimit që ruhet në dy institucionet. Tani do të fillojmë procesin e kërkimit të dokumenteve të lidhura me historinë shqiptare në arkivat e Bullgarisë. Njëkohësisht edhe në arkivat e Shqipërisë do të kërkohet dokumentacion për historinë bullgare. Do t’i shkëmbejmë në fillim të vitit të ardhshëm kur parashikojmë edhe një ekspozitë të përbashkët në Tiranë dhe Sofje. Po shpresoj se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ne kemi një bashkëpunim të mirë me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës ashtu që biseduam për realizimin e një projekti trepalësh.

Më shumë rreth bashkëpunimit mes arkivave dhe pikave të përbashkëta në historinë e Shqipërisë dhe Bullgarisë, mund të dëgjoni në intervistën me Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë dr. Ardit Bido.







Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pijetoret – qendrat kulturore të Sofjes në zhdukje

Për kryeqytetin tonë, gjatë viteve janë shkruar libra të panumërt që rikrijojnë si historinë e tij të jashtëzakonshme nga lashtësia e deri në ditët tona, ashtu edhe përshtypjet e udhëtarëve të ndryshëm që e kanë vizituar qytetin. Një vend të veçantë..

botuar më 25-08-25 4.05.MD

Arkeologët kanë zbuluar 13 varre të lashta në qendër të Sofjes

Gjatë kërkimeve arkeologjike në territorin e Akademisë Kombëtare të Arteve, u zbuluan 13 varre të lashta. Gërmimet filluan më 11 gusht, pasi një varr i lashtë tegul u regjistrua gjatë aktiviteteve të ndërtimit dhe riparimit në Ndërtesën Veriore..

botuar më 25-08-22 9.12.PD

Stacioni hekurudhor qendror në Sofje tregon historitë e tij

Periudha qershor, korrik dhe gusht e vitit 1888 është ndoshta më e mbushura me ngjarje të rëndësishme në historinë hekurudhore të Bullgarisë pasçlirimtare. Më 23 qershor 1888 linja hekurudhore Caribrod – Sofje – Vakareli iu dorëzua për shfrytëzim..

botuar më 25-08-21 6.55.PD