Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Goditje e re për bullgarin – a do të mbijetojë ai pas rritjes së çmimeve?

Foto: arkiv

1 prilli na sjell një rritje të çmimit të gazit natyror pothuaj 30% - dhe kjo nuk është një shaka. Mirëpo arsyeja për këtë rritje nuk është në Bullgari – fajtori është furnizuesi rus “Gazprom”, i cili siguron gaz për 90% të konsumatorëve bullgarë. Nuk do të ndalim vëmendjen tonë mbi arsyet e deklaruara nga ana e kompanisë ruse. Do të përqendrohemi tek reagimi i shtetit tonë dhe pasojat për firmat dhe qytetarët. Sepse rritja në të vërtetë është tepër e madhe.

Gazi natyror në Bullgari përdoret kryesisht për nevojat e industrisë. Relativisht pak janë familjet, të cilat e përdorin atë në shtëpi, sepse gazifikimi i qyteteve tek ne akoma është në një fazë fillestare. Mirëpo të gjithë ne do të ndiejmë shtrenjtimin e gazit, sepse ai do të pasqyrohet mbi çmimin e ngrohjes, elektricitetit dhe produkteve të dorës së parë, për prodhimin e të cilëve përdoret gazi natyror. Duket se rritja e çmimeve e produkteve dhe shërbimeve është e paevitueshme. Bëhet fjalë edhe për mallra si buka, mishi, qumështi, frutat dhe perimet. Nuk është e qartë a do të reagojnë menjëherë prodhuesit bullgarë, apo do të presin pak për të analizuar situatën. Është e qartë se një shtrenjtim do të ketë dhe ai do të jetë në dëm të konsumatorëve bullgarë. Dhe se si do të reagojnë ata, nuk mund të thuhet. Me siguri gjendja jo e mirë financiare e shumë bullgarëve dhe kryesisht e pensionistëve do t’i detyrojë ata që të blejnë akoma më pak. Dhe kjo me siguri është një kërcënim i drejtpërdrejtë për Produktin e Brendshëm Bruto, i cili deri tani lëvizte bashkë me rritjen e konsumit.

Këto lajme jo të mira nuk mjaftojnë – duhet të përmendim dhe rritjen e çmimit të ujit për familjet. Që nga sot 2 milionë banorët e Sofjes do të paguajnë 18% më shumë për të. Dhe me siguri kjo valë e shtrenjtimeve do të provokojë reagime sociale me elemente politike. Pakënaqësia shoqërore do t’i shtohet paqëndrueshmërisë politike pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Asnjë nga formacionet politike nuk fitoi mjaft vota për të qeverisur vetë.  Valsi i çmimeve dhe marrëveshjet e paevitueshme politike të prapaskenës, të cilat po i presim, nuk janë premise për gjëra të mira.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe Shqipëria drejt një kapitulli të ri ekonomik

Në Sofje, më 30 tetor 2025, u zhvillua Takimi Ekonomik për Investime Shqipëri–Bullgari, një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje dhe Dhomës Bullgaro-Shqiptare të Biznesit. Ngjarja, e mbajtur në ambientet e Hotel..

botuar më 25-10-31 3.55.MD

Euroja nuk do të ndryshojë çmimet e pasurive të paluajtshme pas 1 janarit 2026

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka qenë në eurozonë për një kohë të gjatë. Çmimet nuk do të pësojnë ndryshime të rëndësishme pas futjes së monedhës së përbashkët. Kjo u tha nga financieri Levon Hamparcumjan në Konferencën e 11-të Kombëtare..

botuar më 25-10-31 11.28.PD

Rritja ekonomike e pritur për vitin 2025 do të jetë 3%, borxhi i vendit po rritet gjithashtu

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 3 për qind këtë vit. Në vitin 2026, shkalla e rritjes do të ngadalësohet në 2.7 për qind, parashikon Ministria e Financave në Parashikimin e saj Makroekonomik të Vjeshtës. Analiza është ngarkuar në faqen e..

botuar më 25-10-31 9.33.PD