Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kopshti Botanik i Sofjes përsëri është në një veshje festive

БНР Новини
Foto: opoznai.bg

Pranvera erdhi – e shumëpritur, e ngrohtë dhe e freskët. Natyra u zgjua dhe gjithnjë e më shpesh mendojmë për shëtitje në parqe apo jashtë qyteteve në ditët e pushimit. Rrëzat e diellit e dëbuan dimrin, kurse lulet e çelura të pranverës na kujtojnë për stinën më të bukur dhe më shumëngjyrëshe të vitit.

СнимкаFestat e pranverës janë shumë, një prej tyre quhet Cvetnica (Dita e Luleve ose E Diela e Dafinave). Festojnë të gjithë njerëzit me emra të luleve, festojnë edhe ata, të cilët merren me studimin dhe rritjen e bimëve. Cvetnica është dita, në të cilën Kopshti Botanik i kryeqytetit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave pret më shumë mysafirë. Ai ndodhet në rrëzat e malit Vitosha dhe ofron shëtitje midis bimëve ekzotike dhe tradicionale për shtetin tonë. Sivjet dimri ishte i gjatë dhe i ftohtë, mirëpo falë kujdeseve të përditshme të specialistëve në kopshtin botanik nuk është humbur asnjë bimë.

СнимкаJashtë serrave atje mund të shihen aguliçe të çelura, manushaqe të vogla dhe lulet e boshtrave – shkurreve, që u bënë simbol i pranverës në Sofje. Sipas traditës në Ditën e Luleve (Cvetnica) vizitat në Kopshtin Botanik janë falas.

Tani jemi përqendruar krejtësisht mbi bukurinë e bimëve që lulëzojnë – tha AntoanetaPetrova, e cila tashmë shumë vite është drejtoresha e Kopshtit Botanik. – Sipas meje kjo është një nga ditët më të këndshme në kopshtin tonë. Vijnë njerëz, të cilët në të vërtetë i duan lulet. Të gjithët janë të buzëqeshur dhe të lumtur. Pas ditëve të pushimit të Pashkëve vjen Dita e Tokës dhe në javën 22 -29 prill fillojnë takimet tona pranverore – zhvillojmë konsultime për rritjen dhe mbjelljen e bimëve në kushte shtëpiake. Për shkak të veçorive të klimës sonë me një verë shumë të thatë, në të cilën bimët nuk mund të lulëzojnë, bullgarët preferojnë lulet e pranverës për kopshtet dhe shtëpitë e tyre. Për këtë arsye zakonisht në oborret e shtëpive mund të shihen aguliçe, tulipanë, narcisë, zymbyle. Këto lule janë më të preferuarat nga populli ynë. Kohët e fundit gjithnjë e më shumë bullgarë, që jetojnë në qytete, zgjedhin për shtëpitë e tyre orkide. Zakonisht koleksionistët më të zjarrtë përdorin internet për të kërkuar informacion për rritjen e tyre. Një grup tjetër të luleve të preferuara në qytetet bullgare janë ato të llojit Palergonium, sepse rriten lehtësisht. Më shumë kujdese kërkojnë manushaqet shtëpiake. Variantet natyrore të kësaj luleje në Bullgari janë dy dhe shpesh takohen në malet dhe në pyjet tona.”

СнимкаBozhuret e kuqe, zambakët e ujit dhe luleborat janë lule të njohura në trojet tona që nga Lashtësia. Bukuria e tyre nderohet në këngët popullore, për to ka shumë legjenda dhe përralla. “Në një mënyrë e admirojnë bozhurin në Kinën e Lashtë, në një tjetër – në Greqi. Për Bullgarët bozhuri është një lule hyjnore” – tha Antoaneta Petrova. Ajo kujtoi se sot bozhuri është simbol i muajit maj, kur shënojmë festën e shkrimit sllav. Drejtoresha e Kopshtit Botanik shtoi:Lulja e Orfeut (Haberlea rhodopensis) – lloj endemik për rajonin e malit Rodope

“Në shtet ka shumë rajone të mbrojtura ku takohet bozhuri i kuq. Për bullgarin kjo lule është një nga gjërat me të cilat ai lëvdohet. Rajone me shumë bozhure ka në Bullgari Veriore dhe në afërsi të lagjes së Sofjes Bozhurishte. Shpesh e vizitojmë këtë vend me turistë japonezë dhe zakonisht bozhuret e çelura janë atraksioni më i madh i ekskursionit. Kohët e fundit më bën përshtypje se gjithnjë e më shumë të rinj interesohen për lulet e egra. Ata udhëtojnë dhe fotografojnë livadhe me lule. Pastaj fotografitë e tyre mund të shihen në rrjetet sociale. Kështu shpesh ata befasojnë bile ne – specialistët, sepse na tregojnë lloje shumë të rralla të shafranëve, për shembull.”

СнимкаNjë nga ndryshimet e këndshme në Sofje kohët e fundit është mbjellja e shumë luleve në qytet. “Gjithnjë e më shpesh shikojmë parqe dhe lulishte të mirëmbajtura mirë” – mendon Antoaneta Petrova. Sipas saj kështu qyteti ynë duket më shumë si një kryeqytet evropian. Mirëpo me siguri Sofja ka nevojë për një kopsht botanik më të bukur dhe më të pasur:

Снимка“Nga njëra anë është e dukshme se në Sofje ka më shumë lule dhe bashkia kujdeset më mirë për parqet. Nga ana tjetër, për fat të keq, hapësirat e gjelbra bëhen më të vogla, ndërtimi zgjerohet. Ka lagje, ku sipërfaqet e gjelbra u zvogëluan disa herë gjatë 20 vjetëve të fundit.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: Kopshti Botanik i Sofjes, BGNES dhe arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me një “Festë e dinozaurëve për fëmijë ” mbledhin fonde për Qendrën e Shpëtimit të Breshkave

Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli. Kodi i veshjes..

botuar më 24-10-20 9.10.PD

Një spektakël diellor mund të shihet në Observatorin Astronomik të qytetit Kërxhali

Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e lejon, vizitorët mund të vëzhgojnë Diellin dhe njollat ​​e diellit - shpjegon drejtori i..

botuar më 24-10-20 6.15.PD
Në foto (nga e majta në të djathtë): Drejtoresha e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit Rajna Manxhukova, Zdravka Vlladova-Momçeva, Joana Znepollska, Radosllava Nedjallkova, gazetarja Cvetana Paskaleva dhe Nevenka Kostadinova

Radosllava Nedjallkova nga Milano është "Bullgarja e Vitit 2023", auditori nderoi Nevenka Kostadinova nga Serbia

Radosllava Nedjallkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e Shenjtores Zllata Mëglenska u dorëzua sot në një ceremoni solemne në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare..

botuar më 24-10-18 4.14.MD