Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Donald Tusk në Bullgari me premtimet dhe lavdërimet e tij të radhës

Donald Tusk
Foto: EPA/BGNES

Javën e kaluar përfundoi turneu i Kryetarit të Këshillit Evropian Donald Tusk në Slloveni, Maqedoni, Bullgari dhe Greqi. Mesazhet e tij ishin lidhur me zgjerimin e BE-së pas brexit – it, me shpëtimin e Greqisë nga falimentimi, si dhe me “projektin e ri evropian”, siç flitet në mënyrë diplomatike për ndarjen e ardhshme të BE-së me dy ose më shumë shpejtësi – domethënë në vende-anëtare “të cilësisë së parë” dhe “të cilësisë së dytë”.

Mirëpo, tema kryesore e turneut të tij ishte që Tusk të lavdërohej për ndihmën e dhënë nga ana e Brukselit ndaj vendeve ballkanike në ndërprerjen e të ashtuquajturit”itinerar ballkanik” të migrantëve, duke lidhur një marrëveshje, sipas së cilës Turqia duhet t’i ndalojë në territorin e saj.

Në Sofje Tusk u mirëprit nga Presidenti Rumen Radev. Të dy biseduan sy më sy dhe pas kësaj dhanë një brifing. Fillimisht Kryetari i Këshillit Evropian e lavdëroi vendin tonë: “Bullgaria është shembulli më i mirë se si duhet të mbrohen kufijtë e BE-së, përfshi këtu dhe atë me Turqinë.” Në këtë lidhje Tusk shtoi se Sofja është një hap larg aderimit në Hapësirën Shengen dhe ai personalisht është “pro” këtij aderimi, por ka disa shtete-anëtare, të cilat janë “kundër”. Këtë klishe e kemi dëgjuar vite me radhë të thënë në mënyra më të ndryshme gjatë të gjitha vizitave në Sofje të ndonjë nëpunësi të lartë nga strukturat e BE-së.

Një klishe tjetër e Tuskut ishte se BE-ja nuk do të thotë vetëm fonde dhe programe, por edhe vlera të ndara, solidaritet politik dhe dinjitet. Sidoqoftë, ai vuri në dukje se është i qartë se mbrojtja e kufirit tonë me Turqinë, kufi ky që është i jashtëm i BE-së, i kushton shumë buxhetit bullgar dhe shtoi se në rast krize lidhur me migrantët BE-ja është gati që ta financojë urgjentisht Bullgarinë. Ky është premtimi i radhës, i cili vërteton se prapëseprapë fondet janë në vend të parë. Mirëpo, tani për tani Bullgaria duhet të vazhdojë t’i harxhojë paratë e veta, pasi ndihma simbolike financiare e livruar nga Brukseli para mjaftë kohe tashmë është përvetësuar.

Presidenti Rumen Radev ishte konkret dhe lakonik: “Siguria e shtetasve evropianë fillon nga siguria e kufirit bullgar”. Kreu i shtetit nguli këmbë për miratimin e një plani të përbashkët operativ të BE-së, të përkrahur financiarisht, për ruajtjen e kufirit bullgar në rast fluksi të migrantëve. Ai i rikujtoi Donald Tuskut se për Sofjen “është me rëndësi për t’i zhvilluar marrëdhëniet e mira fqinjësore me Turqinë”. Mirëpo, nga ana tjetër “rritja e tensionit mes BE-së dhe Turqisë krijon një risk të madh pikërisht për Bullgarinë.” Përgjigja e Tuskut ishte në stilin e Poncije Pilatit: “BE-ja i zbaton detyrimet e veta në kuadrin e marrëveshjes (domethënë derdh mlrd euro në thesarin e Ankarasë) dhe pret nga Turqia që ajo gjithashtu t’i zbatojë detyrimet e saj në kuadrin e marrëveshjes (domethënë të mos i dëbojë migrantët e shumtë nga kampet në territorin e saj).

A i ka bërë mirë llogaritë e veta BE-ja? Së shpejti referendumi në Turqi ndoshta do t’i japë pushtet të pakufizuar Presidentit të tanishëm Rexhep Taip Erdogan dhe atëherë “sulltani i ri” i fqinjit tonë një ditë mund të vendosë të dëbojë për një ose tjetër shkak qindra mijëra migrantë për shembull në Evropën Perëndimore. Atëherë gardhi mbrojtës në kufirin tonë me Turqinë do të asgjësohet dhe nuk mund të mos pyesim se si dhe kur do ta ndihmojnë Sofjen financat e premtuara nga Brukseli? Si dhe kur do të na ndihmojnë “vlerat e ndara, solidariteti politik dhe dinjiteti”? A mos ishte më mirë në vend që t’i paguante Turqisë mlrd euro BE-ja të ndërtonte me këto mjete kampe afër zonave të konfliktit, ose afër zonave më të varfra, nga të cilët iknin refugjatët dhe migrantët? Në Sofje Tusk nuk tha asnjë fjalë “pro”, ose “kundër” kësaj çështjeje.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për të pasur një qeveri me mandatin e tretë

Në Sozopoll, ku sot mori pjesë në ceremoninë solemne para Monumentit të Apostullit të Lirisë Vasill Levski, me rastin e 187-vjetorit të lindjes së tij ,  nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për formimin e një qeverie me të tretin..

botuar më 24-07-18 5.02.MD
Denica Saçeva nga GERB

Reagimet në Kuvend për propozimin e PP-DB për shtyrjen e mandatit të kabinetit

Forcat politike të përfaqësuara në parlament kanë reaguar me një dozë të fortë skepticizmi ndaj propozimit ekscentrik të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) që presidenti Rumen Radev të shtyjë për 3 muaj dorëzimin e mandatit..

botuar më 24-07-16 3.18.MD
Aleksandër Nikolloski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi dëshiron të tërheqë mallra nga Evropa drejt Selanikut përmes  një linje të re hekurudhore Ndërtimi i linjës hekurudhore përgjatë Korridorit 10 është prioritet për Maqedoninë e Veriut, tha ministri maqedonas i Transportit Aleksandër..

botuar më 24-07-12 4.40.MD