Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Nga vdekja te jeta, nga toka te qielli"

Krishti u ringjall!

БНР Новини

Ngazëllimi nga Ringjallja nuk duhet të mbetet vetëm në tempull. Duhet të synojmë ta ruajmë atë edhe në momentet më të vështira gjatë tërë jetës. Dhe t’ua transmetojmë njerëzve të tjerë, me sa është e mundshme. Kjo është domethënia e festës së Pashkës së Madhe.” Kështu mendon Nikolla Antonov, i cili më se dhjetë vjet punon në sferën e teknologjive të informacionit si specialist IT. Mirëpo, siç vet pranon, muzika kishtare është isoja e përhershme e jetës së tij. Rruga e tij profesionale kalon si përmes Televizionit Kombëtar Bullgar, ashtu edhe përmes Radios Kombëtare Bullgare, ku drejtonte programe me tema ortodokse. Dhe kjo nuk ishte e rastit. Ai mbaroi Seminarin në Sofje. Në sajë të talentit prej këngëtari, të përkrahur dhe të orientuar nga pedagogët, me formacione profesionale ai u përfshi në projekte të ndryshme të kushtuara muzikës kishtare. Pasi mbaroi Seminarin ishte korist dhe lexues i teksteve klerike në kisha të ndryshme të kryeqytetit. Krahas kësaj mësonte këndim klasik te maestro Georgi Kuzmanov. Për miqtë e Radio Bullgarisë bashkëbiseduesi Nikolla Antonov zgjodhi disa himne të kushtuara Ringjalljes së Krishtit në interpretim të formacionit të themeluar prej tij “Trisagion”. Të gjithë ata janë në stilin e preferuar prej tij bizantin.


Emri i formacionit vjen nga emri grek i lutjes i kushtuar Trinisë së Shenjtë – “Perëndia e Shenjtë, i Fuqishmi i Shenjtë, i Pavdekshmi i Shenjtë, o Zot, Ki mëshirë për ne!

Më shumë hollësi sjell vet themeluesi Nikolla Antonov: “Trisagion” është një formacion solo dhe mendoj se është e para e këtij lloji. Unë këndoj në korin “Shën Joan Kukuzell – Angelloglasnija”, ku jam edhe solist. Repertori i këtij kori i dhomës është i larmishëm, përfshin kompozime për shumë zëra, për një zë. Mirëpo, formati i cili ka popullaritet në Bullgari, të paktën gjatë 50 viteve të fundit, është kryesisht koral. Mirëpo, muzika kishtare bizantine e zë fillin në interpretimet solo. Me rëndësi është teksti. Këndimet janë për një zë dhe kuptimi zbulohet nëpërmjet dridhjeve të ndryshme të zërit. Ka një iso, e cila është baza e grupit të atyre toneve, në të cilët zhvillohet melodia. Krijova formacionin “Trisagion” që të prezantoj këtë muzikë. Grupi përbëhet nga një solist dhe disa këngëtarë, të cilët mbajnë ison. Svetosllav Cankov, i cili është këngëtar operistik dhe pedagog, dhe unë jemi pjesën konstante të formacionit.

“Trisagion”Nikolla Antonov sjell më shumë hollësi për himnet, incizimet e të cilave ai i dha Radio Bullgarisë:

Mbrëmjen e Ngjalljes motivi kryesor i himneve është “Krishti u ngjall”. Ky këndim kishtar prezanton në një formë të shkurtër përmbajtjen e festës. Ai është në thelbin e tërë ciklit të himneve, të cilat këndohen 40 ditë pas Pashkës deri në ditën e Ngjitjes së Zotit Krisht në Qiell. Çdo ditë këndohet “Krishti u ngjall” gjë që vjen të bëjë që edhe njerëzit të përjetojnë ngjarjet ungjillore. Ndër psalmet e zgjedhura prej meje është edhe himni “Dita e Ngjalljes” i mësuesit të muzikës nga fundi i shekullit XIX Zheko Pavllov. Himni tjetër është “Engjëlli bërtiti” – psalm nga qyteti Elena. Në shekullin XIX ky vendbanim malor ishte një vatër kulturore, sidomos për muzikën kishtare. Këngëtarët i atyshëm mësoheshin në stilin dhe traditat e Shkollës së Këndimit të Stambollit. Ata i transferuan në gjuhën kishtare sllave, duke i thyer përmes prizmit të shpirtit tonë.

Pavarësisht se e përditshmja e bashkëbiseduesit tonë, si një njeri me familje dhe përgjegjësi profesionale, është e tensionuar, që prej vitesh Nikolla i kushton shumë kohë këndimit. Mban lidhje profesionale me muzikologë të njohur dhe me mjeshtër të muzikës kishtare bizantine në Greqi. Që nga fundi i vitit të kaluar është anëtar i korit grek bizantin “Domestiki” në qytetin Drama me udhëheqës Grigorij Papaemanuill. Para kohe bashkë bënë vizitë në Izmir të Turqisë, së shpejti do të frekuentojnë Aleksandrinë të Egjiptit.

Me Korin grek bizantin “Domestiki” me udhëheqës Grigorij Papaemanuill në Kishën “Sh. Vukolos” të Izmiri. Në mes – mitropoliti i Smirnës Bartolomeu.Çfarë i sjell atij këndimi në tempull?

Muzika është mënyra e zgjedhur prej meje të shpëtojë shpirtin tim. Ky është motivi im kryesor të interpretoj dhe të përhap psalmet me sa kam mundësi. Kjo i jep kuptim jetës sime. Pas periudhës së gjatë të Kreshmës së Madhe dhe pas Javës së Madhe, gjatë së cilës, megjithëqë edhe në mënyrë simbolike, përjetojmë tërë rrugën dhe vuajtjet, të cilat Shpëtimtari i pranoi për ne, kisha na dërgon një mesazh, të cilin nuk duhet të harrojmë kurrë. Ai është i thjeshtë dhe përmbahet në fjalët e para të troparit të Pashkës së Madhe “Krishti u ngjall”. Dhe ai është “Ditën e Pashkës të gëzohemi” sepse kjo është dita në të cilën kalohet nga vdekja te jeta, nga toka te qielli. Dhe në se do të arrijmë të ruajmë këtë mesazh në vet veten dhe kurrë nuk të harrojmë atë, edhe në momentet më të vështira, kjo do të thotë se kisha e ka plotësuar misionin e saj.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD