Në një ceremoni speciale në Sallën e kryeqytetit “Bëllgarija” u dorëzuan çmimet “Muzikant i vitit 2016”. Ata caktohen nëpërmjet një klasifikimi, organizuar nga transmetimi “Alegro Vivaçe” i Programit “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare. Ky ishte edicioni i 26-të i kësaj ceremonie koncert. Dëgjuesit votuan në pesë kategori.
Violinistja Kristina Georgieva mori dekoratën në kategorinë “Muzikant të ri të vitit”, ndërsa këngëtarja operistike Ljudmilla Mihajllova – për veprimtari aktive krijuese. Çmimi “Jubilej” iu dorëzua kompozitorit Petër Ljondev, përvjetori i 80-të i lindjes së të cilit u shënuam gjatë vitit 2016.
Për herë të parë u dorëzua një çmim me emrin e drejtueses shumëvjeçare të transmetimit “Alegro Vivaçe” Ollga Kamburova. Asaj i ishte ideja për caktimin e “Muzikantit të Vitit”. Çmimi “Ollga Kamburova” është në përkrahjen e talenteve të reja. Mbajtësi i tij i parë u bë kitaristi Georgi Dimitrov. Muajit e ardhshëm ai do të realizojë incizime në studion e Radios Kombëtare Bullgare.
Kitaristi i ri kishte edhe një mundësi tjetër të mrekullueshme, pra në koncert ai doli në skenë bashkë me Ansamblin e Muzikës së Dhomës “Sofijski Solisti” me dirigjent, profesorin Pllamen Xhurov. “Projekt muzikor i vitit” u bë “Tango” e duos Vesko Eshkenazi dhe Ljudmill Angellov, të cilët ekzekutuan disa pjesa prej albumit të tyre të ri.
Çmimin prestigjioz “Muzikant të vitit 2016” e mori Kori Kombëtar Filarmonik “Svetosllav Obretenov” me dirigjent Sllavill Dimitrov. Krijuar në nëntor të vitit 1944 kori mban emrin e themeluesit dhe dirigjent të tij të parë. Gjatë vitit 1981 ai u bë pjesë e përbërjes së Filarmonisë së Sofjes.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: BTA
DEEP ZONE Project prezanton versionin e tyre të këngës së njohur të Milena Sllavova “E vërteta”, e cila shënoi muzikën bullgare në pragun e mijëvjeçarit të ri. Autori i aranzhimit të ri - Dian Savov nga DEEP ZONE Project tregon se e pëlqen muzikën e..
Tamburica serbe, cimbal rumun, lira e Kretës dhe gajda bullgare do të tingëllojnë në edicionin e dhjetë të projektit më të suksesshëm të Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR-së – “Ritmi i Ballkanit”. Takimi i radhës me publikun dhe muzikantët nën..
Këngëtarja Ivelina Kollaksëzova - IVE dhe autori, producent dhe interpretues me popullaritet në rritje Ljubomir Bojanov - Chaz prezantuan këngën e tyre të re "Vrapoj". Ajo është një vazhdim i historisë për të cilën ata bënë aluzion në këngën e tyre..