Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Еyebombing – një shikim i ri ndaj artit bashkëkohor urban

БНР Новини

Në qoftë se derisa shëtisni nëpër qytet vini re se ndonjë vorbull uji ose ndonjë pllakë ju shikojnë, mos u tronditni, por buzëqeshni. Pranoni me shumë gëzim, se jeni bërë viktimë të “eyebombing”-ut dhe vazhdoni ditën tuaj me një buzëqeshje. Ngjitja e syçkave prej plasmani mbi elementet nga mjedisi i qytetit ose “eyebombing” është një lloji i ri arti, i cili i pushton rrugët dhe zemrat e njerëzve.

СнимкаVanju Krëstev është bullgari, i cili gjithmonë është i armatosur me syçka plastike në xhepin e vet dhe vetëm pret që diçka ta frymëzojë. Ai ka përvojë si gazetar në sferën e teknologjive informative, kurse në këtë moment punon si montues i videove. Fotografia dhe shkrimi i teksteve artistike janë një hobi e tij.

СнимкаPasioni i Vanjos ndaj “eyebombing”-ut, niset nga Danimarka, ku ai ve re për herë të parë këtë lloj arti. E transferon në atdhe me qëllim të mund të krijojë buzëqeshje dhe të heqë stresin nga jeta e përditshme e njerëzve. Kuadro me artin e Vanjos, të botuar në një nga uebsajtet më të mëdha të huaj për foto zbavitëse, shkaktuan një mahnitje tek njerëzit në rrjetet sociale. Deri në këtë moment publikimi është i vizituar prej mbi 28 mijë vetave nga e gjithë bota, kurse komentet janë jashtëzakonisht pozitive.

СнимкаVanjoja drejton mesazhe ndaj njerëzve, të cilët duan të ndjekin artin e tij: “Ju uroj të dëfrehen, të kërkojnë format, të zhvillojnë mendimin e asociacionit dhe në qoftë se kanë nevojë për krijimtari – të kujdesen për të. Atëherë ajo do të rritet edhe më shumë dhe do t’u sjellë një kënaqësi të brendshme. Dhe mos i ngjisni sytë aty, ku tanimë ka të tilla...

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Valle indiane në Kopshtin e Detit në Burgas

Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..

botuar më 24-08-14 7.05.PD

“Dialog" mes një gruaje koreane dhe bullgarëve në Galerinë e Arteve të Ruses

Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse. "Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit..

botuar më 24-08-11 7.05.PD

Shkrimtare nga 7 vende janë në një kamp krijues në Çepellare në Rodope

Çepellare u bë një strehë krijuese për 10 gra shkrimtare nga Bullgaria, Spanja, Polonia, Ukraina, Belgjika, Britania e Madhe dhe Serbia, raportoi BTA. Qyteti i Rodopeve pret për të dytin vit rezidencën e shkrimtareve “Gratë në mal”, e..

botuar më 24-08-10 5.00.PD