Ai është luftëtari-martir, të cilin zakonisht e përfytyrojmë si kalorës, që me një shtizë të gjatë shpon një dragua. Një ikonë e tillë e Shën Gjergjit mund të shihet në çdo një kishë ortodokse në Bullgari. 6 maji është festa, në të cilën çdo vit kisha e nderon kujtimin e martirit. Shën Gjergji është shndërruar në simbol të nderit dhe guximit ushtarak. Ai është mbrojtësi qiellor i Ushtrisë Bullgare, kurse 6 maji është festa profesionale e ushtarakëve.
Që nga kohërat e lashta populli ynë e shënon ditën e Shën Gjergjit duke bërë rituale kushtuar tokës dhe begatisë. E përbashkëta në të gjitha këto rituale është kurbani, me të cilin sipas traditës së trashëguar që nga stërgjyshërit tanë njerëzit kanë kërkuar ndihmë nga Qielli për një vit të begatshëm. Edhe sot e kësaj dite është e gjallë tradita sipas së cilës Ditën e Shën Gjergjit në çdo një shtëpi ofrohet gjellë me mish qengji.
Në shekullin e ri të teknologjive të larta, të cilët e shkëputin njeriun nga toka dhe natyra, shpeshherë i harrojmë ritet e vjetra të popullit tonë. Prandaj atmosfera e festës mund të ndihet më mirë po të largohemi nga ritmi i qytetit dhe shkojmë në fshat. Atje ende ka njerëz, të cilët mund të na rikujtojnë për emocionet e dikurshme në shtëpi në vigjilje të festës.

Kështu është edhe në fshatin e bukur Llozen jo larg Sofjes,  ku atmosfera festive ndihet kudo. Kori femëror takohet çdo ditë në vatrën  kulturore, që të përgatisë repertorin e vet. Cvetanka Petrova është udhëheqësja  e korit. Ajo është e bindur se çdonjëri duhet të bëjë diçka të dobishme, që të  ruhen të gjalla këngët dhe traditat, kurse ky është kushti më i rëndësishëm, që  të ndihemi bullgarë dhe të krishterë të mirë. T’i respektosh ritet e festës sot  – kjo nuk është kaq e lehtë, sidomos kur njerëzit nuk rritin dele në oborrin e  vet, kurse mishi i qengjit në dyqan nuk i përgjigjet xhepit të çdo një  bullgari.
Më shumë hollësi për traditat në Ditën e Shën Gjergjit na solli Cvetanka Petrova:

“Kjo është festa më e bukur gjatë tërë vitit, sepse është  një ditë, kur njerëzit punëtorë e mirëpresin me gëzim pranverën. Ky është  momenti, në të cilin lindet gjithçka e re, natyra ringjallet. Kështu ringjallet  edhe shpirti i njeriut. Prandaj në festa të tilla grumbullohet tërë fshati,  njerëzit hedhin valle dhe këndojnë këngë në shesh. Të gjithë të afërmit takohen  në shtëpi. Këtë ditë e ndiejmë në një mënyrë më të ndryshme ngrohtësinë e  familjes. Të gjithë janë të mirë dhe me humor të mirë. Mbaj mend se më parë  gjyshi dhe gjyshja e çonin qengjin në oborrin e kishës. Pas lutjes në kishë ata  ktheheshin në shtëpi, ku e thernin qengjin. Pas kësaj ai piqej dhe e çonin në  vendin e shenjtë të Shën Gjergjit mbi fshat. Atje, rreth drekës, mblidhej tërë  fshati. Edhe sot në Ditën e Shën Gjergjit shkojmë në këtë vend, ku tani ka  kishë të Shenjtorit. Gratë mbajnë me vete bukë, të cilën e kanë gatuar në  shtëpi, dhe e ndajnë mes fshatarëve. Njerëzit qerasen njëri tjetrin me bukë dhe  mish qengji. Ata, të cilët rritin dele, mbajnë me vete edhe kos. Besojmë se  kështu Zoti do t’i dëgjojë lutjet tona për shëndet dhe begati. Ushqimi që  mbetet kthehet në shtëpi dhe u jepet njerëzve, që nuk kanë pasur mundësi të  shkojnë në vendin e shenjtë. Para disa vitesh atje hidheshin valle të gjata.  Sot përpiqemi të paktën t’i ruajmë dhe t’i këndojmë këngët e stërgjyshërve  tanë.”

Cvetanka, si dhe banorë më të moshuar në Llozen, na  rikujtojnë një traditë tjetër shumë të vjetër Ajo është lidhur me Paradën e  Shën Gjergjit në fushë. Para turmës ecnin priftërinjtë që mbanin me vete ikona.  Të gjithë këndonin një këngë, në të cilën i drejtohej lutje Zotit për bereqet.  Parada ka qenë shumë solemne. Pas kësaj të gjithë kanë shkuar në kishë. 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: bg.wikipedia.org, arkiv, photoarhiv-todorslavchev.com
Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave nga një regjistrim ndërkombëtar i cituar nga BGNES. Sipas rezultateve, në Bullgari janë..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe në kërkimin e ish-menaxherit të Wirecard, Jan Marsalek, në Moskë, si dhe në zbulimin e një numri..
Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Kjo u raportua në një seancë dëgjimore në Komitetin parlamentar për Politikat për Bullgarët..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion..
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre..