Pavarësisht nga larmia e madhe prej prodhimeve të sheqerit në treg, llokumi dhe hallva bullgare zbukurojnë tavolinën tonë si në ditët e festave, ashtu edhe në ditët e zakonshme. Sot ju takojmë me Maria Georgievën. Ajo është menaxhere e firmës së qytetit Jamboll, e cila prodhon lloje të ndryshme të hallvës, tahinit, llokumeve dhe bonboneve me fruta.
“Firmat, të cilat prodhojnë produkte me tahin në Bullgari mbase numërohen në majën e gishtave të njërës dorë. Ne jemi një prej tyre. Firma jonë familjare është e krijuar gjatë vitit 1999. Filluam me prodhimin e disa llojeve të hallvës – tregon Maria Georgieva. – Lënda bazë për tahin hallvën është tahini, dhe më saktë tahini i lulediellit. Më vonë përfshimi dhe mjaft produkte të tjera midis të cilave llokume, bonbone dhe hallvë prej susami. Në Bullgari susami si prodhim dhe rendiment është i përhapur shumë dobët. Kështu që ne nuk mund ta sigurojmë këtë lëndë këtu. Si parim blejmë susam nga jashtë, nga i cili prodhojmë tahinin e susamit. Në fakt kryesisht vjen nga India dhe Nigeria.”
Gjatë viteve të fundit vihet re një tendencë drejt një të ushqyeri të shëndetshëm, përdorimit të ushqimeve organike dhe tahini është një pjesë nga ky lloj të ushqyeri. A përfshihet Bullgaria në këtë tendencë? Përgjigja e Maria Georgievës është inkurajuese:
“Gjatë viteve të fundit dhe në Bullgari përdoret mjaft tahini. Gjykojmë për këtë nga shitjet tona. Po forcohet konsumi i këtij produkti dhe mes njerëzve të rinj. Këtu përfshihet dhe tahini integral prej susami. Mendoj se Bullgaria i përgjigjet këtyre tendencave botërore drejt një të ushqyeri më shëndetësor. Kurse sa i përket hallvës, baza është tahini i marrë nga luledielli. Si parimi hallva mbi bazën e tahinit mund të jetë prej luledielli, prej susami, prej qiqrave në varësi nga bërthama e cila përdoret për tahinin. Në tregun bullgar, në ndryshim nga tregu turk dhe grek, më shumë përdoret tahin – hallva prej luledielli. Në nuga hallvën përmbahet kryesisht sheqer dhe glukozë, kurse në atë prej luledielli dominon tahini prej luledielli.”
Nga fëmijëria ime më kujtohet shija e tahin-hallvës prej luledielli. Firma juaj a e ruan këtë shije tradicionale bullgare?
“Do të thosha se, shija është krejtësisht e ruajtur. Ne prodhojmë në bazë të një recete tradicionale, me fjalë të tjera kështu siç është prodhuar hallva në Bullgari përpara 40,50 dhe 100 vjetëve – pohon Maria Georgieva. Me këtë ndryshim, se është përmirësuar pamja tregtare e produktit. Ai është një nga më të lashtët. Përveç kësaj është dhe shumë e dobishme për fëmijët. Sepse përbërësja bazë është fara e bluar e lulediellit. Në ndryshim nga susami, në Bullgari prodhohet mjaft luledielli dhe prandaj punojmë me prodhues bullgar të lulediellit.”
Llokumi është një nga prodhimet bazë tradicionale prej sheqeri në tavolinën tonë. Në bazë të cilës gjë dallohet llokumi bullgar nga ai, i cili prodhohet në vendet fqinje?
“Mendoj se Turqia është prodhuesja numër një në prodhimin e llojeve të ndryshme të llokumit. Aty ai është një prodhim i specializuar. Por si cilësi të shijes llokumi ynë nuk mbetet mbrapa nga asnjë tjetër i prodhuar në vendet fqinje. Sa i përket konsumit të llojeve të ndryshme të llokumit, këtu duhet të flasim pak për traditat. Më i preferuar dhe i kërkuar është llokumi bojë rozë ose “me ngjyra” siç e quajmë. Aroma të cilën e përdorim është esenca e trëndafilit bullgar.”
Ku i propozoni produktet tuaja?
“Për momentin përveç në Bullgari, kemi dhe eksport për në Rumani dhe Slloveni. Shpresojmë se me kalimin e viteve do t’i zgjerojmë shitjet tona.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..