Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria me suksesin më të madh në “Eurovision”

БНР Новини
Foto: eurovision.tv

Përfaqësuesi i Bullgarisë Kristian Kostov u bë i dyti në konkursin “Eurovision” i cili sivjet u zhvillua në Kiev të Ukrainës. Kënga të cilën e këndoi i riu 17 vjeç quhet “Beautiful Mess”. Ajo është e klasifikuar në vend të dytë edhe nga publiku. Përpara finales së madhe Kristiani fitoi akoma dy dekorata pas votimit të gazetarëve për efekte më të mira speciale dhe për koncept dhe prani më të mirë skenike. Numri i plotë i pikëve, të cilat mund ta arrijë çdo një pjesëmarrës është 12. Bullgaria e fitoi këtë votë maksimale prej 4 jurive shtetërore. I pari qe klasifikuar Sallvador Sobrall nga Portugalia me interpretimin e tij të baladës “Amar Pelos Dois”.

Vendi i dytë, i fituar nga Kristiani është suksesi më i madh për vendin tonë në “Eurovision”. Shpimin e parë në këtë konkurs e bënë gjatë vitit 2007 Elica Todorova dhe Stojan Jankullov me këngën “Voda” (Uji). Në edicionin e kaluar Poli Genova luftoi për vendin e katërt prestigjioz me interpretimin e këngës “Në qoftë se dashuria qe një krim”. Këngëtarja jonë e njohur qe dhe mes të parëve të cilët e përshëndetën Kristianin për rezultatin e lartë, të cilin ai e arriti. “E këshillova të mund të shijojë suksesin e tij, këto janë “3 minutat e tij të lavdisë”, tha ajo në intervistat e saj për mediat bullgare.

Nuk qenë të pakta dhe kritikat në shtypin bullgar dhe në rrjetet sociale kundër mënyrës, në bazë të së cilës zhvillohet “Eurovisioni”, cilësitë e këngëve dhe drejtimi në të cilin zhvillohet shija muzikore e autorëve, interpretuesve dhe publiku. Sa i përket prezantimit të Bullgarisë, pyetjet e drejtuara më shpesh qenë në lidhje me prejardhjen e këngës (autorët janë të huaj, teksti është në gjuhën angleze) dhe në lidhje me prejardhjen e Kristianit, i cili është gjysmë bullgar. Pavarësisht nga të gjitha, emri i vendit tonë është mes fituesve në konkursin e madh të këngëve – kjo shkurtimisht është pikëpamja tjetër.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tedi Ruseva

"Vetëm deti"

Në ditët e fundit të verës, Tedi Ruseva me emrin artistik Tiara prezanton këngën e saj të re “Vetëm deti”. Me të, aktorja, karriera muzikore e së cilës filloi vetëm katër vjet më parë, përmbushi ëndrrën e saj të dashur - të marrë pjesë në konkursin..

botuar më 24-09-20 2.35.MD

Kënga më e re e muzikantit Todor Gaxhallov

I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e muzikës në Plovdiv dhe pas kësaj edhe në akademinë e muzikës në Sofje. Që në moshë të re merrte pjesë..

botuar më 24-09-19 7.25.PD

"E gjalle"

Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re kozmosit të tij muzikor. Më 19 shtator, në Sofje, muzikantët do të prezantojnë me një koncert..

botuar më 24-09-18 6.10.PD