Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi Festivali Ndërkombëtar “Javët Muzikore të Sofjes”

Foto: sofiaweeks.com

Më 22 maj filloi Festivali Ndërkombëtar “Javët Muzikore të Sofjes”. Deri më 10 korrik publiku i kryeqytetit do të mund të zgjedhë nga mbi më shumë se 30 koncerte – solo, koncerte të dhomës dhe të tilla simfonike. Le të rikujtojmë se festivali është mbajtës i çmimit “Evropa për festivalet, festivalet për Evropën” për 2017-2018, që dorëzohet nga Asociacioni Evropian i Festivaleve.

Disa ditë para fillimit të aktivitetit organizatorët njoftuan lajmin për koncertin e yjeve, me të cilin hapet aktiviteti. Në sallën “Bullgaria” mori pjesë orkestra Mariinskij te Shën Petersburgut me dirigjent Valeri Gergiev.

Bisedimet ishin disa muaj – na sqaron Momçill Georgiev – menaxheri i programit të festivalit. – Duhej të ishim të sigurt se Valeri Gergievi do të mund të përfshinte koncertin në Sofje mes dy koncerteve të tjera. Më 19 maj ai dirigjonte një koncert në të hapur në Trafalgar Skueër London, një ditë pas shfaqjes në Sofje gjithashtu ka një koncert. Ky dirigjent i njohur nuk ka ardhur në Bullgari 30 vjet. Para kësaj në vazhdim të 6-7 viteve ka dirigjuar koncerte në Burgas, Ruse, Sofje. Ka tri koncerte bashkë me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare, ato janë incizuar dhe ruhen në fondin e medias sonë. Në “Librin e artë” të formacionit të radios ai ka shkruar: “Ju e dini se sa shumë ju dua” Prandaj edhe koncerti e ka emrin “Rikthimi”. Si çdo vit pas koncertit të parë yjor ka një program interesant. Ne jemi festival i premierave, i muzikës bullgare, i interpretuesve të rinj, i gërshetimit të projekteve dhe interpretuesve bullgarë e të huaj. Përveç kësaj kemi një degë: “Kryeqytetet evropiane bëjnë vizitë në Sofje”. Këtë herë vizituesit janë bullgarë, të cilët bëjnë karrierë jashtë dhe nuk janë shumë njohur në atdheun e tyre. Ndër ta janë pianistet Lili Bojaxhieva dhe Maria Martinova. Nga SHBA-ja mbërrijnë Lora Çekoratova (piano) dhe Georgi Vëllçev (violinë), Anna Levi (piano) nga Vankuvëri. Në afishet janë shënuar emrat e Ljudmill Angellovit, Pllamena Mangovës, Evgeni Bozhanovit – pianistë të njohur në botë, të cilët i do shumë edhe publiku bullgar. Për herë të parë festivali është nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Për herë të parë e kemi rubrikën “Kompozitori në fokus”. Ky është Georgi Arnaudovi, i cili sivjet mbushi 60 vjeç. Ka premiera të disa veprave të tij, ka disa koncerte me muzikë të tij, kurse festimi zyrtar është më 21 qershor në studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare. Kemi përfshirë për herë të parë “Instrumenti në fokus”. Sivjet ky është violonçeli dhe kuptohet – violonçelistët. Ata kanë përgatitur një muzikë shumë të bukur dhe të panjohur për violonçel-solo. Në program ka edhe koncerte korale. Për herë të parë në kuadrin e festivalit organizohet “Takim kombëtar i koreve të djemve”. Ai do të mbahet më 24 qershor në Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov”. Ndër veprat vokale desha ta theksoj programin “Nenovi i panjohur” – bëhet fjalë për kryevepra shumë interesante dhe të panjohura të lirikës vokale, të krijuara nga kompozitori ynë Dimitër Nenov gjatë viteve 20 dhe 30 të shekullit të XX. Baritoni Marçin Bronikovski ka mbarur Akademinë Muzikore Kombëtare në Sofje dhe është nxënës i Rusko Ruskovit. Ai dëshiroi ta festojë përvjetorin e 25 të fillimit të karrierës së vet në Operën e Sofjes, atje, ku ka filluar rruga profesionale e këtij solisti kaq të njohur dhe të kërkuar sot. Koncert ka edhe Svetlina Stojanova, e cila ende është studente, por tashmë fiton konkurse të mëdha dhe bën karrierë botërore. Le të mos e harrojmë edhe koncertin e Elena Bashkirovës – emri tjetër i madh. Për ne është një nder i madh pjesëmarrja e një muzikanteje të tillë të madhe. Ajo është soliste edhe në Filarmoninë e Sofjes.

Sigurisht që mund të flitet shumë për programin e këtij festivali prestigjioz. Janë parashikuar shumë premiera botërore, ndër të cilat edhe vepra të kompozuara posaçërisht për festivalin, promovime të albumeve me muzikë klasike. Interpretuesit që do të dëgjojmë janë përfaqësues të Austrisë, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Spanjës, Italisë, Kosovës, Polonisë, Luksemburgut dhe Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Basi i operës Sllavin Peev feston 20 vjetorin në skenë me një koncert në Sofje

Më 5 tetor, në sallën e dhomës "Bullgaria" në Sofje, Sllavin Peev do të festojë dy dekada në skenë me arie të njohura nga klasikët e operës. Së bashku me të para të pranishmëve do të dalë edhe pianistja dhe kompozitorja Bllagovesta Konstantinova...

botuar më 24-10-05 5.55.PD

Kori i Fëmijëve pranë Radios do të konkurrojë për "Trëndafilin e Argjendtë" në finalen e Konkursit Koral të EBU

Kori i Fëmijëve i Radios Komb;tare Bullgare (BNR) është ndër finalistët e konkursit prestigjioz ndërkombëtar për koret joprofesionale “ Le të këndojnë popujt ”, i cili mbahet nën kujdestarinë e Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion (EBU). Në..

botuar më 24-10-04 9.18.PD

Plovdivi bëhet kryeqyteti i kitarës

Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të..

botuar më 24-10-03 8.30.PD