Gargull-zogu këngëtar, i cili takohet shpesh në pyjet tona i ka dhënë emërtim klubit të studentëve të biologëve dhe të adhuruesve të natyrës. Në leximin e tyre GARGULL do të thotë: Një klub studentësh për arsimim dhe zhvillim me qendër Ekologjike. Ideja për klubin është e entuziastëve nga dega e biologjisë, të cilët kanë mundur të kthejnë një nga laboratorët të cilët nuk punojnë dhe janë të braktisur të fakultetit në një vend të vet në universitet, që të mund të mblidhen dhe të risin lloje të ndryshme të kafshëve të vegjël. Qëllimet e klubit janë të shumta, por në themel qëndron studimi i sjelljes dhe marrëdhëniet e përbashkëta midis kafshëve.
 Kafshët e tyre shtëpiak ata kanë filluar ti mbledhin përpara  9 vjetëve, kurse banuesit e parë kanë qenë të sjellë nga shtëpitë e studentëve.  Tani kafshët janë rreth 50, pa u përfshirë këtu peshqit, nga të cilët ka më  shumë lloje. Vazhdimisht ritet numri i studentëve, të cilët e vizitojnë klubin  dhe ndihmojnë në rritjen dhe studimin e llojeve të ndryshme. Bile kolegë të tyre,  të cilët janë nisur për të mësuar jashtë shtetit, ndihmojnë nga distanca me  materiale dhe kontakte profesionale në zhvillimin e veprimtarisë së klubit.  Bashkë me ata të cilët e kanë përfunduar arsimin e vet në Fakultetin e  biologjisë dhe kursistët e parë të pranuar, bashkësia e studentëve rreth klubit  Gargull numëron rreth 500 veta. “Më e vlefshmja të cilën na e jep anëtarësia në  klub është fakti se, këtu kemi vendin tonë të ruajtur në kompleksin  shkollor” - thotë Lina Paunova biolog-nga kurse i 4. Sipas saj klubi  i detyron studentët të mund të ndihen të  dashur dhe të dobishëm, kurse përveç kësaj ka se ku të mbeten në kohën e tyre  të lirë, në vend që të kthehen në shtëpi pas leksioneve.
Kafshët e tyre shtëpiak ata kanë filluar ti mbledhin përpara  9 vjetëve, kurse banuesit e parë kanë qenë të sjellë nga shtëpitë e studentëve.  Tani kafshët janë rreth 50, pa u përfshirë këtu peshqit, nga të cilët ka më  shumë lloje. Vazhdimisht ritet numri i studentëve, të cilët e vizitojnë klubin  dhe ndihmojnë në rritjen dhe studimin e llojeve të ndryshme. Bile kolegë të tyre,  të cilët janë nisur për të mësuar jashtë shtetit, ndihmojnë nga distanca me  materiale dhe kontakte profesionale në zhvillimin e veprimtarisë së klubit.  Bashkë me ata të cilët e kanë përfunduar arsimin e vet në Fakultetin e  biologjisë dhe kursistët e parë të pranuar, bashkësia e studentëve rreth klubit  Gargull numëron rreth 500 veta. “Më e vlefshmja të cilën na e jep anëtarësia në  klub është fakti se, këtu kemi vendin tonë të ruajtur në kompleksin  shkollor” - thotë Lina Paunova biolog-nga kurse i 4. Sipas saj klubi  i detyron studentët të mund të ndihen të  dashur dhe të dobishëm, kurse përveç kësaj ka se ku të mbeten në kohën e tyre  të lirë, në vend që të kthehen në shtëpi pas leksioneve.
Për shembull Lina, e viziton laboratorin me kafshë çdo ditë, edhe gjatë pushimeve, që të mos të mbeten kafshët pa ngrëne dhe pa pirë gjatë periudhës kur nuk mësohet. Nganjëherë në Fakultetin e biologjisë vijnë fëmijë shumë të vegjël, për të cilët ky është takimi i parë i fëmijëve me botën e zvarranikëve. “Vendi është i përshtatshëm për takime me fëmijët dhe me prindërit e tyre” - tregon Lina Paunova dhe vazhdon:

“Kanë filluar me kafshë shtëpiak, të cilët studentët i kanë pasur, por nuk kanë mundur ti shikojnë në shtëpi, por kanë dashur që ti vërejnë. Për shembull kemi një lepur, i cili është 8 vjet këtu tek ne. Pronarët e tij kanë zhvilluar alergji, prandaj ai është dashur që të transferohet në laborator. Ai është një nga kafshët më të vjetra, të cilat tani i ka klubi. Ne bëjmë eksperimente me kafshët tanë, duke e vërejtur sjelljen e tyre gjatë stinëve. Po kështu kemi vendosur furnizues për ushqimin e shpendëve në dritaren tonë, të cilën shpesh e përdorim për studime. Botuam një artikull shkencor për këtë, se çfarë shpendësh vijnë në periudhën e dimrit në vendin për furnizim me ushqim dhe për marrëdhëniet midis llojeve të ndryshme të shpendëve. U formua një temë kureshtare, ndaj saj treguan interes studentë, pedagogë dhe mjaft shkencëtarë nga vendi dhe nga jashtë. Tani në laborator rriten shumë lloje peshqesh, sepse në ushtrimet në biologji studiohet sjellja e llojeve të ndryshme. Ideja e këtij klubi është më tepër arsimues. Këtu studentët mundet të shikojnë në realitet kafshët e vërtetë,që të mundet pas kësaj të mund ti dallojnë dhe në natyrë. Tek ne vijnë dhe kafshë të plagosur. Lidhemi me një klinikë veterinare me të cilën kemi kontakte 24 orësh. Me qenë se njerëzit nuk e dinë se ku të shpien për shembull një zog, të rënë nga ndonjë pemë. Ne jemi të arsimuar nga pedagogët tanë, e dimë sesi të reagojmë dhe se çfarë të bëjmë. Këtë përvojë e transmetojmë vazhdimisht kolegëve tanë më të rinj, të cilët do ta marrin stafetën prej nesh. Edhe sikur të vijnë vetëm një herë në javë, kjo është një ndihmë e madhe për ne."

Lina Paunova bind se në laboratorin e klubit të studentëve  nuk ka kafshë e cila mund të plagosë ndonjë njeri, prandaj biologët e rinj janë  fare të qetë kur japin ndonjë nga kafshët në duart e fëmijëve . Kurse ata kanë  filluar ta duan kaq shumë kopshtin e vogël zoologjik, saqë kanë marrë përsipër  detyrën tu venë emra kafshëve të preferuar prej tyre. Kështu kërmilli-gjigant  afrikan ka fituar emrin Bobi, kurse   gekon ekzotik është emërtuar Sharo, për shkak të lëkurës së vet  lara-lara. “Përmes afërsisë me kafshët i mësojmë  fëmijët të mos të kenë frikë, por të dinë më  shumë për natyrën”-thotë Lina Paunova.

“Kafshët më interesantë janë kafshët ekzotike. Kemi boa,  piton mbretëror, gjarpër qumështi, lloje të shumta gekon. Që të gjithë ata janë  shumë interesant dhe janë mësuar deri në një shkallë të tillë me praninë  njerëzore, saqë ne i përdorim për biseda me fëmijët tanë të vegjël. Ata në  fillim kanë shumë frikë, por kur i mësojmë sesi të komunikojnë drejt me  zvarranikët, fëmijët fillojnë ti pëlqejnë shumë dhe bile shfaqin dëshirë ti  kenë në shtëpi si kafshë shtëpiake. Kjo për ne është më e dobishmja, sepse i  edukojmë fëmijët të ruajnë natyrën. I mësojmë po kështu dhe përse duhet të  vendosen furnizues për ushqim për kafshët dhe si të vendosen me të drejtë.  Klubi tonë organizon dhe shumë ekskursione për miqtë tanë të vegjël, ku tregojmë  kafshët në mjedisit e tyre të natyrshëm. Mundohemi ti arsimojmë dhe prindërit,  sepse pjesa më e madhe prej tyre kanë një frikë të imponuar dhe një qëndrim  skeptik ndaj zvarranikëve për shembull.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Gergana Mançeva dhe klub “GARGULL”  
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) mund të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi, veçanërisht në rajonin e Taraklias. Kjo u diskutua nga Ambasadori i Republikës së Moldavisë në Sofje Emil Zhakota dhe Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev,..
Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit organizon dhe financon ekzaminime mjekësore falas për banorët e rajonit të Prespës së Vogël në Shqipëri - një rajon i populluar nga banorë me origjinë bullgare...
Vitit 2025, që po i vjen fundi, nuk bëri përjashtim nga statistikat e errëta të fatkeqësive natyrore në Bullgari. Thatësira, zjarre dhe më pas — përmbytje. Dhe megjithëse pas çdo fatkeqësie flitet për masa, kontroll dhe parandalim, sërish jemi dëshmitarë..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me reQeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të..
Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër..
Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është..
