Pse arinjtë polarë nuk hanë pinguinë? Ai i cili do t’i përgjigjet kësaj pyetjeje ka shans të zgjidhet për të marrë pjesë në ekspeditën e ardhshme deri te Antarktidë. Mirëpo, përgjigjja është se arinjtë polarë jetojnë në Arktikë, ndërsa pinguinët në Antarktidë. Përgjigjet e pyetjeve të tjera të shumta të pabëra për kontinentin e akullt, dëshiron të zbulojë Iglika Trifonova. Ajo është kryetare e Organizatës së Studiuesve të Rinj Polarë pranë Institutit Arktik Bullgar.
“Gjatë vitit 1999 asnjeri nuk më besonte, se do të realizoj ëndrrën të shkoj në Antarktidë, të paktën të bëhem pjesëtare e 4 ekspeditave. Disi Antarktida u bë misioni dhe fati im, sepse unë punoj për këtë edhe në kohën e lirë, kur jam në Bullgari” – rrëfen Iglika Trifonova. Ajo prezanton projektet më të reja dhe avangarde, të cilаt çojnë shkencëtarët mijëra kilometra larg Bullgarisë. “Frekuentoj shkolla, forume për shkencë dhe ekologji. Bashkë me kolegët kudo flasim për këtë kontinent dhe për mbrojtjen e mjedisit – rrëfen Iglika Trifonova. –Sivjet arritëm të mbledhin tingujt e Antarktidës të incizuara në mënyrë profesionale nga kolegia Tatjana Asenova. Ato tinguj do të shfrytëzohen për eksperimente psikologjike për të zbuluar se si ato ndikojnë mbi njerëzit. Është kureshtare se si fëmijët pranojnë incizimet audio nga Antarktida. Xhiruam edhe kuadro, nga të cilat shihet se si jetojnë bullgarët në Antarktidë. Ky është kontinenti i paqes dhe i shkencës. Aty njerëzit jetojnë mirë, sepse i ndihmojnë njeri tjetrit. Jeta aty është një shembull për një shoqëri të rregulluar mirë, sepse paratë nuk kanë asnjë rëndësi dhe në plan të parë janë marrëdhëniet njerëzore. Fqinjët tanë të bazës – spanjollët, prej kohe janë miq tanë. Baza bullgare në Antarktidë dallohet nga bazat e tjera. Aty jetojmë si një familje e madhe. Të gjithë jemi entuziastë. Antarktida e nxjerr në pah më të mirën prej njeriu. Jeta aty vërteton, se në një mjedis të përshtatshëm njerëzit mund të ndryshohen për më të mirën dhe t’i ndihmojnë njeri tjetrit. Në ato kushte të vështira nuk ka smirë dhe grindje.”
Sivjet u realizua ekspedita e 25-të jubilare bullgare në Antarktidë dhe antarktikët e rinj tashmë po përgatiten për ekspeditën e ardhshme. Ekipi po zmadhohet me shkrimtarë, piktorë, njerëz të artit. “Përveç me shkencë merremi edhe me shumë projekte arsimore në shkollë, u tregojmë fëmijëve për Antarktidë, ndërsa ata na dhurojnë vizatime me përfytyrimet e tyre për këtë kontinent” – rrëfen Iglika Trifonova. Në të ardhmen ajo ka ndërmend të organizojë vizita të nxënësve dhe të mësuesve të tyre në Kontinentin e Akullt. “Ka praktika të tjera të afirmuar të shteteve të tjera. Dëshirojmë që edhe fëmijët bullgarë të frekuentojnë këtë kontinent. Kështu do të stimulohen të rinjtë të merren me shkencë dhe do të provokohet interesi i tyre ndaj zbulimeve – shton Iglika Trifonova. – Roli im si fotografe dhe ish gazetare është t’u tregoj fëmijëve dhe shoqërisë se çfarë ndodh në Antarktidë. Personalisht unë realizoj një veprimtari dokumentare dhe ndihmoj për shumë projekte shkencore. Deri tashti isha katër herë aty. Ndihmova programin biologjik, qëllimi i të cilit ishte analiza e Acidit Dezoksiribunukleik të pinguinëve dhe fokave.
Sivjet punova në projektin e psikologëve. Studiuam se si ndryshohet sjellja dhe perceptimet e njerëzve, të cilët për herë të parë ndodhen në kushtet e egra aty. Sipas meje ndryshimi te të gjithë është i dukshëm, por asnjeri nuk vë re, sepse interesohemi më shumë për kafshët dhe natyrën. Aty në kontinentin e akullt hiqen të gjitha kufizimet karakteristike për qytetërimin. Mjedisi predisponon që njeriu të jetë veten. Bullgaria është 14 mijë kilometra larg dhe nuk është e mundshme që njeriu të kërkojë komoditetin shtëpiak. Kjo të mësojë që të shndërrohesh në një lojtar të ekipit, të jesh të mirësjellshëm. Nuk ka as televizion, as internet, kështu që komunikojmë më shumë me njeri tjetrin. Është me rëndësi të jesh dashamirës për të mbijetuar.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: geograf.bg
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..