Më 13 qershor, në skenën e Studios 5 në Pallatin Kombëtar të Kulturës do të mbahet premiera e projektit me titullin Atoni Donchev & Georgi Kornazov. Le të rikujtojmë se Gerogi Kornazov është një prej trombonistëve tanë më të mirë, i cili banon në Francë që prej disa vitesh.
Midis koncertit me Antonin dhe angazhimeve gjatë muajit gusht në Bullgari, Georgi Kornazov do të jetë në Francë, ku gjithashtu ka shfaqje interesante. Në qytetin Sen Rafael në Detin Mesdhe do të zhvillohet klasë mjeshtri me nxënës nga shkolla muzikore e qytetit. Klasa e mjeshtrit do të mbarojë me dy koncerte. Në njërin koncert Georgi do të interpretojë muzikë bashkë me nxënësit e tij. Në koncertin tjetër – bashkë me pedagogët në shkollë. Trombonisti ka incizuar dy suita të reja – nja dy për çdo një koncert. Në njërin koncert Georgi do të interpretojë muzikë bashkë me nxënësit. Në koncertin tjetër – bashkë me pedagogët në shkollë. Trombonisti ka kompozuar dy suita të reja – nja një për çdo një koncert. Pas kësaj Georgi do të marrë pjesë në festivalin e xhazit, i cili zhvillohet në Sen Rafael, bashkë me një nga formacionet e tij franceze.
“Projekti e ka titullin “Bras Spirit” (“shpirti i veglave prej bakri, ose “shpirti prej bakri”). Veglat janë trombon, trumpet, fizarmonikë, bateri dhe suzafon (vegël muzikore, e cila është karakteristike për të ashtuquajturin “marching bands”). Formacioni ekziston që nga viti 2015 e këtej. Presim që muzika “të pjekë” në procesin e interpretimit – si një verë e re, që është lënë të vjetrohet. Kompozova një suitë në “re mazhor” – “re minor”. Ky është koncepti i këtij projekti. E përpunova edhe për big bend. E ka titullin “Pasqyrat”. Në frëngjisht është Ré-miniscence. Kjo është lojë fjalësh. Nga njëra anë “Ré-miniscence” do të thotë pasqyra. Nga ana tjetër kjo vizë ndarëse, që e kam vënë, e shpjegon konceptin tim – vepra është në “re” dhe i bashkon skenat e vogla (skena të vogla – mini scéne). Bisedova me Antoni Donçevin – dirigjenti i Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare, i cili shprehu dëshirë për ta përfshirë në programin e orkestrës. Shpresoj se ai do të ftojë edhe disa prej solistëve, me të cilët jam duke punuar. Gjëja më e re që bëra është kjo trio francezo-bullgare, me të cilën e zhvilluam këtë turne në Bullgari. Atje jemi bashkë me këngëtarin bullgar të xhazit Petër Sallçev dhe një pianist të shkëlqyeshëm francez Armel Dupas. Ishte interesante dhe shpresoj se do të vazhdojmë të punojmë me këtë trio. Me iniciativë të Petër Sallçevit një poeteshë bullgare shkroi vargje mbi muzikën time. Për mua kjo është diçka e re – kurrë deri tani kompozimet e mia nuk i kanë shndërruar në këngë. Ideja është që kjo të shndërrohet në një projekt të madh, në të cilin të përfshihet orkestra simfonike.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një premierë e rëndësishme dhe një debutim emocionues priten më 19 qershor në orën 19:00 në sallën "Bullgaria" të kryeqytetit. Letonezja Ksenija Sidorova - një nga zonjat më tërheqëse në skenën klasike bashkëkohore, do të debutojë me Orkestrën..
Turneu i Duetit "Riton" po vazhdon. Ai mbahet nën emrin e albumit të tyre të fundit "Po ndodh diçka", album ky i cili përmban dhjetë këngë të reja origjinale. Katja dhe Zdravko – siç fansat i quajnë me përkëdheli këngëtarët e dashur të muzikës..
Producenti muzikor Atanas Zajkov, i njohur si Atazar, na ofron këngën e tij më të fundit "Krisi pushka". Në të marrin pjesë këngëtaret Bisera dhe Lidija . Kënga është përsëri në traditat e folklorit bullgar. Një përshtypje të veçantë bën vegla..
Pas një serie të suksesshme të versioneve cover , DEEP ZONE Project e fillojnë verën me një këngë të re, krejtësisht origjinale. Përderisa muzika e..
E presim muajin korrik me këngën me të njëjtin emër nga grupi P.I.F. E krijuar një dekadë më parë, "Korriku" edhe sot na sjell freskinë verore me..
Sonte në orën 20:00, në sheshin përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes, do të mbahet koncerti i Orkestrës legjendare të Duke..