Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Georgi Kornazov është duke paraqitur disa projekte të veta në Bullgari dhe Francë

Foto: kornazov.com

Më 13 qershor, në skenën e Studios 5 në Pallatin Kombëtar të Kulturës do të mbahet premiera e projektit me titullin Atoni Donchev & Georgi Kornazov. Le të rikujtojmë se Gerogi Kornazov është një prej trombonistëve tanë më të mirë, i cili banon në Francë që prej disa vitesh.

Kjo është muzikë e krijuar nga unë, të cilën e incizova para dy vitesh bashkë me pianistin brazilian Leonardo Montana në albumin “Vetëdija” – thotë ai. I propozova pianistit Antoni Donçev për ta paraqitur në Bullgari dhe vitin e kaluar kishim diçka si premierë në klubet e xhazit në Sofje dhe Budapest, por premiera zyrtare është më 13 qershor në Studio 5. Në fakt ne do të prezantojmë variantin përfundimtar të projektit. Në të është përfshirë muzikë e krijuar nga unë dhe dy pjesë të Antonit. Është një sfidë e vërtetë për t’u krijuar muzikë në duet. Është krejt e ndryshme kur në skenë je rrethuar me më shumë njerëz. Një projekt tjetër i ri është ai, të cilin e realizuam me Zhivko Petrov Trio. Nuk kishin punuar me Zhivko që prej shumë vitesh. Tani kompozova pjesë të reja, ai gjithashtu paraqiti pjesë të tij. Do të prezantojmë programin tonë të përbashkët në fillim të gushtit në Burgas dhe më 30 gusht në Sozopoll – në Festivalin Ndërkombëtar të Arteve “Apolonia”, në të cilin nuk kam pasur shfaqje më shumë se 10 vjet.

Midis koncertit me Antonin dhe angazhimeve gjatë muajit gusht në Bullgari, Georgi Kornazov do të jetë në Francë, ku gjithashtu ka shfaqje interesante. Në qytetin Sen Rafael në Detin Mesdhe do të zhvillohet klasë mjeshtri me nxënës nga shkolla muzikore e qytetit. Klasa e mjeshtrit do të mbarojë me dy koncerte. Në njërin koncert Georgi do të interpretojë muzikë bashkë me nxënësit e tij. Në koncertin tjetër – bashkë me pedagogët në shkollë. Trombonisti ka incizuar dy suita të reja – nja dy për çdo një koncert. Në njërin koncert Georgi do të interpretojë muzikë bashkë me nxënësit. Në koncertin tjetër – bashkë me pedagogët në shkollë. Trombonisti ka kompozuar dy suita të reja – nja një për çdo një koncert. Pas kësaj Georgi do të marrë pjesë në festivalin e xhazit, i cili zhvillohet në Sen Rafael, bashkë me një nga formacionet e tij franceze.

Projekti e ka titullin “Bras Spirit” (“shpirti i veglave prej bakri, ose “shpirti prej bakri”). Veglat janë trombon, trumpet, fizarmonikë, bateri dhe suzafon (vegël muzikore, e cila është karakteristike për të ashtuquajturin “marching bands”). Formacioni ekziston që nga viti 2015 e këtej. Presim që muzika “të pjekë” në procesin e interpretimit – si një verë e re, që është lënë të vjetrohet. Kompozova një suitë në “re mazhor” – “re minor”. Ky është koncepti i këtij projekti. E përpunova edhe për big bend. E ka titullin “Pasqyrat”. Në frëngjisht është Ré-miniscence. Kjo është lojë fjalësh. Nga njëra anë “Ré-miniscence” do të thotë pasqyra. Nga ana tjetër kjo vizë ndarëse, që e kam vënë, e shpjegon konceptin tim – vepra është në “re” dhe i bashkon skenat e vogla (skena të vogla – mini scéne). Bisedova me Antoni Donçevin – dirigjenti i Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare, i cili shprehu dëshirë për ta përfshirë në programin e orkestrës. Shpresoj se ai do të ftojë edhe disa prej solistëve, me të cilët jam duke punuar. Gjëja më e re që bëra është kjo trio francezo-bullgare, me të cilën e zhvilluam këtë turne në Bullgari. Atje jemi bashkë me këngëtarin bullgar të xhazit Petër Sallçev dhe një pianist të shkëlqyeshëm francez Armel Dupas. Ishte interesante dhe shpresoj se do të vazhdojmë të punojmë me këtë trio. Me iniciativë të Petër Sallçevit një poeteshë bullgare shkroi vargje mbi muzikën time. Për mua kjo është diçka e re – kurrë deri tani kompozimet e mia nuk i kanë shndërruar në këngë. Ideja është që kjo të shndërrohet në një projekt të madh, në të cilin të përfshihet orkestra simfonike.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kottarashky prezanton filmin "Kutia e zezë ballkanike" në Berlin

Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..

botuar më 24-11-05 6.10.PD
Pllamena Mangova dhe Rainer Honeck

Një surprizë për publikun bullgar – koncerti i parë i përbashkët i violinistit austriak Rainer Honeck dhe pianistes Pllamena Mangova

Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..

botuar më 24-11-04 7.15.PD

"Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..

botuar më 24-11-01 1.30.MD