Qyteti Vidin struket në këndin veriperëndimor të Bullgarisë. Shtrirja e tij pranë brigjeve të lumit Danum, afërsia me Rumaninë dhe Serbinë, dedikojnë ndikimet reciproke të kulturave tradicionale. Bashkëjetesa shekullore e lëri vulën e vet mbi trashëgiminë unike folklorike – këngë, valle, muzikë, sistemin e riteve. Krahas këngëtarëve, instrumentistëve dhe valltarëve origjinal vendor, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore “Dunav” i qytetit u afirmua si një mbrojtës besnik i folklorit të krahinës. Gjatë këtij viti ansambli shënon 45 vjetorin e themelimit. Kjo është një moshë, në të cilën periudha e hapave të parë është e kaluar. Megjithëkëtë kërkimet krijuese vazhdojnë bashkë me punën e përditshme, kështu që ansambli të afirmohet ndër formacionet më të mira të vendit.
Genço Gençev është udhëheqësi artistik i Ansamblit. Ai sjell më shumë hollësi për etapat më të rëndësishëm të zhvillimit të këtij formacioni:
“Erdha katër vjet pasi u themelua ansambli. Dirigjenti i parë i korit ishte Ljuben Bolldokov, ndërsa dirigjenti i orkestrës – Kamen Marinov. Pasi mbarova Akademinë Muzikore në vitin 1975 më emëruan në Ansamblin “Dunav”. Kjo ishte një periudhë në të cilën procesi i mësimit të notave nga muzikantët ishte përfunduar. Me korin vazhduam të punojmë vetëm me imitimin e muzikës së dëgjuar. Asnjëra prej këngëtareve nuk i dinte notat. Me kalimin e viteve erdhën këngëtare të reja, të cilat i dinin notat. Tani është më lehtë, sepse shumica prej tyre kanë arsim të lartë muzikor. Kur erdha në ansambël, themeluesi i të gjitha këtyre formacioneve tek ne Filip Kutev, më tha, se duhet të punoj ashtu që dëgjuesit në Bullgari të dallojnë stilin e ansamblit tonë, që ansambli të ketë pamje të vet. Ai më tha gjithashtu se për këtë duhet të kërkoj këngë dhe melodi vendore, kështu që të ruajmë folklorin krahinor. Edhe më sot kjo është detyra ime kryesore – të kërkoj, të ruaj dhe të përhap folklorin e rajonit veriperëndimor të vendit. Krahas kësaj për shfaqjet jashtë shtetit përfshijmë në repertor edhe folklorin e krahinave të tjera të Bullgarisë. Ansambli është mbajtës i medaljeve të arta të të gjitha festivaleve bullgare. Në vitin 1981 na dekoruan me çmimin më të madh të konkursit “Sëpata e Artë” në qytetin Zakopane të Polonisë. Kishim sukses në një konkurs në Turnu Severin të Rumanisë, gjithashtu në Itali dhe Egjipt. Në Bullgari jemi mbajtës të dekoratës “Lira e Artë” të Lidhjes së Aktivistëve Muzikorë dhe të valltarëve. Në Turqi u bëmë mbajtës të çmimit të dytë në një konkurs ku u prezantuan 20 ansamble. I jemi mirënjohës kryetarit të Bashkisë së qytetit Vidin, i cili megjithë mjetet e kufizuara, ndan para për Ansamblin.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..
Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..
Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet..