Një prej çudirave të mëdha të natyrës është bleta. Shtëpia e  saj – kosherja, është shembull i një jete të rregulluar mirë, ku çdo një bletë  i di të drejtat dhe detyrimet e veta. Hierarkia është e rreptë dhe respektohet  nga të gjithë. Forma e qelizave të vogla në piten e mjaltit është  gjashtëkëndëshe dhe është bërë në mënyrë të tillë, kështu qe të mblidhet sa më  shumë mjaltë dhe të përdoret sa më pak dyllë në ndërtimin e tyre. Profesori  gjerman Karl fon Frish (mbajtësi i Çmimit të Nobelit për fiziologji dhe mjekësi),  duke studiuar komunikimin e bletëve, ka arritur në konkluzionin se  bletët-hetuese u japin informacion bletëve-mbledhëse me një valle  karakteristike se ku ndodhet kullota e bletëve. Sa më e ngadaltë është vallja,  kaq më larg është kullota. 

Inxhinieri Ljudmill Savov merret me bletari që nga viti 1984. Në fillim ai e ka studiuar teorikisht jetën dhe sjelljen e bletëve, kurse aktualisht kujdeset për mbi 200 familje bletësh. Është anëtar i Këshillit Drejtues të Lidhjes së Bashkuar të Bletarëve Bullgarë. Biseduam me të për rëndësinë e bletëve për njeriun dhe natyrën:

“Këta “farmacistë fluturues”, siç i quan studiuesi rus Jorish, na japin ushqim dhe shëndet, nëpërmjet produkteve që prodhojnë. Në profilaksinë mjekësore produktet e bletëve përdoren gjithnjë e më shumë. Në Japoni, Kinë, Spanjë bletët përdoren për apiakopunkturën - një kurim modern dhe efektiv. Në Bullgari kjo metodë kuruese fillon të zhvillohet që tani. Në qoftë se dobia e bletëve për njerëzit dhe natyrën është 100 për qind, duhet shënuar se dobia e produkteve të tyre është vetëm 1.5 për qind, përqindja tjetër është rezultat i veprimtarisë së tyre të madhe të pjalmimit. Ajo ndikon drejtpërsëdrejti mbi një të tretën e ushqimit që konsumojmë. Pjalmimi është me rëndësi si për bujqësinë, ashtu dhe për sistemet ekologjike për riprodhimin e natyrës. Prandaj bletët luajnë një rol të madh në ekuilibrin ekologjik të planetit.“

Për fat të keq popullimi i bletëve në plan global është kërcënuar. Cilat janë shkaqet kryesore, kësaj pyetjeje iu përgjigj inxhinieri Savov:
“Nga njëra anë kjo është ndotja globale e mjedisit, nga ana  tjetër – pakësimi i rreptë i ushqimit kryesor të bletëve në plan botëror, si  dhe ndryshimet klimatike. Po rriten sipërfaqet e kulturave bujqësore, të cilat  përpunohen me pesticide dhe lëndë kimike. Ato i asgjësojnë barojat, të cilat  gjithashtu janë ushqim i bletëve. Kështu bilanci ushqimor pakësohet rreptas –  deri përpara 20-30 vitesh kishim katër stinë. Aktualisht dimrat bëhen gjithnjë  e më të buta, me më pak reshje bore. Verat janë shumë të nxehta dhe të thata.  Bletët duhet të mbijetojnë në këtë mjedis. Kohët e fundit në bujqësi janë në  modë të ashtuquajturat “neonikotinoide”. Këto janë 14 lloje preparate, të cilat  merren në bazë të acidit të nikotinës. Me këto preparate përpunohen farërat e  kulturave bujqësore, që të dëbohen dëmtuesit. Mirëpo, përveç dëmtuesve, në këtë  mënyrë dëbohen edhe bletët. Përqendrimi i lëndëve të dëmshme në produktet e  bletëve është shumë i vogël. Nuk vëzhgohet helmim menjëherë, por pas disa  muajsh, sidomos gjatë dimrit, kur konsumohet ky ushqim, familja e bletëve  dobësohet dhe mund të vdesë." 

"Ka një film të Anglisë dhe Gjermanisë, ku tregohet për shkaqet për vdekjen e bletëve. Me një teknikë moderne radari ndiqet lëvizja e tyre. 500 metra larg familjes së bletëve vendoset ushqim dhe ndiqet fluturimi i tyre. Është konstatuar se po të mos ketë neonikotinoide bletët lëvizin pothuaj në një vijë të drejtë që nga burimi i ushqimit e gjer te kosherja. Po të vendoset një sasi shumë e vogël, sa është edhe në kushtet reale, atëherë ato arrijnë vështirë në koshere. Nganjëherë humben dhe kjo çon në pakësimin e popullimit të tyre, në zhdukjen dhe vdekjen e familjeve të bletëve.”

Inxhinieri Savov na shpjegoi se si mund të përballohen  problemet lidhur me këtë dukuri: “Studimet e fundit ripohojnë faktin se  neonikotinoidet mund të zëvendësohen me feromone, të cilat nuk janë të  rrezikshme për bletët. Përdorimi i këtyre preparateve, të cilat i dëbojnë  dëmtuesit, është e ardhmja e bujqësisë moderne. Një masë tjetër efikase në dobi  të mbijetesës së bletëve është mbjellja e bimëve të reja, kryesisht pemë  mjaltëdhënëse. Krahas kësaj ka nevojë për forcimin e mjekësisë preventive  veterinare sa i përket shëndetit të tyre. Përveç kësaj nuk duhet përdorur kimia  e rëndë në luftimin e sëmundjeve të shkaktuara nga parazitët e ndryshëm. Është  me rëndësi të përdoret e ashtuquajtura “metodë biologjike për mbrojtjen e  shëndetit të tyre.” 

Në fund bashkëbiseduesi ynë bëri përfundimin: “Njeriu, shkaktuesi kryesor i keqësimit të shëndetit të bletëve, mund t’i korrigjojë veprimet e veta dhe ta ruaj këtë lloj të vlershëm biologjik.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: BGNES
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me fondacionin “Brigitte Bardot”. Arinjtë janë motër e vëlla, shtatëvjeçarë, dhe vijnë nga strehimorja..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..
Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellëtNë Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”. Ky edicion i..
Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër..
