Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministrat Borisov dhe Zaev nderuan bashkërisht në Shkup kujtimin e Goce Dellçevit

Foto: BTA

Në lidhje me festën kombëtare  në Maqedoni dhe 114 vjetorin nga kryengritja e Ilindenit, kryeministrat e Bullgarisë dhe të Maqedonisë Bojko Borisov dhe Zoran Zaev vendosën bashkërisht lule përpara varrit të heroit kombëtar të të dyja vendeve Goce Delçev në Shkup. Eshtrat e Goce Dellçevit që nga viti 1946 janë në Shkup, ku janë transportuar nga Sofja me kërkesë të Maqedonisë. Festimet e ngjarjeve historike dhe të personaliteteve në bazë të një marrëveshjeje të përbashkët u shtrinë si tekst në Traktatin e nënshkruar dje për një fqinjësi të mirë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 17 tetorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Në orët e mëngjesit, do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në vende të ndryshme në Fushën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Epërme Trake. Gjatë..

botuar më 25-10-16 7.30.MD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti heq dorë nga makinat e Shërbimit Kombëtar të Sigurisë

Rumen Radev njoftoi se nga 20 tetori i këtij viti do të udhëtojë për punë me makinën e tij personale. "Kur të miratojnë një ligj që i detyron njerëzit të bëjnë punë shtetërore me makina personale, unë do të jem në solidaritet me ta", e justifikoi ai..

botuar më 25-10-16 2.38.MD
Presidenti sllovak Peter Pellegrini me Presidenten e RSM Gordana Siljanovska

Ambasadori i Sllovakisë thirret në Ministrinë e Jashtme për deklaratat e Presidentit sllovak në Shkup

Ambasadori sllovak Vasil Grivna u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme për deklaratat zyrtare të bëra nga Presidenti sllovak Peter Pellegrini gjatë vizitës së tij në Shkup më 14 tetor. Deklaratat kishin të bënin me vlerësime të papranueshme të bëra..

botuar më 25-10-16 12.25.MD