Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turne vere në Bullgari: një dashuri nga gllënjka e parë

БНР Новини

Turnetë e verës janë mënyrë që njeriu të mund të shijojë njëkohësisht  dhe verën e shkëlqyer bullgare, dhe kuzhinën, dhe historinë dhe kulturën. Çfarë propozojnë rajonet e vreshtarisë dhe të verës në Bullgari, tregon Vasill Zllatev nga kompania për turne të verës:

СнимкаNë Bullgari ka 5 rajone të formuara të vreshtarisë. Më i madhi sa i përket numrit të kantinave është Lugina e Trakisë. Rajoni propozon një larmi prej mundësive për kombinime të turizmit të verës me turizëm kulturor, SPA, eko dhe turizëm fshatar. Në rajonin e vreshtarisë Lugina e Trëndafilit mund të vizitoni kantina në rrëzat e malit Stara pllanina dhe në të njëjtën kohë të mësoni diçka për prodhimin e vajit të trëndafilit, të vizitoni varrezat e lashta trakase dhe të zbuloni trashëgiminë e trakëve-njerëzit, të cilët kanë vënë fillimin e prodhimit të verës nëpër tokat e Bullgarisë së sotme. Lugina e lumit Struma është shtëpia e varieteteve endemike të rrushit. Kjo do të thotë, se disa nga verë në rajon bëhen vetëm aty dhe në asnjë vend tjetër. Rajoni vreshtar i detit të Zi propozon mundësi të shkëlqyera për gërshetimin e vizitave të kantinave me pushime në plazh. Në rajonin vreshtor Lugina e Danubit mund të vizitohet dhe muzeu i verës, një kantinë në shpellë dhe një kantinë të strukur midis shkëmbinjtë e Bellogradçikut.

Zina dhe VasillThemeluese e kompanisë për itinerare të verës është Zina Sorensen nga Danimarka. Ideja për biznes tek ne i lind derisa Zina bën një studim për tezën për master, të fokusuar mbi potencialin të turizmit të verës në Bullgari. Pyetjes se çfarë vendi zë vera bullgare kundrejt verërave më të mira në botë, ajo u përgjigj:

Bullgaria qe një nga eksportueset më të mëdhenj të verës në botë gjatë  viteve 70 dhe 80. Por, koha e prodhimit në masë kaloj prej kohe. Fytyra e re e verës bullgare janë kantinat e vogla-butik , të cilat e venë aksentin  mbi cilësinë dhe jo tek sasia. Një dëshmi për cilësinë e verës bullgare janë dekoratat e shumta nga konkurset ndërkombëtare, të cilat verat bullgare i marrin gjatë viteve të fundit. Ato janë verërat më të dekoruara nga Evropa Qendrore dhe Lindore  nga top konkurset ndërkombëtare. Verërat bullgare fituan 58 medalje nga Concours Mondial de Bruxelles 2017-një konkurs i cili prezantohet për Kombet e Bashkuara të Verës së Mirë, ku në këtë mënyrë  verërat bullgare u renditën në vendin e shtatë për nga numri i medaljeve në botë.

Снимка

Programi i vizitave të kantinave të verës është tepër i zhdërvjellë dhe propozohen mundësi për kënaqjen e çdo lloj klienti, sqaroi Vasill Zllatev:

Propozojmë 3 lloje bazë të turneve vizituese. Njëditore, nga Plovdivi ose Sofja, të cilat përfshijnë vizita  deri në kantina, një drekë tradicionale, një vizitë deri tek një kureshtje kulturore, një drejtues nga ana tonë dhe transport. Vizitat treditore  janë të shkëlqyera për një fund javë të gjatë. Qëllimi i vizitave gjashtëditore  është të mund ti njohë miqtë tanë me një rajon të caktuar të prodhimit të verës-organizojmë vizita dhe degustime në kantina, vizita të kureshtjeve të ndryshme. Vizitat tona kanë për qellim jo vetëm të tregojnë verën në rajonin e dhënë, por po kështu dhe historinë e tij, kulturën, traditat, kuzhinën dhe natyrën. Na i shikojmë vizitat tona jo thjesht si një mënyrë që të mund të njiheni me verën bullgare, por dhe të mund të ndieni kulturën dhe traditat e Bullgarisë. Përveç vizitat e përmendura, bëjmë dhe të tilla me dëshirë të klientit. Tek këto vizita, njerëzit na thonë se çfarë duan të shikojnë, të bëjnë dhe të provojnë dhe ne u bëjmë propozim posaçërisht për ta. Në fakt, pjesa më e madhe e vizitave tona të zhvilluara  ndaj këtij momenti  kanë qenë me program në bazë të dëshirës së klientëve.”

Снимка

Zina Sorensen tregon se, përshtypja kryesore e turistëve të ardhur tek ne për një turizëm vere është befasia e këndshme:

Ata janë të befasuar nga cilësia e lartë e verës bullgare, traditat e gjata në prodhimin e verës, historia e pasur e Bullgarisë, kuzhina e mirë dhe natyra marramendëse. Shumë nga njerëzit  dinë shumë pak për Bullgarinë dhe nuk janë të sigurt se çfarë duhet të presin përpara se të vijnë këtu. Por të ardhur njëherë në vendin tonë, janë mjaft të mahnitur se ka një bukuri të tillë në Evropën Juglindore, deri ku arrihet shumë lehtë dhe që është e arritshme me një çmim të arsyeshëm. Pjesa më e madhe e miqve tanë janë nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Australia. Kohët e fundit pritëm miq nga Holanda, Danimarka, Suedia. Ne na pëlqen të presim njerëz nga shtetet e ndryshme, sepse duan që të mund të popullarizojmë verën bullgare dhe Bullgarinë si tërësi përpara një auditori mundësisht sa më të madh.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja tashmë ka një autobus për një turne panoramik nëpër atraksionet qendrore të qytetit

Sofja raporton një rritje prej 7% të numrit të turistëve për gjysmën e parë të 2024. Rritja është 15% sipas bazës vjetore për vitin 2023, me trafik turistik madje mbi nivelet e para Covid-19. Këto të dhëna optimiste e kanë motivuar administratën e..

botuar më 24-08-04 8.15.PD

Nga vreshti në shishe – “Mavrudi” legjendar si pjesë e kartëvizitës së Bullgarisë

 “Poezia në një shishe” - kështu e përcaktojnë njohësit varietetin emblematik të verës vendase “Mavrud”. Ajo karakterizohet me një ngjyrë të thellë rubin, si dhe nivele të larta të taninit dhe acideve. Në pijen legjendare bullgare mbizotërojnë..

botuar më 24-07-28 12.20.MD

“The Independent” : Sllënçev Brjag ofron më shumë për më pak se Marmaris

S llënçev Brjag tejkaloi pushimoren turke Marmaris si destinacioni më i përballueshëm për pushimet familjare. Një sondazh i gazetës britanike online “The Independent” krahasoi çmimet e 10 artikujve thelbësorë, duke përfshirë ushqimin, pijet dhe..

botuar më 24-07-25 7.25.PD