Komisioni Evropian po shqyrton mosmarrëveshjet tregtare mes Zagrebit dhe Ballkanit Perëndimor
Të gjitha shtetet duhet të respektojnë detyrimet e tyre të lidhura me Marrëveshjet e Stabilizim-Asociimit ndërmjet BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ky është qëndrimi i shpallur nga Komisioni Evropian në lidhje me mosmarrëveshjen tregtare mes Kroacisë dhe shteteve të Ballkanit Perëndimit Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni, Serbi dhe Mali i Zi. Katër shtetet i bënë thirrje Kroacisë të anulojë taksat e pranuara doganore për shtete të treta, të cilat sipas tyre janë diskriminuese. Kohët e fundit Zagrebi zgjeroi listën e shteteve, prodhimi agrar i të cilave duhet t’i nënshtrohet kontrollit fitosanitar dhe i rriti taksat doganore në mënyrë të konsiderueshme. Sipas burimeve diplomatike nga Brukseli, Komisiojni Evropian po ndodhet në kontakt me palët e prekura dhe po heton nëse ky vendim i Kroacisë është në përputhje me Marrëveshjet e Stabilizim-Asociimit.
Serbia mohoi informacionin për stërvitje të NATO-së në territorin e saj
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë zyrtarisht mohoi informacionet e botuara në media të ndryshme për stërvitje të NATO-së në territorin e saj, të planifikuara për vitin 2018. “Për sa u përket komenteve të ndryshme për zhvillimin e stërvitjeve REGEX-18 në Serbi, nënvizojmë se këto nuk janë stërvitje të NATO-së, kurse bëhet fjalë për një nismë rajonale me disa shtete, të filluar gjatë vitit 2013. Manovrat zhvillohen me përkrahjen e pjesshme financiare dhe logjistike të Komandimit të Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli dhe është në përputhje me standardet e NATO-së, të pranuara nga të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Shpenzimet për pjesëmarrje ngarkohen nga vetë shtetet pjesëmarrëse”, shpallën nga Ministria.
Tërmet në vendpushimin turk Bodrum
Rajoni turistik i Turqisë Perëndimore u trondit nga një tërmet me magnitudë 5,3 të shkallës së Rihterit, informoi Instituti Gjeologjik Amerikan (USGS). Për fat të mirë nuk ka viktima. Epiqendra ndodhet 14 kilometra në juglindje të Bodrumit, i cili është një nga vendpushimet më të vizituara turistike në pjesën turke të Detit Egje. Territori i Turqisë është një zonë sizmike dhe nga fillimi i vitit deri tani atje u regjistruan disa lëkundje të forta.
Shoqata për Miqësi Bullgaro-Maqedonase në Ohër priti Kryetarin e Kuvendit bullgar
Kryetari i Kuvendit Popullor bullgar Dimitër Gllavçev ishte në Ohër në kuadrin e vizitës së tij dyditore në Maqedoni. Atje ai vizitoi Zyrën e Shoqatës për Miqësi Bullgaro-Maqedonase në qytet. Përfaqësuesit e Shoqatës i treguan Gllavçevit për festivalin e parë dyditor të folklorit dhe kulturës bullgare në Ohër, i cili u zhvillua para një muaji. Në festival morën pjesë më se 300 këngëtarë dhe kërcimtarë nga tërë Bullgaria. Përfaqësuesi i Parlamentit bullgar përshëndeti përpjekjet e tyre për thellimin e kontakteve mes qytetarëve të dy shteteve.
Presidenti i Sllovenisë filloi një turne brenda shtetit
Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor të martën u nis me këmbë nga Hodosh, që ndodhet afër kufirit me Hungarinë, për në Piran, në Bregdetin e Adriatikut. Ai dhe ekipi i tij përdorin pushimet vjetore për të kaluar nga 40 kilometra në ditë. Ata do të kënaqen me peizazhet e Sllovenisë dhe në të njëjtën kohë do të takohen me qytetarët, nga të cilët Pahori pret përkrahje në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Mandati i tij skadon në fund të këtij viti dhe data e saktë e zgjedhjeve do të shpallet të premten. Aktualisht ai është favoriti i sllovenëve për zgjedhjet e ardhshme.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet..