Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Komisioni Evropian po shqyrton mosmarrëveshjet tregtare mes Zagrebit dhe Ballkanit Perëndimor

Fotografi: ec.europa.eu

Të gjitha shtetet duhet të respektojnë detyrimet e tyre të lidhura me Marrëveshjet e Stabilizim-Asociimit  ndërmjet BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ky është qëndrimi i shpallur nga Komisioni Evropian në lidhje me mosmarrëveshjen tregtare mes Kroacisë dhe shteteve të Ballkanit Perëndimit Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni, Serbi dhe Mali i Zi. Katër shtetet i bënë thirrje Kroacisë të anulojë taksat e pranuara doganore për shtete të treta, të cilat sipas tyre janë diskriminuese. Kohët e fundit Zagrebi zgjeroi listën e shteteve, prodhimi agrar i të cilave duhet t’i nënshtrohet kontrollit fitosanitar dhe i rriti taksat doganore në mënyrë të konsiderueshme. Sipas burimeve diplomatike nga Brukseli, Komisiojni Evropian po ndodhet në kontakt me palët e prekura dhe po heton nëse ky vendim i Kroacisë është në përputhje me Marrëveshjet e Stabilizim-Asociimit.


Serbia mohoi informacionin për stërvitje të NATO-së në territorin e saj

Fotografi: discovermilitary.com

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë zyrtarisht mohoi informacionet e botuara në media të ndryshme për stërvitje të NATO-së në territorin e saj, të planifikuara për vitin 2018. “Për sa u përket komenteve të ndryshme për zhvillimin e stërvitjeve REGEX-18 në Serbi, nënvizojmë se këto nuk janë stërvitje të NATO-së, kurse bëhet fjalë për një nismë rajonale me disa shtete, të filluar gjatë vitit 2013. Manovrat zhvillohen me përkrahjen e pjesshme financiare dhe logjistike të Komandimit të Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli dhe është në përputhje me standardet e NATO-së, të pranuara nga të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Shpenzimet për pjesëmarrje ngarkohen nga vetë shtetet pjesëmarrëse”, shpallën nga Ministria.


Tërmet në vendpushimin turk Bodrum

Fotografi: BGNES

Rajoni turistik i Turqisë Perëndimore u trondit nga një tërmet me magnitudë 5,3 të shkallës së Rihterit, informoi Instituti Gjeologjik Amerikan (USGS). Për fat të mirë nuk ka viktima. Epiqendra ndodhet 14 kilometra në juglindje të Bodrumit, i cili është një nga vendpushimet më të vizituara turistike në pjesën turke të Detit Egje. Territori i Turqisë është një zonë sizmike dhe nga fillimi i vitit deri tani atje u regjistruan disa lëkundje të forta.


Shoqata për Miqësi Bullgaro-Maqedonase në Ohër priti Kryetarin e Kuvendit bullgar

Fotografi: BGNES

Kryetari i Kuvendit Popullor bullgar Dimitër Gllavçev ishte në Ohër në kuadrin e vizitës së tij dyditore në Maqedoni. Atje ai vizitoi Zyrën e Shoqatës për Miqësi Bullgaro-Maqedonase në qytet. Përfaqësuesit e Shoqatës i treguan Gllavçevit për festivalin e parë dyditor të folklorit dhe kulturës bullgare në Ohër, i cili u zhvillua para një muaji. Në festival morën pjesë më se 300 këngëtarë dhe kërcimtarë nga tërë Bullgaria. Përfaqësuesi i Parlamentit bullgar përshëndeti përpjekjet e tyre për thellimin e kontakteve mes qytetarëve të dy shteteve.


Presidenti i Sllovenisë filloi një turne brenda shtetit

Fotografi: up-rs.si

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor të martën u nis me këmbë nga Hodosh, që ndodhet afër kufirit me Hungarinë, për në Piran, në Bregdetin e Adriatikut. Ai dhe ekipi i tij përdorin pushimet vjetore për të kaluar nga 40 kilometra në ditë. Ata do të kënaqen me peizazhet e Sllovenisë dhe në të njëjtën kohë do të takohen me qytetarët, nga të cilët Pahori pret përkrahje në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Mandati i tij skadon në fund të këtij viti dhe data e saktë e zgjedhjeve do të shpallet të premten. Aktualisht ai është favoriti i sllovenëve për zgjedhjet e ardhshme.

Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Kisha Bullgare “Shën Mbreti Boris Pagëzori” në Berlin

Bullgarët në Berlin shënojnë festën e Shën Antonit të Madh me solemnitet të veçantë

Më 17 janar, Kisha jonë Ortodokse përkujton Shën Antoni i Madh - një mbrojtës i zellshëm i krishterimit. Në moshë të shtyrë, ai mori pjesë në luftën e kishës kundër herezisë ariane, duke hyrë në Aleksandri në mosmarrëveshje të hapur me heretikët dhe..

botuar më 25-01-17 6.15.PD

Janë duke u përgatitur standardet për cilësinë dhe vlerësimin e arsimit në kopshte dhe grupet e çerdheve

Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..

botuar më 25-01-16 7.30.PD
Akademia Bullgare e Shkencave

Shkencëtarët е Akademisë Bullgare të Shkencave mbështetën unitetin e Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës Bullgare

Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..

botuar më 25-01-14 11.06.PD