Më 17 janar, Kisha jonë Ortodokse përkujton Shën Antoni i Madh - një mbrojtës i zellshëm i krishterimit. Në moshë të shtyrë, ai mori pjesë në luftën e kishës kundër herezisë ariane, duke hyrë në Aleksandri në mosmarrëveshje të hapur me heretikët dhe duke i mundur ata.
Dita e sotme është veçanërisht solemne për Eparkinë e Evropës Perëndimore dhe Qendrore të Kishës Ortodokse Bullgare. Festa e asketit egjiptian Shën Antoni i Madh, e cila në vendin tonë njihet si Antonovden, do të kremtohet me Liturgjinë e Shenjtë në Kishën bullgare “Shën Mbreti Boris Pagëzori” në Berlin.
Shërbesa festive do të drejtohet nga kreu i dioqezës jashtë shtetit të Kishës Ortodokse Bullgare, Shkëlqesia e Tij Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antonij, i cili në këtë ditë shënon festën e tij personale - ditën e emrit dhe ditëlindjen.
Bashkë me mitropolitit do të shërbejnë priftërinjtë e kishës së dioqezës “Shën Mbreti Boris Pagëzori" në kryeqytetin gjerman - prifti Julian Angellov, prifti Ljubomir Leontiev dhe kryeprifti Collo Krivaçkov, si dhe priftërinj të tjerë nga famullia. Në liturgji do të marrin pjesë edhe bashkatdhetarë tanë që jetojnë në Berlin dhe rrethinë, të cilët kanë ardhur për të përshëndetur peshkopin e tyre.
Mik special i festës është Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Milen Mitev, i cili ndodhet në Berlin për nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Radios Kombëtare Bullgare dhe Mitropolisë së Evropës Perëndimore dhe Qendrore pranë Patrikanës Bullgare.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: bulchurch.org
Asociacioni i Organizatave Kulturore Bullgare Jashtë Vendit është organizata më e re që bashkon bullgarët në mbarë botën. Ndër themeluesit janë 26 shoqata dhe 6 anëtarë individualë. "Në Sofje vendosëm një rregull në strukturën dhe punën e shoqatave..
Në mbledhjen e Komisionit për Arsim dhe Shkencë në Asamblenë Popullore, Mitropoliti Gavriil i Lloveçit paraqiti qëndrimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në të cilin Kisha Ortodokse Bullgare shpreh mbështetjen e saj për motivet e..
Këtë mëngjes, nxënësit bullgarë të shkencës dhe gjuhësisë u kthyen me 12 çmime nga olimpiadat më prestigjioze ndërkombëtare në Tajvan dhe Filipine. Vanesa Kalinkova, një nxënëse nga Shkolla e Mesme e Specializuar e Shkencës dhe Matematikës në..
Asociacioni i Organizatave Kulturore Bullgare Jashtë Vendit është organizata më e re që bashkon bullgarët në mbarë botën. Ndër themeluesit janë 26..