Para pak kohe Kryemyftiu në Bullgari Mustafa Haxhi bëri të ditur se mbi 600 imamë tashmë pesë muaj nuk kanë marrë paga dhe shumica e tyre po emigrojnë, që ta nxjerrin bukën e gojës përtej kufirit. Ndër ata, që mbeten në vend, ka një tension të ashpër social dhe përgatiten protesta, thotë Kryemyftiu. Një javë më vonë, një ish-kandidat për President Kemil Ramadan, i cili deklaroi se është mik i personave të lartë arabë, përhapi idenë për t’u ndërtuar xhami në një prej vendeve historike në Sofje, me emrin Stallat e Kuajve të Mbretit, në qoftë se bashkia bie dakord. Një prej shejhëve madje ka premtuar se do ta japë për këtë qëllim rreth 50-60 mln dollarë amerikanë dhe do të jetë i pranishëm në fillimin e ndërtimit të objektit. Ramadan nuk është konsultuar me Kryemyftiun, por burime të lidhura me të thonë se në parim ai është dakord, në qoftë se çështja kanalizohet nëpërmjet fesë myslimane në një dialog me Bashkinë e Kryeqytetit. Partia nacionaliste VMRO, e cila merr pjesë në qeverisje, deklaroi kategorikisht se nuk ka vend në qendër të Sofjes për një xhami të re, kurse vetë idenë e Ramadanit e quajtën mosrespektim ndaj myslimanëve në Bullgari, islami tradicional i të cilëve është tepër i ndryshëm nga ai në emirate. Sidoqoftë, nuk u arrit në një politizim të ashpër për shkak të pushimeve verore, ose për diçka tjetër, por u rikujtua se çështja lidhur me financimin e feve në Bullgari mbetet shqetësuese.
Pranverën u njoftua se tashmë nuk ka marrëveshje mes Drejtorisë Bullgare të Feve dhe Komitetit të Çështjeve Fetare të Turqisë (Dianet) për ndihmën financiare për fenë myslimane nga fqinji jugor. Gjatë qershorit qeveria informoi se në qoftë se midis Kryemyftiut dhe Dianetit të Turqisë ka marrëveshje për ndihmë, ky është një dokument juridik me karakter privat dhe për atë nuk është në dijeni Drejtoria e Feve. Në fakt, bëhet fjalë për ndihmë të Dianetit, e cila është destinuar kryesisht për mirëmbajtjen e nxënësve në shkollat e mesme fetare, për rreth 1 mln euro dhe jo për pagat e imamëve. Ndërkaq, qeveria teknike në periudhën midis kabinetit të dytë dhe atij të tretë “Borisov” kishte përgatitur një projekt për ndryshime legjislative, i cili parashikon ndalimin e financimit të huaj të feve, por nuk u arrit në debat parlamentar.
Shkaqet për ndërprerjen e financimit nga Turqia ende nuk janë të qarta, por ka të ngjarë të kenë një nëntekst politik. Sipas burimeve të Myftiut, Dianeti e ka ndërprerë ndihmën për shkak të tensioneve mes dy vendeve gjatë referendumit në Turqi dhe zgjedhjeve të fundit parlamentare në Bullgari. Atëherë Sofja duhej të rikujtonte se sipas ligjit për partitë politike “fetë nuk mund të realizojnë veprimtari kundër sovranitetit, tërësisë territoriale dhe rendit kushtetues në Republikën e Bullgarisë, përfshi këtu nëpërmjet predikimeve dhe përhapjes së letërsisë dhe materialeve informative.”
Nga ana tjetër, numri i nëpunësve të huaj, të cilët ndodhen në vend me ftesë të feve të ndryshme, sipas informacioneve zyrtare është qindra veta në institucionet e ndryshme fetare. Kisha Apostolike Armene, feja myslimane, kishat evangjelike, Kisha e Jisu Krishtit të Shenjtorëve nga Ditë e Fundit, Dëshmitarët e Jehovait. Kjo pa dyshim do të thotë se problemi nuk mund të zgjidhet vetëm në nivel dypalësh me Turqinë, por ka nevojë për një ligj, i cili të rregullojë situatën për të gjitha fetë. Derisa dikasteret zyrtare të Bullgarisë dhe të Turqisë mbajnë heshtje, ekspertët komentojnë se zgjidhja e tij është me interes edhe për të dyja palat. Disa prej tyre janë të mendimit se është mirë që Bullgaria të ndërmarrë angazhimet ndaj myslimanëve në territorin e vet, sepse investimi në marrëdhënie të qeta midis feve të ndryshme është investim edhe në siguri. Të gjithë që janë të këtij mendimi vënë në dukje se injorimi i problemeve të myslimanëve në kontekstin e luftës evropiane me terrorin evropian do të jetë jo vetëm i pakuptimtë, por edhe i papërgjegjshëm.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..